“Komisionerët, partitë politike të respektojnë afatet”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Në rast se ne i shkelim që tani, në rast se subjekte politikë do të fillojnë të tregojnë këtë lloj karshillku ndaj Kodit Zgjedhor, këtë lloj megalomanie apo indiference ndaj rregullave të lojës që i kanë përcaktuar vetë, a e kuptoni se sa e vështirë do të jetë pjesa tjetër e ecurisë së procesit?”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën apel partive politike të respektojnë afatet ligjore për komisionerët. Në një intervistë për “Ballkan”, zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, pohoi se kjo është një nga çështjet më të rëndësishme, sepse janë pikërisht këto komisione që menaxhojnë punën në terren dhe për këtë është e nevojshme që të ngrihen në kohë duke u dhënë mundësi edhe për t u trajnuar. Olli shpjegon më tej vështirësitë e hasura nga KQZ deri në këto momente, se ku janë procedurat për kompaninë që do të merret me kamerat.
Zoti Olli sa e vështirëson Kodi i ri Zgjedhor punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?
Nuk mund të thuhet se e vështirëson punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në aspektin e ekzekutimit të tij, por është një proces që po implementohet hap pas hapi për herë të parë, prandaj do më shumë vëmendje. Për shembull, vetë sistemi dixhital i numërimit të votës përbën një histori më vete. Janë një sërë procedurash shtesë që duan kohën e duhur, ndërkohë duhet pasur parasysh se dhe vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u konstituua shumë me vonesë. Të gjitha këto përbëjnë vështirësitë. Ndërsa në vetvete si sistem, meqë kemi kalimin nga sistemi mazhoritar në proporcional e kemi më të thjeshtë, sepse do të jetë pajisja me një fletëvotimi. Pra dhe prodhimi i tyre dhe përgatitja e bazës materiale në njëfarë mënyre është thjeshtëzuar pak. Por rregullat e lojës janë të reja dhe në këtë kontekst çdo gjë që zbatohet për herë të parë ka vështirësitë e veta objektive dhe subjektive.
Duke parë punën e bërë deri tani nga KQZ sa mendoni se do të respektohen afatet ligjore për përgatitjen e gjithë infrastrukturës së nevojshme zgjedhore?
Vetë fakti që KQZ u konstituua me vonesë në raport me afatet që parashikonte Kodi Zgjedhor, i miratuar në fund të dhjetorit, fakti që u detyrua dhe Presidenti i Republikës të krijojnë një ndërmarrje tjetër për të caktuar datën e zgjedhjeve për arsye të vonesave që kishin ardhur deri në atë moment për shkak të gjetjes së konsensusit të nevojshëm politik, të gjitha këto krijuan disa limite kohore. Pra e çoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në limite kohore. Për këtë arsye është bërë organizimi i menjëhershëm i punës, fillimi i punës nga ajo që ne e quajmë plani i orientimit të veprimeve ku KQZ, bazuar në Kodin Zgjedhor përcakton të gjitha dataline në bazë të të cilave do të nxirren aktet e ndryshme, udhëzimet e ndryshme apo do të merren dhe veprimet e tjera në terren sikundër ka të bëjë lista paraprake e zgjedhësve, nxjerrja e tyre në faqen e internetit të KQZ-së ose pjesa tjetër tashmë që jemi në prag të ngritjës së KZAZ-ve. Pra këto elemente janë parashikuar dhe ky parashikim e lehtëson mjaft punën, pasi dimë se ku shkojmë dhe në çfarë datash apo afate kohore duhet të zbatojmë. Në këtë kontekst, deri tani do të thoja se ajo që ka shkaktuar vonesën më të madhe në punën e KQZ-ve është një plagë e vjetër që ne uronim të mos përsëritej më, sjellja në kohë e propozimeve të partive për komisionarët. Duhet të kuptojnë një gjë, të gjithë shtetasit që gëzojnë të drejtën e votës, por dhe subjektet politike, ngritja e këtyre komisioneve në afate kohore nuk është thjesht një tekë e KQZ-së, nuk është një trill, por sepse