1974, Greket nenshkruajne marreveshje ushtarake me Shqiperine
20/01/2005 Grekët, nga frika e sovjetikëve nënshkruajnë marrëveshje ushtarake me Shqipërinë
Si shkuan marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Greqisë? Pse u shtrua çështja, nëse Shqipëria vazhdonte të përbënte rrezik për Greqinë? Çfarë fshihej pas tërheqjes së fortifikimeve greke në kufijtë shqiptarë? Pse grekët kishin frikë nga ndonjë ndërhyrje ushtarake e rusëve? Si i priti qeveria shqiptare idetë e grekëve për të qenë aleatë për ndonjë sulm të papritur sllav?
“Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë përbëjnë një ndër problemet e rëndësishme të historiografisë sonë, ende të pastudiuara. Pikërisht, kjo ka qenë arsyeja kryesore që më ka nxitur për t’i hyrë studimit të tyre, me shpresën se ky kontribut mund t’i shërbente inteligjencës, studentëve dhe lexuesit të gjerë shqiptar”, tregon historiani Beqir Meta në librin e tij.
Botimi “Shqipëria dhe Greqia” (1949-1990), që i paraqitet lexuesit është rezultat i punës kërkimore të Metës në bibliotekat e Shqipërisë, Greqisë, SHBA, Britanisë së Madhe, Turqisë e Bullgarisë dhe në arkivat shqiptare, amerikane e britanike. Ai është vazhdim i studimit të mëparshëm me titull: Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, botuar në vitin 2002. Në qendër të këtij botimi është situata e krijuar midis Greqisë e Shqipërisë gjatë periudhës më të gjatë të Luftës së Ftohtë, tendencat e zhvillimit të saj, përpjekjet, vështirësitë, dështimet dhe progresi që u bë për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Janë pasqyruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në këtë proces si dhe rezultatet historike të tij.
Grekët shkuan dhe më tutje në shprehjen e ndjenjave të tyre “miqësore”. Drejtori për çështjet ekonomike në MPJ të Greqisë, A.Karantis, i tha në mënyrë “konfidenciale” ambasadorit shqiptar se, “Kavalieratosi, me pëlqimin e Papadhopullit, kishte shtruar si objektiv në MPJ që, Greqia të zhvillonte marrëdhënie të veçanta me dy vende socialiste, me Rumaninë dhe me Shqipërinë”. Ndërsa vetë Karantis kishte kërkuar që, Shqipëria të vendosej në krye të prioriteteve edhe përpara Rumanisë. Ai i tha diplomatit shqiptar se, bashkë me Kavalieratosin, ishin miq të Shqipërisë dhe se ai ua kishte thënë përshtypjet dhe mendimet e tij pozitive për Shqipërinë edhe diplomatëve amerikanë, sovjetikë e britanikë në Athinë, të cilët “ishin habitur” kur e kishin dëgjuar të fliste me aq simpati për shqiptarët. Madje, dikush kishte shtruar edhe pyetjen se, a kishte pushuar së qeni rrezik për Greqinë, Shqipëria? Në vijim të bisedës, Karantis i deklaroi ambasadorit shqiptar: “neve e dimë se nga Shqipëria nuk na vjen asnjë rrezik. Juve nuk keni qëllime agresive kundër Greqisë” dhe se, ai kështu u ishte përgjigjur edhe atyre, që e kishin provokuar. Gjithashtu, në koefidencë dhe në vijim të kësaj ideje, ai i tha se fortifikimet që kishte patur Greqia në rajonet kufitare me Shqipërinë, i kishte çvendosur kryesisht në drejtim të Bullgarisë dhe se, grekët ishin vigjilentë edhe ndaj Jugosllavisë. Këto qëndrime ai i shpjegoi me arsyetimin se, në Bullgari grekët ndjenin më shumë rrezikun sovjetik, ndërsa në Jugosllavi politika e Titos nuk ishte e qartë dhe, për më tepër, nuk dihej se ç`rrugë do të ndiqte ajo pas vdekjes së tij.
Është shumë i paqartë qëllimi i këtyre deklaratave “konfidenciale” të grekëve.
Greqia edhe më parë e kishte patur të qartë se, Shqipëria nuk ishte në gjendje të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak kundër saj. Këmbëngulja e saj për tërheqjen e fortifikatave greke nga kufiri me Shqipërinë ngjante më shumë me një lëvizje mashtruese për të ulur vigjilencën e qeverisë shqiptare. Këtë supozim e bën të besueshëm edhe zbulimi që bëri më vonë qeveria e Karamanlisit, e cila informoi opinionin se kolonelët kishin planifikuar të sulmonin Shqipërinë.
