“2 Prilli”, rrëfimi i Rrapi Minos dhe Qemal Lames
Autori i Lajmit: red.
Rrapi Mino: I nderuar Kryetar, të nderuar deputetë. Në zbatim të detyrës së ngarkuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli Presidencial dhe Këshilli i Ministrave, siç dihet, hetimet do t i zhvillonte grupi i posaçëm për ngjarjen e dhimbshme që ndodhi në qytetin e Shkodrës në datën 2.4.1991 dhe do të bëheshin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Prokurorisë së Përgjithshme. Për këtë arsye, është caktuar një grup prokurorësh nga qendra. Këto veprime e masa që morëm, tregojnë për vlerësimin që u dha ngjarjeve dhe detyrës së caktuar organi i Prokurorisë, me anë të grupit të prokurorëve që ka qenë i angazhuar për kryerjen e detyrave të ngarkuara sipas kompetencave që u njeh ligji. Në këtë vështrim, grupi i hetimit do të hetonte me objektivitet rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi i prokurorëve nuk bën hetime, por kontrollon që veprimet hetimore të kryhen në bazë të kërkesave të ligjit; ato të jenë objektive e të gjithanshme, si dhe të ndihmojnë në vendimet dhe kërkesat e tij, me qëllim që të zbulohet e vërteta e të përcaktohet fajësia e personave që kanë përgjegjësi konkrete për vrasjen, plagosjet e shkatërrimet dhe për veprime të tjera të paligjshme. I theksova që në fillim, të nderuar deputetë, se detyra e prokurorit aktualisht, sipas ligjit në fuqi, është kontrolli për zbatimin e kërkesave të Kodit të Procedurës Penale nga organi i hetimit në kryerjen e veprimeve hetimore dhe jo hetimi i çështjes. Prandaj, midis këtyre organeve nuk mund të vihet shenja e barazimit, lidhur me kryerjen e detyrës, ashtu siç bënë në ndonjë rast deputetë të ndryshëm, kur diskutuan. Ndoshta, kjo është edhe për shkak të mungesës së njohurive juridike. Në përgjithësi jam dakord me informimet që ka bërë Komisioni Parlamentar i Kuvendit Popullor, lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe zhvillimin e rezultateve që ka arritur hetimi deri tani. Sipas mendimit tim, grupi parlamentar nuk mund të bënte hetime vetë. Ai do të kontrollonte dhe do të ndikonte dhe do të kërkonte llogari nga grupi i hetimit dhe nga grupi i prokurorëve, natyrisht do të caktonte dy detyra për ta, në dy momente ose drejtime që më duken kryesore dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me detyrën e prokurorit në fushën e hetimit të çështjes penale konkrete. E para, në shkeljen e ligjeve, të cilat çuan në ngjarjen e dhimbshme të datës 2.4.1991 dhe, e dyta, në ligjshmërinë e vendimeve hetimore të kryera deri tani, te rezultatet e arritura. Së pari, kronologjia e ngjarjeve të datës 2 prill 1991 ndahet në 3 faza ose 3 episode ku, në secilën prej tyre janë vërtetuar shkelje të rënda të ligjeve, të cilat kanë çuar deri në pasoja tragjike, të cilat u trajtuan edhe nga shokët. Sigurisht, në hetime do të zbuloheshin e duhet të zbulohen, jo vetëm ekzekutorët ose shkelësit e drejtpërdrejtë të ligjeve, por edhe persona të tjerë. Ngjarja, siç thashë, ka 3 momentet e saj. Momenti i parë është grumbullimi i njerëzve në vendet publike. Grumbullimi i njerëzve në vendet publike të qytetit të Shkodrës, si më datën 1 dhe në datën 2 prill, shkaku i të cilave ka qenë elektorati, që janë bërë fillimisht para selisë të PD dhe më pas kanë përfunduar në një numër të madh personash para Komitetit të PP së Rrethit. Ka qenë i paligjshëm si në datën 1 dhe në datën 2 prill dhe parullat kanë qenë në kundërshtim me kërkesat e dekretit nr.7400, datë 31.7.1990 për mbledhjet, grumbullimet, manifestimet e shtetasve në vendet publike, organizatorët e të cilave janë identifikuar nga hetuesia. Forcat e rendit të qytetit të Shkodrës, në zbatim të dekretit, kanë kërkuar disa herë që të shpërndaheshin personat e grumbulluar dhe në datën 1 prill, duke u ndihmuar aktivisht dhe nga përfaqësuesit e PD, janë larguar rreth orës 21.30, por në datën 2 prill ata u grumbulluan përsëri dhe me gjithë thirrjet, personat e grumbulluar nuk u larguan. Kështu që forcat e rendit, në bazë të dekretit, kanë ndërhyrë me forcë, duke përdorur shkopinjtë e gomës për shpërndarjen
