Pranga infermieres greke, grabiti në maternitet foshnjës shqiptare
Autori i Lajmit: Redaksia
Një infermiere e maternitetit “Elena” në Athinë u kap dje nga policia në shtëpinë e saj, pasi grabiti foshnjën e sapolindur të një çifti shqiptar në Greqi. Gruaja rreth të 60-ve e ka rrëmbyer foshnjën herët në mëngjes, ndërsa nëna flinte në një nga dhomat e maternitetit. Policia e kërkoi beben e çiftit Agron dhe Brunilda Shquti, nga Lezha por me banim në Greqi dhe e gjeti bashkë me rrëmbyesen në shtëpinë e saj. Pas kërkimit të policisë, që zgjati deri në orën 11:00 të paradites së djeshme, gruaja u arrestua në shtëpinë e saj në lagjen Egaleo, në perëndim të Athinës. Bebja iu kthye me një patrullë policie nënës shqiptare, Brunilda Shquti e cila sapo e ka marrë foshnjen e ka vënë menjëherë në gji. Ambasadori shqiptar në Athinë, Minarolli bëri të ditur se informacioni për rrëmbyesen momentalisht është i rezervuar. “Rrëmbyesja është një grua e moshuar greke, punonjëse në maternitetin “Elena” në Athinë. Nuk dihen ende arsyet e rrëmbimit të foshnjës, me këto dhe të tjera policia po punon intensivisht” tha Minarolli. Në momentin e rrëmbimit foshnja ka qenë në dhomën e nënës në një krevat të vogël, vendosur pranë shtratit të prindit. “Nëna flinte gjumë në momentin që ndodhi rrëmbimi në dhomën e saj. Nëna e foshnjës, Brunilda pohon se i ka dëgjuar hapat e rrëmbyesit dhe në atë moment është zgjuar dhe ka parë që pranë krevatit të saj mungonte bebja. Ajo ka vënë alarmin, duke bërtitur, por grabitësi është larguar shpejt”, tregon ambasadori shqiptar në Athinë, Vili Minarolli. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar menjëherë edhe Ministrja e Shëndetësisë së Greqisë, Mariliza Xenoyiannakoupoulou, e cila u shpreh dje menjëherë pas ngjarjes se “Përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të shëmtuar do të vihen para drejtësisë. Ministria e Shëndetësisë do të marrë të gjitha masat, që ngjarje të tilla të kësaj natyre të mos përsëriten më”. Materniteti “Elena” është si të gjithë maternitetet e tjerë publikë në Greqi që lejon nënat të mbajnë në dhomën e tyre bebet që ti ushqejnë vetë fëmijët me gji.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2010