Edhe qeveria greke, që erdhi në fuqi në fund të vitit 1973, vazhdoi politikën e afrimit me Shqipërinë, thuajse në të njëjtin stil si qeveria e mëparshme. Kryeministri i ri, Markezini, i deklaroi ambasadorit shqiptar se, ai, ndonëse nuk kishte qenë në pushtet, kishte përkrahur iniciativën e Palamasit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Ai shtoi se Shqipëria dhe Greqia “janë vende të vegjël, por asnjeri nga ata nuk mund të injorohet sot. Pa mirëkuptimin midis të dy vendeve, mund të kishte luftë në Ballkan, ndoshta edhe luftë botërore. Porse ne nuk do të lejojmë që të përsëritet historia e hidhur. Nga ana tjetër, kontributi ynë mund të jetë aq i madh, sa të vendoset paqja në botë. Ky është edhe mësimi i historisë”. Kryeministri grek, duke dashur të krijonte përshtypje sa më miqësore dhe të një afrimiteti të ngushtë, tha se të dy popujt kishin një histori të përbashkët dhe se, ata ngjanin më shumë me njëri-tjetrin se sa me cilindo popull tjetër. Sipas tij, në qoftë se mund të bëhej fjalë për popujt latinë ose sllavë, duhej bërë fjalë edhe për popujt shqiptarë e grekë. Kur ambasadori shqiptar i përmendi fjalimin e E.Hoxhës në Vlorë, Markezini i tha se “qëndrimi i tij ngjallte admirim”.
Përveç kësaj, Markezini preku edhe një çështje tjetër delikate, atë të vetizolimit të Shqipërisë, duke përkëdhelur krenarinë e zyrtarëve komunistë shqiptarë, por duke shprehur edhe interesin dhe pëlqimin e Greqisë për politikën izoluese, që kishte ndjekur dhe po ndiqte qeveria shqiptare. Ai i tha bashkëbiseduesit të tij se, “Shqipëria e vogël, edhe pse e izoluar, nën presionin e Fuqive të Mëdha, ka rezistuar dhe fituar”.
Në fillim të vitit 1974, u rritën shqetësimet e grekëve për mundësinë e ndonjë ndërhyrje sovjetike në Ballkan. Diplomacia greke i shtoi përpjekjet për afrimin me Shqipërinë dhe për nënshkrimin e një marrëveshje ushtarake, lidhur me mbrojtjen e përbashkët në rastin e një agresioni sovjetik. Ambasadori Franxeskaqis u takua me M.Shehun, i cili, gjithashtu i kishte folur për mundësinë e një sulmi sovjetik. Më pas, ambasadori grek u konsultua me MPJ të Greqisë për këtë çështje, e cila e porositi që të njoftonte palën shqiptare se, në rastin e një sulmi të tillë, edhe Greqia do të bënte të njëjtën gjë sikurse edhe Shqipëria. Ambasadori grek u tha zyrtarëve të MPJ të Shqipërisë se, kërcënimi rus ishte i përbashkët dhe qëndrimet e të dyja palëve ishin të njëllojta. Prandaj ai i kërkoi palës shqiptare të shprehte mendimin e saj se, si mund të konkretizohej një bashkëpunim midis dy vendeve, i cili do ta bënte qëndresën ndaj agresionit sovjetik më të efektshme. Por diplomatët shqiptarë reaguan ftohtë ndaj këtij propozimi. Ata i thanë ambasadorit grek se, kryeministri shqiptar e kishte bërë të qartë që, Shqipëria e mbështeste mbrojtjen në forcat e veta dhe, duke mbrojtur kufijtë e saj, ajo kontribuonte edhe për mbrojtjen e Greqisë nga ai rrezik. Gjithashtu, MPJ e Shqipërisë deklaronte se, po kështu, duhej të kontribuonte edhe Greqia për mbrojtjen e Shqipërisë. Përfaqësuesi i MPJ, Ksenofon Nushi, i kujtoi ambasadorit grek se, Tiranën e lakmonin si B.Sovjetik, ashtu dhe armiq të tjerë.
Por grekët ishin këmbëngulës në përpjekjet e tyre për arritjen e një marrëveshjeje ushtarake. Disa muaj më vonë, ministri i Jashtëm, Tetenes, i kërkoi edhe një herë ambasadorit shqiptar që, të dy palët të diskutonin bashkërisht për mbrojtjen e të dy vendeve, në rastin e ndonjë agresioni të mundshëm. Me këtë rast, ai i shpjegoi Lik Seitit se, B.Sovjetik po i bënte presion të madh Rumanisë që, ajo të lejonte futjen e trupave sovjetike në Bullgari, nëpërmjet territorit të saj. Rumunët kishin rezistuar, porse “grekët e dinin mirë” se kjo ishte një pikë e dobët, pasi rumunët kishin frikë. Sipas Tetenesit, problemi tjetër ishte qëndrimi i Jugosllavisë, “ku dukej se sovjetikët po hynin thellë” dhe po i afroheshin Greqisë dhe Shqipërisë”. Ai, edhe një herë, shprehu bindjen e grekëve se, nga ana e Shqipërisë nuk do t`u vinte e keqja dhe siguroi palën shqiptare se, edhe grekët do të vepronin në të njëjtën mënyrë. Në këto momente, diplomatët grekë përpiqeshin të tregoheshin të afruar me shqiptarët. Në disa raste u tregonin atyre edhe “sekrete” të marrëdhënieve të Greqisë me shtete të tjera, duke përfshirë këtu edhe partnerët e saj të NATO-s.