e të grumbulluarve, të cilët u larguan nga sheshi para Komitetit të Partisë së Rrethit. Momentit të dytë, dhe që është më i rëndësishmi që solli ngjarjet më të dhimbshme, ato të vrasjeve të 4 personave dhe plagosjen me armë zjarri të disa të tjerëve, i është dhënë përparësi në hetim, pavarësisht nga rezultatet e arritura. Kjo ndodhi në këto rrethana: Personat u grumbulluan përsëri para Komitetit të PP së Rrethit dhe disa prej tyre kanë qëlluar me gurë në drejtim të forcave të rendit. Në këto kushte tensionimi, nga persona të forcave të rendit është hapur zjarr, duke paralajmëruar të shpërndahen; por ndërkohë, disa nga pjesëtarët e forcave të rendit, në kundërshtim me kërkesat e dekretit nr. 7449, datë 5.1.1991 për përdorimin e armëve të zjarrit, kanë qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të personave të grumbulluar. Është vrarë Arben Broci, është plagosur Nazmi Kryeziu dhe më pas ka rezultuar se ishin vrarë Bujar Bishanaku e Besnik Ceka, si dhe janë plagosur po me armë zjarri edhe 14 persona të tjerë, të vërtetuara këto në raportin mjekoligjor. Ndër këta janë 11 civilë e 3 punonjës policie. Ka të dhëna për më shumë të plagosur me armë zjarri, por deri tani vetëm ky numër është vërtetuar me raport mjekoligjor. Në bazë të dekretit, armët e zjarrit, si rregull, nuk lejohen të përdoren në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve. Armët e zjarrit në këto raste, domethënë në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish mund të përdoren vetëm kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Në kushtet konkrete, si ishte zhvilluar ngjarja, armët e zjarrit nuk duheshin përdorur nga forcat e rendit. Pra, grumbullimi i personave duhej shpërndarë duke përdorur mjetet e tjera, por jo armët e zjarrit. Po të zbatohen kërkesat e ligjit, kjo ngjarje kaq e dhimbshme nuk do të kishte ndodhur. Për këtë moment të ngjarjes, siç jemi në dijeni, janë proceduar disa persona. Më pas rreth afërsisht 2 orë, me vrasjen e 3 personave, gjendja është acaruar më tej dhe në këto kushte personat e grumbulluar sulmuan në drejtim të forcave të rendit dhe të godinës së Komitetit të PP, qëlluan me shishe me benzinë, me lëndë eksplozive, ku u dogj dhe Komiteti i PP së Rrethit. Kjo ishte shkurtimisht kronologjia e ngjarjes së datës 2 pri1l 1991, me të cilën u shprehën dakord dhe përfaqësuesit e partive politike të rrethit të Shkodrës në takimin që u bë në datën 12.4.1991. Së dyti, në këtë proces kontrolli i prokurorit ka siguruar ligjshmërinë e veprimeve hetimore. Pothuajse në të gjitha veprimet hetimore, më të rëndësishme kanë marrë pjesë prokurorët dhe kanë siguruar që ato veprime hetimore të kryhen në përputhje me kërkesat e ligjit. Në këtë vështrim Prokuroria ka kryer detyrën e përcaktuar nga ligji, atë të kontrollit të zbatimit të ligjeve në zhvillimin e hetimeve. Por, megjithëse veprimet hetimore që janë kryer janë të shumta në numër, caktimi i personave konkretë që kanë qëlluar në grumbullimin e njerëzve, ende nuk është bërë si duhet. Këtë e vërteton edhe fakti se, megjithëse janë pyetur shumë dëshmitarë, asnjëri prej tyre nuk ka identifikuar personat konkretë nga forcat e rendit që kanë qëlluar në grumbullin e njerëzve ose ka dhe hezitime prej tyre që të dëshmojnë. Në këtë drejtim kanë ndikuar negativisht disa veprime hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, ajo e kufomave dhe autopsia e tyre, për shkak edhe të gjendjes së tensionuar, nuk është bërë e plotë dhe në kohën e duhur nga hetuesia e rrethit të Shkodrës akoma deri në datën 4.4.1991, kur shkuam në Shkodër vazhdonte