E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari fiton dhe del nga play-out

Flamurtari arriti një fitore të cmuar 1-0 me Kastriotin në fushën asnjanjësë "Selman Stërmasi" në kryqytet. Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi korcar i vlonjatëve, Denis Mema në minutën e 31-të. Tani diferenca midis dy ekipeve që luftojnë për të dalë nga zona play-out është pesë pikë në favor të Flamurtarit: 28:23. Kjo ishte fitorja e 5 e vlonjatëve në 14 ndeshje me Kastriotin ( 6 fitore). Në javën e ardhshme Kastrioti do të luajë kundër Skënderbeut në Korcë (në fazën e parë fitoi 1-0), ndërsa Flamurtari pret Teutën në Vlorë (faza e parë humbi 3-2 me durrsakët).

Kastrioti-Flamurtari 0-1
31' Denis Mema

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›