E Shtunë, 31 Tetor 2026

1979, viti që shenjoi kundërrevolucionet e Theçerit, Ten Hsiaopingut dhe Khomeinit

Në qoftë se dëshironi të kuptoni historinë bashkohore, niseni nga viti 1979

Çfarë kanë të përbashkët ajatollah Khomeini, Margaret Theçer, Papa Gjon Pali II dhe Ten Hsiaoping? Në qoftë se nevojitet të kuptojmë faktorët që karakterizojnë periudhën e sotme moderne, si religjioni si forcë politike, globalizimi post-komunist dhe ekonomitë e laissez-faire, duhet të lemë mënjanë viti 1968. Po ashtu edhe viti 1989. Viti më i rëndësishëm mbi të gjithë është 1979. Ishte atëherë kur filloi një kapitull prekës për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të kulturës botërore, që pa  si protagonist një grup njerëzish të ndryshëm midis tyre.

Më 1979, ajatollah Ruhollah Khomeini mori pushtetin në Iran, dhe tregoi njëherë e përgjithmonë se togfjalëshi (revolucion islamik) nuk është një kundërthënie. Bashkimi Sovjetik mori vendimin fatal të pushtojë fqinjin e varfër të Afganistanit, duke ndezur a shpikur një tip tjetër të revoltës islamike, që do të lidhte një nga lidhëset e qefinit të perandorisë komuniste. Kryeministrja Margaret Theçer, ishte një farkëtarët e rilindjes së konservatorëve Tory në Angli, një eveniment që ndryshoi jo vetëm rregullat e politikës oksidentale, por vuri shtyllat e periudhës që ne po kalojmë, e cila është e përqendruar në globalizimin e tregjeve. Pelegrinazhi i parë i Papa Gjon Palit II në vendlindjen e tij, Poloninë, në verën e vitit 1979, sikur i dha forcë të gjithëve atyre personave që e dashuronin lirinë në Evropën Juglindore, dhe nisi disa iniciativa që kulmuan në revolucionet jo të dhunshme të 1989-s.

Dhe për të gjithë, ‘1979-ta, një stoik dhe një vizionar i pamenduar si Ten Hsiaoping ndërmori, me qetësi, hapat e para të një marshimi të gjatë që do ta çonte Kinën nga komunizmi në tregun e lirë. Theçeri, në pamje të parë duket se nuk ka asnjë lidhje me ajatollah-ët dhe Ten-i, dhe as me Papën, kuptohet. Por diçka i lidh këto personazhe kaq johomogjene midis tyre. Në mënyrën e vet, çdo njëri nga ata shoi më larg se shpirti i konsoliduar i asaj epoke, d.m.th më tej rregullit progresist, shekullar, materialiste që deri në ato moment kishte dominuar skenën politike të pasluftës.

Çdo njëri prej tyre ishte farkëtari jo thjesht i një lëvizje politike, por mbi të gjitha të një riorganizimi moral që refuzonte çdo që gjë në sytë e tyre shihej si e plasaritur, e sëmurë, mbytëse, e stanjuar, të vënë nga teknokratët e radhës që shkelnin gazin drejt “fundit të historisë”. Duke i parë në këtë perspektivë, ngjarjet e ’79-ës ishin të lidhura nga një impuls kundërrevolucionar, si kundërkomunizmit sovjetik, ashtu edhe kundër socialdemokracisë ose të një autotarizmi modern, ose të një maoizmi tashmë jashtë kontrolli.

Kundërrevolucionarët e ‘79 sulmuan me forcë mendësinë që atëherë ishte e pranuara e kohës, besimi në një vizion “progresist” që besonte se do të arrinte një formë qeverisëse perfekte dhe racionale, barazie dhe të drejtë. Rënia e perandorive evropianë në luftën e parë botërore, më pas revolucioni rus, Depresioni i Madh, triumfi i planifikimit të pasluftës së Dytë Botërore, ishte të gjithë faktorë që kontribuan në pasjen e kësaj perspektive, që pati një shtyje pas fazës së dekolonalizimit të pasluftës dhe të fyerjes në skenë të regjimeve marksiste në të gjithë botën. Në 1979, megjithatë, ishte e udhës një fazë diziluzioni, e shoqëruar me një mbresë e cila shikonte sesi elitat “shpeshherë zemërgur” kishin dashur të jepnin një ngjyrë mekanike dhe false të gjërave, duke i imponuara me brutalitet kundrejt lirisë, të traditave dhe të kulturës lokale. Rezultati i revoltave në 1970 është që tani jetojmë në një botë të de-limituar në vlera pragmatiste e tradicionale, jo më të frymëzuar nga utopitë e mëdha. 

Suksesi i kundërrevolucioneve të asaj epoke nuk ishte një e gjë e parashikueshme e shumë vëzhgues, në 1979, nuk i kuptuan ndërlidhjet. Edhe ata që i kuptuan, siç ndodh gjithmonë, i quajtën me damkosje e me shpejtësi  si forca të regresit që donin prishjen në masës. Mbështetësit e Reza Palhavi akuzuan Khomeinin se donte të spostonte mbrapsht akrepat e historisë, kurse kundërshtarët e Ten-it e akuzuan si një “pararojë dhe pykë të  kapitalizmit. Për sovjetikët muxhahidinët afganë ishin “urdhri i vjetër feudal”, kurse Papa ishte një forcë e neokolonializmit. Por këto etiketa ishin të pranuara me qetësi, në të shumtën e rasteve, nga ta persona që duhet të ishin më shumë të indinjuar. Në fushatën elektorale të atij viti, në prill, duke folur në kongresin e konservatorëve, Theçeri, pasi kujtoj sesi kundërshtarët e saj politikë e përkufizonin si “reaksionare”, deklarojë me krenari: “shumë mirë! Ka shumë gjëra që duhet të reagojmë!”

