“Është koha për njerëz që kanë provuar se dinë të drejtojnë”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi dje një takim në Fier me 320 anëtarë të rinj, të cilët morën kartën e anëtarësimit në LSI. Meta pasi falënderoi anëtarët e rinj tha se “është koha për veprim”. Ky është apeli, tha Meta, që bashkon gjithnjë edhe më shumë shqiptarët rreth LSI-së dhe koalicionit të saj. “Vendi ka nevojë për punësim, për një drejtim me ambicie të mëdha, por edhe për ata që kanë dhënë prova që mund ta fusin Shqipërinë në rrugën e progresit. Sepse të rinjtë kanë nevojë për më tepër mundësi sesa ofrohen sot për të ardhmen e tyre. Sepse shqiptarët kërcënohen në çështjet me jetike, deri tek ekzistenca e tyre, pra duke vënë në rrezik edhe bukën e gojës”, - tha Meta. Sipas liderit të LSI-së, këto realitete kërkojnë veprime të menjëhershme, konkrete, të përgjegjshme që do integrojnë jo vetëm njerëzit pa përkrahjen e shtetit, por të gjithë shqiptarët. Ish-Kryeministri duke folur mbi vlerat dhe mbi filozofinë e LSI-së theksoi se ajo është forca politike që ka për të thënë më shumë se kushdo tjetër në zgjedhje e 28 Qershorit, dhe për të ardhmen. “Është një forcë politike e cila ka një lidership të testuar në drejtimin e vendit, por është një forcë e cila ka kualitete të mëdha intelektuale dhe profesionale, por mbi të gjitha ka besim tek aftësitë dhe talentet e gjithë shqiptarëve”, - tha ai. Gjithashtu Meta foli edhe për Berishës duke thënë se bën diversione për të përçarë të majtën. Sipas Metës, LSI-ja nuk ka ndryshuar asnjë element esencial në politikat dhe qëndrimet e saj për të ardhmen. “Nuk ka pse të habitet askush, kur ne theksuam për të disatën herë që LSI-ja në rast se nuk i fiton zgjedhjet vetëm me koalicionin e saj, do të bëjë koalicion me partitë e majta dhe konkretisht me PS-së”, - tha ai. Meta zhvilloi dhe një takim në një fabrikë në Fier, ku bashkëbisedoi për shqetësimet që kishin drejtuesit e këtij biznesi që mbajnë me punë dhjetëra familje fierake.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009