"2 prilli", ekstradohet shefi i policisë

12/03/2005 Gjek Gjelaj rikthehet pas 7 vjetësh nga SHBA
Ish-shefi i policisë së rendit të Komisariatit të Shkodrës rikthehet pas 7 vjetësh në Shqipëri. Gjek Gjelaj, i dënuar me 17 vjet burg për vrasjen e 3 protestuesve më 2 prill të vitit 1991 në Shkodër, ishte arratisur nga burgu në vitin 1997. 45-vjeçari u largua nga burgu i Shën-Kollit, duke emigruar ilegalisht në SHBA së bashku me familjen. Kapet pa dokumente nga autoritetet policore amerikane dhe ekstradohet në atdhe, ku prangoset që në aeroportin e Rinasit. Humbet në Drejtorinë e Policisë së Lezhës vendimi i gjykatës për dënimin e Gjek Gjelajt.
Arrestimi
Historia e problemeve të Gjek Gjelajt me drejtësinë nis shumë vjet më parë. Në vitin 1991, i ekstraduari kryente detyrën e shefit të rendit në Komisariatin e Shkodrës. Ngjarja e 2 prillit, ku para ish-Komitetit të Partisë së qytetit humbën jetën 3 protestues, përfshiu në radhët e të akuzuarve dhe kreun e uniformave. Burime nga Ministria e Rendit Publik shprehen se, ai u arrestua pak muaj më pas, duke u akuzuar për vrasje. Megjithë përpjekjet për të fituar pafajësinë, Gjek Gjelaj, asokohe vetëm 31 vjeç, u cilësua fajtor nga togat e zeza. Vendimi i gjykatës e dënoi me 17 vjet burg. Pas ekzekutimit të vendimit, ai u dërgua për të vuajtur në burgun e Shën-Kollit, vetëm pak kilometra larg Lezhës. "Ish-shefi i policisë bëri afro 6 vjet burg. Në vitin 1997, Shën-Kolli ishte ndër të parët që u hap nga të dënuarit. Të gjithë u larguan nga qelitë pa hezituar aspak, ndërsa Gjelaj ishte i fundit që mbeti në burg. Gardianët e detyruan të largohej, pasi atje nuk do të ishte më i sigurtë", saktësojnë burimet. Ata rrëfejnë se vetëm pasi mori ok-in e rojeve, i dënuari për vrasje mori rrugën drejt qytetit ku banonte. Pak muaj më pas, ai u largua nga Shqipëria së bashku me familjen, për të mos u rikthyer më. Por, duket se pas 7 vjetësh, fati nuk i ka prirë mbarë Gjek Gjelajt. Duke qenë se drejt SHBA-së kishte udhëtuar me dokumente të rreme, pasi ishte në listat e Interpolit, 45-vjeçari nuk arriti të pajisej asnjëherë me lejeqëndrimi të rregullt. Kësisoj, pak kohë më parë u kap gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet policore vendëse dhe u gatitën procedurat e ekstradimit. Pasditen e së enjtes, Gjek Gjelaj pas 7 vjetësh kthehet në tokën amë.
Vendimi
Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale, Gjek Gjelaj u përcoll për në Lezhës, ku iu dorëzua autoriteteve policore lokale. Por, si të mos mjaftonte aventura këtu, në Drejtorinë e policisë së qytetit verior, kishte humbur vendimi i gjykatës, ku 45-vjeçari ishte dënuar me 17 vjet heqje lirie. Ky fakt konfirmohet nga Ministria e Rendit Publik, e cila është informuar menjëherë për problemin që ka lindur në Lezhë. Sipas këtyre burimeve, mbetet mister periudha në të cilën është zhdukur vendimi. "Dokumentet e vjetra nuk duhet të cënohen kurrsesi. Ligji parashikon që ato të ruhen, pasi në të kundërt duhet të mbajnë përgjegjësi ata që kanë neglizhuar arkivimin e tyre. Rasti i Gjelajt rrëfen se në qarqet policore neglizhohen në maksimum fakte të tilla të rëndësishme. Përgjegjësi do të ndëshkohet", shprehen burimet nga dikasteri blu. Mësohet se, Gjek Gjelaj është akomoduar në qelitë e paraburgimit të komisariatit të Lezhës, në pritje të një zgjidhjeje të problemit. Të njëjtat burime pohojnë se e vetmja mundësi që ky proces t'i rikthehet normalitetit, është rihapja e një gjyqi të dytë. Ndonëse formalisht, ish-shefi i Policisë së Rendit të komisariatit të Shkodrës, do të dalë edhe njëherë para togave të zeza për të marrë dënimin. Gjelaj nuk mund të dënohet më tepër sesa ka parashikuar procesi i parë gjyqësor. Veç kësaj, mësohet se 45-vjeçarit nuk i kanë mbetur më tepër se 10 vjet e ca muaj burg, pasi kur u largua në 1997-ën nga Shën-Kolli, ai i kishte shlyer afro 7 vjet të dënimit nën akuzën e vrasjes.