Në të vërtetë ishte pikërisht kështu. Ndoshta edhe sot është kështu, sepse tani, tridhjetë vjet në distancë, shndërrimet e 79 kanë perënduar në një urdhër të stabilizuar, në të cilën ekstremizimet mund të inspirojnë reagime të reja dhe kundër revolucione. Të kujtohet sesi bota dukej përpara janarit të  vitit 1979. Marksizmi sovjetik dukej i fortë.. Regjimi i Moskës, që ishte larguar nga shteti  Hyun, liritë individuale dhe spontanitetin e tregut, thithte forcë nga rritje e çmimit të naftës. Analistët e CIA-s e konsideronin një super-potencë si ekonomike ashtu edhe ushtarake, stafi i presidentit të SHBA-së Carter ishte i alarmuar nga shtytja që kishte komunizmi në vendet e botës së tretë.

Nga Vietnami deri në Nikaragua, gurët e dominove po binin një nga një. Në qoftë se dikush do të thotë se Bashkimi Sovjetik aty e në pak vite do të shkërmoqej, nga që rebelimi religjioz  i Afganistanit dhe të një pape polak, do të kishin marrë për të çmendur. Madje disa vite më vonë një disident sovjetik që quhej Andrei Amalrik shkruajti një libër që parashikonte në pak vite të shkërmoqjes së Bashkimit sovjetik, duke e motivuar “izolamenti ekstrem që regjimi i ka vë popujve dhe vetvetes”, duke përfunduar se shkëputja nga realiteti do ta bënte rënien “më të shpejtë dhe deçizive”, kur do të vinte. Natyrisht, Amalrik u gjykua, të paktën nga ta që e dëgjonin si një tip jo për t’u marrë në konsideratë. Natyrisht gabuan.

Versioni kinez i komunizmi në krahasim në BS dukej më i dobët. Ethet maoiste  të  lindura nga revolucioni kulturor ishte në fazë përmbyllëse, por traumat që kishte provokuar qëndronin, dhe deklarimi i Ten-i të 1978, në atë kur tha se politika e qeverisë nga sot e tutje do të ishte “të kërkojmë të vërtetët nga faktet”, pasi mbaroi deklarata shumë nga anëtarët e komunist e konsideruan si donkishonteske. Asnjë shtet komunist nuk ishte reformuar me sukses. Tentativa e destalinizimit e Krushovit në 1950 kishte mbaruar me një gropë në ujë, siç kishin përfunduar të gjitha tentativat e tjera të reformit në Kinë. Por Ten- ishte i ndryshëm. Për shumë kohë një dishepull i Mao Ce Dunit, u nda  shkallë-shkallë nga utopitë e revolucionit të vazhdueshëm të Timonierit të Madh. Ten-i ishte një që e kishte kockën e fortë, duke i mbijetuar sistemit, që periodikisht kërkonte koka të reja sakrifikuese. Deng ishte përjashtuar dy herë nga komiteti qendror të Partisë komuniste, arriti t’i rihipte samarit në 1977, mbas vdekjes së Mao dhe arrestimit të bandës së të katërve. Apeli i tij për një periudhë e konsakruar pragmatizmit pati një eko të jashtëzakonshme emotive në popull, i cili ishte në ekstazë për ri-ardhjen e tij në Pekin. Në tre libra të botuara në 1975, i denoncuar nga Maoistët si “farë e keqe”, Ten-i mori poza konservatore mbi çdo gjë, nga arti deri tek ekonomia. Edhe pse linte të kuptohej se klasa punëtore ishte ajo që mbronte revolucionin e vërtetë, ata që e mbështesnin e kuptuan shumë mirë se çfarë donte të thonte: një rikthim në tradita, në sensin e përbashkët, në efiçencë. Kjo pozicione e largonin plotësisht nga pozicionet që kishte marrë Maon në 1949, Kina është një komb që, midis shumë katastrofave, ka jetua edhe katastrofa ushqimore nga paaftësia e shtetarëve. Kështu, të parët bujq që, në 1978, u dha të punonin tokën private, e bënë fshehurazi se mos pësonin reprezalje. Kurse në 1979 Ten-i jo vetëm që i surprizoi, duke i lejuar, por edhe duke e përhapur në të gjithë Kinën. Mori edhe idenë e krijimit në Kinë, të “disa zonave ekonomike speciale”, ku investitorët e huaj mund të vendosnin fabrikat e tyre, ku mund të punon me një pagë dinjitoze, dhe i tha përparësi blerjes së teknologjisë oksidentale, duke kthyer e thyer, edhe njëherë tjetër dogmat maoiste. Nuk mungon edhe lëvizja strategjike e SHBA-vë, pas pati humbjen ne Vietnam, me Riçard Nikson duke i dhënë dorën Kinës, për t’i vënë një argjinaturë ekspansionizmit sovjetik. Të dy vendet lidhën relacionet diplomatike në 1979. 

Përgatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›