ashtu sikur vijnë procedurat e tjera kohore në këtë plan orientimi që e kanë përcaktuar vetë ligjvënësit, pasi KQZ vetëm i ekzekuton këto vendime, pra duhen respektuar afatet. Ne duhet t i kishim pothuajse të ngritura, ne duhet t i kishim shqyrtuar të gjitha kandidaturat, sepse në datën 27 dhe 28 mars duhet që këto komisione të jenë ngritur në gjithë territorin e Republikës, që do të thotë se përfaqësuesit e këtyre komisioneve do të fillojnë procedurat e trajnimit. Ne trajnojmë trajnuesit e komisioneve zgjedhore të cilët më 30 mars, në bazë të trajnimit të kryer pranë KQZ-së në bashkëpunim me zyrat rajonale dhe me administratën e zgjedhjeve, do të shkojnë në terren për të trajnuar këta komisionerë. Kur ne pranojmë që kemi ne vështirësi, që jemi një institucion i specializuar që ka mbi 10 vjet që funksionon, me një staf të mjaftueshëm, me eksperiencë dhe të informuar dhe të njohur me ndryshimet ligjore dhe hap pas hapi, a e mendoni se sa e vështirë është t i mësosh këta njerëz me këtë kuadër të ri ligjor? A e kuptoni se pse këta njerëz duhet të jenë më ekspertë dhe se vetë punonjësit e KQZ-së pasi në vetvete administrimi në terren i zgjedhjeve kryhet pikërisht nga këta komisionerë dhe është pika më e rëndësishme e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.
Cili nga subjektet politike nuk i ka sjellë propozimet dhe a keni marrë ndonjë konfirmim prej tyre se kur do të dorëzojnë në KQZ listën me propozimet e tyre?
Çështja nuk është tek përgjigjja pozitive apo negative. Të gjitha partitë e tjera i kanë sjellë propozimet. Dhe PR, pas apelit të kryetarit të KQZ-së në media, reflektoi dhe i solli këto propozime, ndërkohë PS ende nuk i ka sjellë. Sjellja e komisionerëve është një e drejtë që kanë partitë politike, por në të njëjtën kohë, përderisa është një e drejtë, është dhe një detyrim. Dhe sjellja në kohë e tyre nuk ka të bëjë me tekat tona, por me afate kohore. Në rast se ne i shkelim që tani, në rast se subjekte politike do të fillojnë të tregojnë këtë lloj karshillku ndaj Kodit Zgjedhor, këtë lloj megalomanie apo indiference ndaj rregullave të lojës që i kanë përcaktuar vetë, a e kuptoni se sa e vështirë do të jetë pjesa tjetër e ecurisë së procesit? Standardet nuk vijnë thjesht nga puna e KQZ-së apo dëshira e mirë e shqiptarëve për të qenë korrektë ndaj procesit, standardet vijnë vetëm e vetëm kur subjektet politikë që janë faktorë dhe aktorë në zgjedhje, të respektojnë ligjin. Nëse do të respektojnë gjithë kuadrin ligjor që kanë ngritur dhe aprovuar vetë, nuk ka arsye që të mos respektohen standardet dhe Shqipëria të mos kalojë qoftë edhe Maqedoninë me zgjedhjet e fundit.
Dje përfaqësuesit e KQZ-së kanë pasur një takim me Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin vendor. Sa të gatshëm janë treguar ata për të bashkëpunuar në këtë proces zgjedhor?
Dëshiroj të theksoj, në emër të KQZ-së, se bashkëpunimi i deritanishëm me institucionet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë si Ministria e Brendshme apo organizma të tjerë, ka qenë mjaft i frytshëm, sikur dhe me prezencën e OSBE/ODHIR në Tiranë pra me trupin diplomatik etj. KQZ gjithmonë ka pasur relata shumë, shumë të mira se KQZ nuk ka bërë asgjë më shumë se sa të kërkojë zbatimin e kuadrit ligjor në rastin konkret të Kodit Zgjedhor. Mirëkuptimi nuk është se ka munguar nga ministria. Mbetet për t u vërtetuar në terren se sa do të jetë ky mirëkuptim. Mbetet për t u parë në praktikë se sa drejtuesit vendorë qoftë këta kryetarë komunash, bashkish, qarqesh apo prefektë do të reagojnë në kohën e duhur për të ngritur një infrastrukturë perfekte. Dhe fakti që Ministria me iniciativën e saj, zhvilloi këtë takim do të thotë se të gjitha palët janë të angazhuara.
