Në Kosovë edhe me patentë shqiptare
20/01/2005 Për të shkuar në Kosovë tani nuk duhet të nxjerrësh më patentë ndërkombëtare. Kosova dhe Shqipëria kanë njehsuar patentat, çka do të thotë që me patentën e thjeshtë mund të shkosh në Kosovë dhe anasjelltas. Poçi ka bërë të mundur me nënshkrimin e marrëveshjes që, shqiptarët dhe kosovarët të kenë një dokument të vetëm, që ju njeh të drejtën e dhënies së makinës pa qenë nevoja të përdorin dokumente ndërkombëtare. Aktualisht për të kaluar në Kosovë, është e nevojshme të përdorësh patentën ndërkombëtare, ashtu sikurse në të gjitha pikat e tjera kufitare apo jashtë vendit. Duke filluar që sot, shoferët që shkojnë për udhëtim apo bizneset që qarkullojnë vazhdimisht mes kufirit Shqipëri–Kosovë, nuk do të kenë nevojë të mbajnë dy patenta me vete.
Por marrëveshja me Ministrinë e Transportit nuk ka parashikuar vetëm këtë çështje. Dokumentet e kolaudimit të marrë në territorin tonë, do të jenë ekuivalente në territorin kosovar. Kjo do të thotë që, një automjet kosovar, në rast se i ka përfunduar afati i kolaudimit të makinës, mund të vijë në pikën e kontrollit në një nga qytetet e Shqipërisë dhe të kryejë aktin e kolaudimit, një dokument ky që do të jetë i vlefshëm për të gjithë shtetasit kosovarë dhe për makinat me targa të Kosovës. Marrëveshja dypalëshe nënkupton që dhe shtetasit shqiptarë kanë të njëjtën të drejtë në Kosovë. Gjatë kontrollit në kufi të makinave, grupet e punës do të pranojnë dokumentin e kolaudimit, pavarësisht se nga cili vend është lëshuar. Po kështu do të ndodhë dhe me patentat. Kosovarët që nuk kanë marrë akoma patentë, mund të vijnë të bëjnë kursin në Shqipëri dhe të tërheqin patentë nga autoriteti shqiptar i dhënies së patentave, pa ndjerë problemin e njohjes apo jo të tyre në Kosovë. Kjo do të thotë që kufijtë, përsa i takon poseidimit të një patente, nuk ekzistojnë më dhe kushdo që ka dëshirë mund të shkojë të bëjë kursin e makinës edhe në Kosovë.