gjendja e tensioneve mbasi bëhej dhe varrimi i Nazmi Kryeziut, vazhdonte pastaj dhe djegia e Komitetit të PP të Rrethit dhe në tërësi veprimtaria e organeve shtetërore ishte e paralizuar. Por pavarësisht nga këto vështirësi, autopsia e kufomave, dhe autopsia e tyre duhet të ishte bërë para datës 4.4.1991, kur shkoi grupi hetimor, grupi i prokurorëve nga qendra. Por me gjithë vështirësitë e hetimit, që përmenda më lart, do t i shtohet pastaj dhe gjendja e tensionuar që ka ndikuar natyrisht dhe në hetimin jo të plotë të çështjes. Me gjithë këto vështirësi, prokurorët detyrën për ushtrimin e kontrollit për zbatimin e ligjit në kryerjen e veprimeve hetimore, siç e përmendi dhe komisioni parlamentar, e kanë bërë mirë. Në këtë drejtim do të pyeten persona të tjerë, ballafaqime, ekspertiza balistike e armëve dhe prova të tjera të domosdoshme për sqarimin e çështjes që duhet të merren patjetër. Me këtë rast, e theksoj edhe një herë, edhe përfaqësuesit e partive politike në rreth të ndihmojnë më shumë në zbulimin e provave që kanë lidhje me çështjen. Veprimet hetimore që po kryhen e do të kryhen, do të vazhdojnë të kontrollohet ligjshmëria e tyre nga grupi i prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët jo vetëm do të sigurojnë që ato të zhvillohen në përputhje me kërkesat e ligjit, por edhe të ndihmojnë që hetimet të bëhen të plota e me shpejtësinë e duhur nga hetuesia, se këtë e kërkon Kuvendi Popullor, këtë e kërkon populli.
Nga Shehu është bërë pyetje: Pistoleta TT që vrau Bishanakun, është e policisë?
Po, është armë TT, është pistoletë TT, e kemi theksuar disa herë. Viktima Besnik Ceka, nuk kishte vrimë daljeje, është vrimë hyrjeje, nuk iu gjet predhë në trup.
Nuk m u përgjigjët, duhet shpjeguar kjo me kundërpërgjigje.
Ne biseduam konkretisht me zotin Tritan për këtë problem. Ky është një fenomen i rrallë që ndodh. Në shpatullën e majtë të Besnik Cekës janë tri goditje. Dy nga këto goditje nuk janë tejshpuese, domethënë që është futur brenda. Si shpjegohet që nuk u gjet predhë? Shpjegimi i specialistëve, duke pasur parasysh edhe përvojën tonë dhe përvojën botërore, ishte ky: Dy predhat që kanë rënë, nuk kanë pasur forcë të shpojnë. Ato kanë hyrë, kanë dëmtuar një pjesë të indit, nuk janë futur në brendësi dhe duhet të kenë rënë. Edhe plumbi tjetër që ka shpuar, ka mundur të depërtojë, ka çarë brinjën dhe mbas kësaj goditjeje, është kthyer mbrapsht. Ka mungesë indi në pjesën e plagës. Nga brinja është realizuar çarja e mushkërisë dhe, si pasojë, ka ardhur vdekja. Në rast se do të kishte plumb, me mjetet që përdorëm, ashtu siç zbuluam te kufoma tjetër, do ta kishim gjetur dhe në këtë kufomë.
Kastriot Islami: Ju lutem, mbani qetësi!
A është në gjendje hetuesia të ndërtojë identitetin apo jo?
Qemal Lame: Në bazë të ligjit, hetuesia bën veprime, rindërton vendin e ngjarjes dhe jep tablonë e saktë në bazë të provave që administron.
Argjir Panariti: Më fal, shoku Qemal, flitet për diçka tjetër. Identiteti është ndërtimi i fizionomisë së personit, i përafërt mbi bazën e deponimeve të dëshmitarëve të ndryshëm.
Qemal Lame: Po.
Argjir Panariti: A është në gjendje hetuesia të bëjë të tilla përafrime fizionomish mbi bazën e dëshmive dhe sa ka të tilla, që pastaj të vihen në qarkullim me përafrim, të hetohen e të kapen persona që dyshohen për këtë punë.
Qemal Lame: Ah, ju e keni fjalën...
Qemal Lame: Mirë, ne identifikimin e personave e bëjmë në bazë të ligjit, kur kemi të dhëna konkrete; tashti për këtë çështje ne, me identifikim të tyre, konkretisht po kërkojmë dhe po bëjmë në bazë të të dhënave që na kanë dhënë dëshmitarët. Rezultat konkret, për personin konkret, deri tani nuk kemi, sepse dhe nga dëshmitarët nuk jepet.
Çfarë është gjetur përveç armëve në Komitetin e Partisë?
Armët janë gjetur, si të them, s ka pasur gjë tjetër, i dhashë përgjigjet për këto.