Zoti Olli, një element i rëndësishëm në këto zgjedhje janë monitorimi me kamera i numërimit të votave. Është zgjedhur kompania që do të merret me këtë gjë?
Është miratuar një udhëzim, është miratuar dhe një vendim në parim për procedurat për zhvillimin e tenderit, meqë do të jenë të përshpejtuara për situatën emergjente që ndodhet KQZ. Por mbetet për t u parë ende, sepse do të caktohet një ditë kur do të vijnë këto kompani për të sjellë projektet e tyre reale që të zhvillohet gara. Në këtë fazë jemi ende në pritje të propozimeve që vijnë nga kompanitë të ndryshme. Ka kompani konkrete, por ju garantoj se ka kompani si vendase dhe të huaja apo edhe kompani vendase dhe të huaja të mbledhura bashkë. Ajo që do të jetë më e rëndësishme është kur ata të vijnë dhe të operojnë ligjërisht në KQZ. Në të fazë mbetemi thjesht në kontaktet e para. Ajo çka është më e rëndësishme është se ne po e provojmë për herë të parë në këtë formë. Numërim dixhital ka dhe në vende të tjera të botës, por janë me skaner. Ne po kërkojmë një formë edhe më të sofistikuar sikundër është kamera, e cila tregon qartë se ku shkoi vota. Sistemi është parashikuar vetë i tillë që do të regjistrohet diku. Diskun e çdo tavoline votimi do të ketë të drejtë ta marrë çdo subjekt politik dhe ta shohë dhe vërtetojë nëse ka pasur probleme. Besoj se kjo do të japë jo vetëm transparencën se ajo në shumë raste nuk ka munguar, por do të japë dhe atë që ne e kemi konsideruar si elementin e munguar, besueshmërinë. Në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si besueshmëria, transparenca e standardi nuk mund të arrihet nëse subjektet politike si faktorë në zgjedhje por dhe aktorë se kanë hartuar kuadrin ligjor, nuk kuptojnë të drejtat dhe detyrimet.
Në këtë fazë cilat struktura të tjera mund të kontribuojnë për mbarëvajtjen e procesit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditët e fundit qoftë nëpërmjet zyrës së zëdhënësit apo titullarëve të vet ka bërë apel që të gjithë qytetarët të verifikojnë emrat e tyre në listat paraprake. Pra dhe vetë qytetarët kanë rol në gjithë këtë proces, ata duhet të bëjnë verifikimet, pasi ekzistenca e këtyre listave përtej ambienteve publike, në zonat e tyre të banimit, gjendje civile apo shkolla etj e lehtëson punën. Për më tepër tashmë listat janë hedhur dhe në faqen zyrtare të internetit si të KQZ-së dhe të Ministrisë së Brendshme. Është shumë komode që çdokush që është në ambiente pune të verifikojë jo më shumë se 30 sek emrin në listë, sepse është një moment i mirë për të bërë ndryshime, deri 60 ditë para zgjedhjeve ka kohë. Pastaj do të fillojë përpunimi i listës përfundimtare dhe në 30 ditët e fundit ndryshimi mund të bëhet vetëm me vendim gjykate. Paralelisht me këtë një pjesë e rëndësishme e apelit të KQZ-së është dhe paraqitja e gjithë shtetasve për t u pajisur me letërnjoftime sidomos për ata që nuk kanë pasaporta për jashtë shtetit të vlefshme. Pajisja me letërnjoftime do të shërbejë jo vetëm për zgjedhjet. Të gjithë qytetarët të ndërgjegjësohen se, duke marrë pjesë në votime, kemi të drejtën t u kërkojmë llogari atyre që kemi zgjedhur.
Bisedoi: Suela Topi
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009