E Diel, 1 Nëntor 2026

Instituti Republikan monitorim platformave politike në zgjedhje

Autori i Lajmit: red.
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) do të mbështesë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, që do të mbahen më 28 qershor, përmes një projekti që do të monitorojë subjektet politike gjatë fushatës elektorale. Drejtori për Evropën i IRI, Jan Suroçak, u takua me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Drejtori Suroçak, konfirmoi mbështetjen e këtij Instituti për Shqipërinë, duke prezantuar projektin më të ri të IRI-t, në kuadër të zgjedhjeve të 28 Qershorit. "Ky projekt do të fokusohet në monitorimin e platformave të partive politike dhe kandidatëve përgjatë fushatës zgjedhore 2009 dhe monitorimin e performancës së partive dhe deputetëve pas zgjedhjeve", - tha ai. Sipas tij, projekti synon dhe realizimin e programit për njerëzit me aftësi të kufizuara, duke u siguruar atyre aksesin e nevojshëm në sistemin politik, me qëllim që programet në ndihmë të kësaj kategorie të përqafohen nga partitë përpara zgjedhjeve, si dhe të punohet për axhendën në dobi të tyre, me parlamentin e ri. Kreu i Shtetit vuri në dukje rolin e rëndësishëm të z. Suroçak në programet e financimit për zgjedhje në disa vende të Evropës, ndërsa shprehu bindjen se IRI do të vazhdojë të kontribuojë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›