Lufta e I Boterore,Çmitizimi i Evropes ne 140 foto
20/01/2005 ǒmitizimi i Evropës në 140 foto
Si për t’i bërë një sfidë të ftohtë pjesës së historisë që iu nxiu moralin italianëve, në Luftën e Parë Botërore profesori italian Francesco Leoncini, dje iu desh mbi një orë leksion për të rehabilituar Shqipërinë nga mënxyrat çnjerëzore që ishin parë ndonjëherë gjatë luftërave, duke përfshirë në këtë vorbull gjithë Ballkanin.
Për të të bindur në këtë anë, ka mjaftuar një material i bollshëm fotografik në harkun kohor të viteve 1900-1920, për t’i dhënë Shqipërisë dimensionin e ri, si pjesë e Evropës qendrore. Në mbi 140 foto, që i përkasin Luftës së Parë Botërore, rajoni i Ballkanit koncentrohet me saktësi jo vetëm në veprimet luftarake, por mbi të gjitha shpreh dhe kushtet ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në të cilat jetonte popullsia dhe ushtarët e përfshirë në konflikt.
Miti i Evropës Qendrore pat tërbuar perandoritë e perëndimit, duke ndarë ekstremisht fatet e popujve, sipas lojës së tyre. Sot, kjo ekspozitë për shumë vizitorë shihet si kuriozitet, por në sensin politik, qysh në krye, fotot rrëfejnë hyrjen e Italisë në luftën ballkanike. Në thelb kjo ishte dhe nisma e Institutit Italian të Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, për të hapur ekspozitën dhe, pikërisht në Shqipëri për të dalë në konkluzionin se ky vend ishte ndër frontet më të vegjël të luftës së madhe. Edhe pse më pak i përgjakur, fronti shqiptar ishte ai që zgjati më shumë, deri pas përfundimit të konfliktit botëror.
“Ky front ishte po ashtu i rëndësishëm, sepse shërbeu si pritë e përpjekjeve për aneksim të vendeve fqinjë. Pas shpalljes së Pavarësisë, një vit para shpërthimit të luftës së madhe, Shqipëria, dy të tretat e së cilës ishin pushtuar nga austro-hungarezët dhe pjesa tjetër, në jug, nga italianët dhe francezët, mbeti për gjithë kohëzgjatjen e këtij konflikti, një shprehje gjeografike, ashtu siç kishte qenë në shekuj”, shprehet profesori i Universitetit “Ca’Foscari” të Venecias, Leoncini.
Ekspozita “Shqipëria, fronti i harruar i Luftës së Madhe” përfshin pamje pothuaj nga të gjithë vendet fqinje, ku turravrap mbretërit braktisin fronin, duke e lënë vendin në duar të pushtuesve. Konkluzioni i Luftës së Madhe janë brigje refugjatësh, vende që digjen e bëhen shkrumb dhe robër që lajnë teshat buzë lumit. Pamjet shqiptare kanë brenda tyre një jetë sociale tejet të varfër, që pothuaj prekin tërë viset shqiptare. Fotografëve të luftës, që janë anonim, iu është dashur që të fokusojnë dhe ekstremet, jo vetëm të luftës, por dhe të jetës së përditshme shqiptare, mënyrën e jetesës, si në jug dhe në veri të vendit. Jeta primitive dhe ajo e të pasurve në saraje, nuk i kanë shpëtuar vëzhguesit të luftës.
Mjaft foto janë siguruar nga Arkivi i Luftës në Vjenë, që pa shumë hamendje vijnë nga ajo kohë si foto të bëra nga ushtarët gjatë pushtimit austro-hungarez. Porse ka dhe foto që janë ilustrime italiane nga Historia Botërore.
V.Murati
13 foto
“La domenica del Corriere”, 9-16 prill 1916
Banda ushtarake italiane ekzekuton në sheshin e Vlorës për një publik vetëm mashkullor, përjashtimi është bërë vetëm për dy gra në të djathtë, një mësuese italiane dhe kamerierja e saj
12 foto
Gra të provincës së Vlorës (fotografuar më 1916 nga shoferi ushtarak Massimo Princviali, Arkivi i Luigi Princvialli, Oderzo)
7 foto
Austri, Arkivi i Luftës, Vjenë
Turma po shikon me kuriozitet dhe nderim tri gra të shtresës së pasur shqiptare, në dalje nga një ceremoni katolike. Të zonjën e shtëpisë me kostum mirditor e shoqërojnë vajzat e veshura, sipas mënyrës perëndimore
8 foto
Austri, Arkivi i Luftës, Vjenë
Shkodër, tipa mirditorë malësorë shqiptar, duke nxjerrë në pah cigaren e zakonshme
9foto
Austri, Arkivi i Luftës Vjenë
Vajzat me kostum kombëtar
10foto
Austri, arkivi i Luftës, Vjenë
Shitës limonate në Shkodër po bisedojnë me një ushtarak
11foto
Austri, Arkivi i Luftës, Vjenë
Tregu i prodhimeve prej balte në jug të Shqipërisë
6foto
Momenti i arratisjes së mbretit të Serbisë drejt Shqipërisë. Pjetër Kargjeorgjeviç mori vetë pjesë në tërheqjen dramatike nëpër alpet shqiptare së bashku me shtatmadhërinë serbe më 12 nëntor 1915, të ndjekur nga austro-gjermanët kavalierët serbë kapërcejnë lumin Drin drejt shpëtimit (Historia e ilustrimit të Luftës Botërore 1914-1916)
3foto
Malësor shqiptar në periudhën e paraluftës. Arkivi i Domenico Serafin, Oderzo.
Malësorët e trungut gegë, banonin në malet e pakapërcyeshme verilindore të Shqipërisë. Ata jetonin në konflikt të përjetshëm me malazezët dhe serbët për ndryshimin e kullotave, për agresion dhe gjakmarrje
5foto
Refugjatët shqiptarë në Brindizi pas largimit të princ Vidit (Ilustrim italian, 1914). Princ Vidi pas revoltave në Shqipëri dhe maskaradave të grekëve ndaj popullsisë muslimane në jug të vendit në 2 shtator të vitit 1914 jep dorëheqjen dhe u nis në Durrës për në Brindizi të Italisë
1 foto
Rrobaqepësi në provincën turke të Shkodrës në prag të luftës ballkanike (Arkivi dr. Maurizio Lucheschi, Colle Umberto). Në fillim të 1900 distrikti i Shkodrës numëronte 41 mijë katolikë dhe 33 mijë muslimanë
2foto
Shkurt 1914. Një delegacion shqiptar mbërrin në kështjellën e Neuëied për të dorëzuar formalish kurorën e mbretërisë Gulielm Vid. Ilustrim Italian 1914.
Në këtë delegacion bënte pjesë dhe Esad Pasha, i cili po atë vi hyri në rezidencën e Durrësit, të princit që dha dorëheqjen.
4foto
Ushtarë austro-hungarezë dhe civilë shqiptarë po shohin pamjet e princ Vidit të ekspozuar nga një fotograf. Austri, Arkivi i Vjenës.