Një pyetje tjetër: Përforcimet që erdhën ishin të Policisë, të Sigurimit apo çfarë forcash të tjera?
Janë forca të ndërhyrjes së shpejtë që kanë organet e Punëve të Brendshme.
Qemal Lame: Ne kemi angazhuar kuadrot më të mirë që kemi, hetuesitë e rretheve dhe nga Hetuesia e Përgjithshme. Mendoj se këta shokë kanë mundësi që të drejtojnë çështjen. Në rast se do të marrim dhe ndonjë shok tjetër, me mundësi më të mëdha sesa shokët që kemi aktualisht, nuk ka ndonjë gjë të veçantë se vjen ndonjë shok tjetër. Prandaj mendoj se grupi hetimor ka shokë, nga ata që jemi ne, kemi zgjedhur këta që kemi në grupin e hetimit; dhe këtë ne jemi munduar ta realizojmë për çdo ngjarje.
A keni bindjen dhe a e siguroni Kuvendin për t i dhënë zgjidhje këtij procesi ju vetë?
Unë e siguroj Kuvendin se që në fillim kam bërë dhe po bëj të gjitha përpjekjet për të realizuar detyrën për hetimin në kohë të çështjes. Të gjithë hetuesit janë të predispozuar që çështjen ta çojnë deri në fund.
Ka këtu kundërthënie në përgjigjet tuaja me ato të zotit Ajli Alushani?
Në rast se ka kundërthënie, këto shpjegime janë në bazë të materialeve të dosjes hetimore. Unë flas në emër të ligjit, në emër të provave që kemi administruar. Në rast se ka ndonjë pasaktësi, mendoj se më e plota është ajo që ndodhet në dosjen hetimore. Për ndryshimet dhe për...(ka zëra në sallë) ka këto kundërthënie në përgjigjet tuaja dhe ato të zotit Alushanit. Ju Alushani, ja po të them tani. Unë po të them fillimisht, janë këto që po them. Tani në Komitetin e Partisë në Shkodër ka pasur 5 armë (Dëgjohen zëra). Në Komitetin e Partisë ka pasur 3 armë. Zoti Alushani, unë po them këto që kemi administruar në hetim. Plaga vjen nga rikosheta, kjo që dhashë unë ka shpjegime. Kjo që ka dhënë deputeti A. Alushani, plaga është e një arme që nuk përdoret nga forcat tona të rendit.
Unë po jap konkluzionin e aktit të ekspertimit. Këta zoti, ç të them ty Bashkim. (Në sallë ka të qeshura) mund të shikosh edhe materialin tonë për t u saktësuar. Mendoj që shoku Ajli ta shohë konkluzionin e tij që të bazohemi në materialin që kemi në dosjen hetimore. Tani kanë ardhur dhe disa pyetje të tjera. Unë do të mundohem t u jap përgjigje me kënaqësi.
Kush e kërkoi ekspertizën ligjore të të vrarëve në spital?
U bë ekspertiza. Ekspertimin mjekoligjor e vendos hetuesi dhe hetuesi e ka kërkuar. Fillimisht, në datën 2 nuk mund të bëhej ajo, mbasi u morën në Shkodër, po kështu dhe viktima tjetër, e Nazmi Kryeziut, që vdiq këtu në Tiranë, u mor nga spitali dhe nuk mund të bëhej në kohë autopsia.
Kastriot Islami: Ju lutem mbani qetësi, Baleta! (dëgjohen zëra). Ju lutem mos replikoni, mbani qetësinë e Kuvendit, po ktheheni majtas e djathtas; nuk jemi në klub llafesh. (Baleta kundërshton nga vendi).
Qemal Lame: Ismet Ferizaj. Nuk ia lexoj dot shkrimin. "Ju lajmëruam se do të na jepnit përgjigje në seancën pas asaj që folët. Pse nuk na i dhatë përgjigjet? A mos ju duhej ndonjë parapërgatitje për t u bërë pyetjeve përgjigjet që duhen?"
Kjo është çështje bindjeje, të më falësh, zoti deputet. Unë ju them që në rast se keni pyetje të tjera, unë jua jap përgjigjen këtu direkt. Unë nuk sajoj përgjigje. Unë në përgjithësi flas të gjitha ato që di dhe, në rast se ka ndonjë pasaktësi, kam kurajën të them më falni, në rast se nga materialet e dosjes rezulton diçka ndryshe. Për këtë secili shok duhet të jetë i sigurt.
Pyetje nga deputeti Fiqret Allulli.
Kastriot Islami: Rifillojmë punimet në orën 19.30.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009