Kodi i Da Vinçit pa sensacion ne Shqiperi
19/01/2005 Kodi i Da Vinçit
Pa sensacion në Shqipëri
Lexuesit shqiptarë indiferentë ndaj librit më të shitur në Amerikë dhe në Evropë; Kodi i Da Vinçit është konsideruar prej shkrimtarëve tanë tërësisht komerical, edhe pse shumica dërmuese nuk e kanë lexuar; Shifrat e shitjes janë zhgënjyese për librarët, arsyeja “çmimi mjaft i shtrenjtë”; Mungesa e tabusë fetare - arsyeja që përcolli pa sensacion publicitetin e romanit
Zhurma e suksesit e transferuar nga Evropa e Amerika drejt Shqipërisë, për librin më të shitur të Dan Brown “Kodi i Da Vinçit”, ka përfunduar në një fluskë sapuni.
I ardhur në shqip afro dy muaj më parë, ky botim pati ndezur adrenalinën e lexuesve nga suksesi i hatashëm që ka pasur në vendet e tjera ky libër dhe publiku ishte përgatitur aq shumë, sa nuk kishte ndodhur me botimet e deritanishme bestseller.
Por krejt në të kundërt është realiteti. Kurrkujt nuk do t’ia merrte mendja se, ky libër, me të dalë në treg do të figuronte vetëm si një libër i trashë në faqe, me një çmim shumë të lartë, aq sa për të mos ia hedhur sytë.
Sikur kjo të mos ishte “vlera” përfundimtare për të të tërhequr drejt leximit të këtij libri, indiferencë e paimagjinuar është parë dhe prej shkrimtarëve. Në masën më të madhe, sipas deklarimeve, nuk ka pasur kërshëri për ta lexuar librin, pasi qysh në krye u është dukur tepër komercial, pa marrë mundimin t’i hedhin një sy as nëpër faqet e para. Duke shkuar dhe në një rreth tjetër, artistët që merren me artet pamore, pra piktorët, mosnjohja është më e papritur. Nga mendimi se ky libër paraqet mjaft informacion në fushën e pikturës dhe simbiologjisë së saj, piktorët shqiptarë nuk e kanë idenë se në tregun tonë ka hyrë një libër me emrin e të famshmit Leonardo Da Vinçi. Madje, një prej tyre që jeton në Amerikë dhe menaxhon punët e tij atje, thotë se kurrë nuk ka dëgjuar për Dan Brown. Për disa të tjerë, ky botim është ende një emër në qarkullim me kërshërinë për ta lexuar, por pa mundur të fusin dorën në xhep për ta blerë. Gati të gjithë presin që dikush i afërt i tyre ta blejë, për të përfituar nga marrja me hua sa për t’i shkuar një lexim të shpejtë.
Ndërsa lexuesi shqiptar, sipas sondazheve nëpër libraritë e kryeqytetit, ka pasur indiferencë totale ndaj këtij botimi zhurmëmadh. Librarët, ku shumica nuk kanë preferuar që ta mbajnë nëpër stenda, rrudhin buzët kur iu duhet të tregojnë me sinqeritet se, Kodi i Da Vinçit nuk kishte ngjallur kërshërinë e lexuesve, të paktën për ta blerë, aty ku i rreh çekani biznesit.
Isuf Baça, te libraria në krye të rrugës së Kavajës, thotë se nuk i kishte ndodhur kurrë një paradoks aq i madh me botimet që ishin shpallur më parë të suksesshëm.
“Deri tani mund të kem shitur dy libra. Kush hyn në librari askush nuk pyet për këtë botim. Ka indiferencë të paparashikueshme për ne librarët që e morëm me shumë dëshirë me mendimin se do të ishte një libër që do të kishte mjaft shitje”, thotë Baça. Dhe shumë librari të tjera të kryqytetit ndajnë të njëjtin shqetësim që ky libër me aq famë të ketë shumë pak shitje dhe për më tepër interes. Qarku i diskutimeve të këtij romani është i mbyllur vetëm në një numër të pakët lexuesish, ku vihet re mungesa e debatit. Askush nuk ka hedhur mendimin, aq sa është polemizuar nga kritika e huaj, për të dalluar pasaktësitë historike dhe fetare të librit të Brown-it.
Për rangun e shkrimtarëve të këtushëm, indiferenca e lexuesve apo dhe atyre që shkruajnë letërsi, ka të bëjë me disa arsye, ku më kryesorja është thelbi fetar i romanit, që për shqiptarët dihet tashmë, që nuk përbën ndonjë pikë të nxehtë për hapje debatesh a polemikash ekstreme.
Ndërsa Dan Brown ka infektuar lexuesit e huaj me një armiqësi të egër, kundrejt katolicizmit, duke ndezur dhe kritikët për debate serioze për gabimet e romanit, me dhjetëra libra historie janë duke ndjekur “Kodin e Da Vinçit”.
Violeta Murati
Feja, mungesa e tabusë, pa sensacion
Indiferenca e lexuesit shqiptar ndaj një libri si “Kodi i Da Vinçit”, që në botë është shitur me miliona, mund të shpjegohet me disa arsye.
Ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen me ketë libër është prekja e një tabuje kristiane, e cila për shqiptarët nuk ekziston dhe nuk do të ekzistonte, edhe sikur libri të prekte “pikën nevralgjike” të një besimi tjetër. Shqiptarët janë indiferentë, ose të hapur, në lidhje me besimet dhe aty ku nuk ka fanatizëm nuk ka as tabu që të preken, për rrjedhojë nuk ka sensacion.
Ky lloj libri përfshihet në atë çfarë quhet letërsi popullore ,dhe ky lloj lexuesi përfaqësohet më së shumti nga klasa e mesme, një klasë me komoditet financiar të pëlqyeshëm, por shije letrare po mesatare, dhe kriteri i saj i blerjes është: në listën e përjavshme të ushqimeve gjendet edhe një artikull që quhet “libri”. Mungesa e një klase të tillë në Shqipëri i bën blerjet e librit “popullor” sporadike.
Pastaj është edhe infrastruktura orientuese, reçensionet e librave janë të pakta dhe të paqëndrueshme. Nuk ka, për shembull, segmente të medias që komentojnë, në mënyrë konstante letërsinë në përgjithësi dhe atë popullore për rastin në fjalë, ose është në një fazë fillestare. Lexuesi mesatar ka pasione të vakëta dhe nuk i beson intuitës së vet, bile nuk e vë shumë në punë. Por, lexuesi shqiptar i këtij niveli, edhe nëse futet në librari, duke qenë i pasigurt në zgjedhjen e vet, duke qenë i paorientuar, si edhe ekonomikisht i brishtë, përdor si kriter zgjedhjeje çmimin, që në rastin në fjalë është i konsiderueshëm. Për lexuesin me këto karakteristika, 9 mijë lekë gjithmonë do të jenë më shumë se 5 apo 6 mijë, pavarësisht se me vlerën e dytë mund të marrë një libër me gjysmën e faqeve të të parit. Ndofta, në rasin e “Kodit të Da Vinçit” është pengesë edhe formimi në pikturë i lexusit në fjalë, i cili ka parë në fotografi edhe pikturat shqiptare, pa le më ato të Rilindjes Evropiane, e për më tepër, fjalori profesional në lëmin e pikturës mund të ketë efektin e vet.
Re.Ku