E Hënë, 2 Nëntor 2026

Poçi: Shoferët tanë të paaftë

20/01/2005  Vetëm një ditë më parë, ministri i Transporteve ka theksuar se, shoferët shqiptarë janë të paaftë. Sipas tij, “mbi 95 për qind e drejtuesve të mjeteve nuk janë profesioniste”. Poçi akuzoi se ka patur një rritje impresionuese të numrit të automjeteve në vit - rreth 23 për qind (më e larta në Evropë). Sot kemi rreth 260 mijë mjete, 90 për qind e të cilëve janë autovetura. “Deri në mes të vitit 2002, nuk është bërë pothuajse asnjë investim për të rritur sigurinë në rrugë”. Ndërkohë që brenda një kohe rekord (10 vjet), rreth 450 mijë shqiptarë fituan lejet e drejtimit të automjetit dhe sot Shqipëria qëndron në krye të listës në Evropë për koeficient të lartë mobiliteti, 2.5 herë më e lartë se mesatarja evropiane. “Siç evidentohet edhe nga analiza e aksidenteve, sjellja e drejtuesve të mjeteve në rrugë është në nivele të palejueshme dhe përbën shkakun kryesor të aksidenteve, rreth 97.5 për qind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›