Bajrami, falje në sheshin "Skënderbej"

19/01/2005 Shqiptarët, falje masive ndaj Zotit në ditën e Kurban Bajramit, të gjithë para Xhamisë së Et'hem Beut
Bajrami, falje në sheshin "Skënderbej"
Myslimanët rreshtohen në gjunjë para xhamisë, bllokohet trafiku
Denisa Xhoga
Sot do të falet Kurban Bajrami në sheshin para Xhamisë së Madhe. Kjo do të bëjë që në orën 9 të paradites qarkullimi të jetë i bllokuar. Deri te Pallati i Kulturës, njerëzit do të jenë të ulur në tokë duke u falur. Për disa minuta, qendra e Kryeqytetit do të pushoj nga zhurmat e përhershme, nga lëvizjet e gjithëfarë kaheve, do të dëgjohet vetëm zëri i hoxhës dhe do të shihen njerëzit që ulen dhe ngrihen. Qindra njerëz pritet të mblidhen te sheshi "Skënderbej". Komuniteti Mysliman ka kërkuar leje në Drejtorinë e Policisë për një falje të tillë. Numri më i madh i besimtarëve, që janë ulur me gjunjët në shesh para xhamisë së Et'hem Beut ka qenë në vitin 1998, kur për shkak të luftës në Kosovë, shumë prej tyre vazhdonin që qëndronin në Shqipëri. Ndoshta ky ka qenë ndër të parat falje masive të kosovarëve dhe shqiptarëve të Shqipërisë së bashku.
Kurbani
Kurban Bajrami, ka "si kurban", apo si "gjak" qengjin e therur, ndërsa si gatim më i përhapuri është ai i pjekjes në hell. Por dje "gjaku" ka kushtuar shumë. Jashtë Tiranës, në thertoret e periferive, ai ka qenë 900 lekë kilogrami. Sipas Kuranit, një e treta e këtij mishi konsumohet nga njerëzit e familjes, ndërsa pjesa tjetër ju falet njerëzve të tjerë, kryesisht të varfërve. Pavarësisht se zyrtarisht Kurban Bajrami është festë vetëm një ditë sipas kalendarit fetar, ajo zgjat tri ditë rresht. Gjatë këtyre tre ditëve nuk agjërohet. Ndërsa Fiter Bajrami, që është diku nga mesi i vitit, zgjat vetëm një ditë, të cilën gjithashtu nuk agjërohet.
Haxhillëku
Haxhillëku kryhet një ditë para Kurban Bajramit. Haxhi apo Pelegrinazhi është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarit Islam. Haxhi është një obligim fetar për çdo mysliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryeje atë, të paktën një herë në jetën e tyre, nëse mjetet financiare lejojnë. Për 14 shekuj myslimanët mblidhen në Mekë, duke ndjekur shembullin e profetit Muhamed dhe profetëve të tjerë. Fillimisht pelegrinët mblidhen 6 milje jashtë Mekës, duke u lutur dhe adhuruar Zotin. Të nesërmen është dita e Kurban Bajramit që festohet nga myslimanët e gjithë botës. Në fakt për në Mekë nuk mund të nisesh si për pushime, por duhet të jesh lutur shumë, të mësosh rregullat, të dish çfarë duhet të bësh e çfarë jo, të jesh bërë gati psikologjikisht për një udhëtim të tillë. Ky udhëtim zgjat një javë.
Për të caktuar skemat e barnave, mjekët duhet të kenë në dorë analizat
SIDA, je në fazën e sëmundjes,
analiza Dc5 edhe në Shqipëri
Barnat për pacientët e sëmurë me SIDA kanë ardhur që në muajin qershor, por për të vërtetuar nëse ka kaluar pacienti në fazën e sëmundjes, apo është ende në fazën e infektimit, duhen disa aparatura për të bërë analizën e quajtur Dc5. Pas bërjes së kësaj analize, mjekët caktojnë skemat e mjekimit dhe do të nisë dhënia e barnave retro-virale, për shtim imuniteti, gjë që u siguron këtyre të sëmurëve një jetesë si gjithë të tjerët. Deri tani këtë fazë e kanë përcaktuar vetë mjekët, duke parë simptomat e sëmundjes. Megjithatë ardhja e këtyre aparaturave nuk do të jetë e largët. Ne anë të një shume të dhënë nga Banka Botërore, 108 mijë dollarë, u bë e mundur blerja e aparaturës. Deri tani të identifikuar si të prekur nga HIV/SIDA janë 130 pacientë, ndërsa në fazën e sëmundjes mendohet të jenë 50 të sëmurë. Për blerjen e barnave u shpenzuan rreth 113 mijë dollarë. Këto barna u blenë me ndërmjetësinë dhe asistencën e plotë të UNICEF-it.
ARSIM
Greva, tolerohet për
të mbyllur semestrin
Dje në pjesën më të madhe të shkollave është zhvilluar mësim. Kjo, në mënyrë që t'u jepet mundësi nxënësëve që të mbyllin semestrin si dhe për shkak të kërcënimeve të bëra nga Ministria e Arsimit për pushim nga puna të mësuesëve që kanë bërë grevë tri ditë rresht. "Greva nuk është mbyllur, por është toleruar për të mbyllur semestrin nxënësit. Në Tiranë ka patur ulje, por në rrethe ka vazhduar grevë po njësoj si dy ditët më parë", thotë Dëfrim Spahia, nënkryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsimin. Ndërkohë është mbldhur dhe Këshilli Kombëtar i BSPSH-së për të reflektuar mbi deklaratat e ministrit të Arsimit dhe konkluzioni ka qenë se greva do të vazhdojë në pritje të ridialogimit me ministrin e Arsimit.