Fran Shkreli zëvendëson Martin Vulajn në Këshillin amerikano-shqiptar
12/03/2005 Jep dorëheqjen avokati drejtori Ekzekutiv i Këshilli Kombëtar shqiptaro-amerikan
Uashington, D.C. Këshilli Kombëtar shqiptaro-amerikan e dedikuar mbrojtjes së çështjeve shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan deklaroi dje dorëheqjen zyrtare të avokatit Martin Vulaj. Këshilli, pas dorëheqjes së zotit Martin Vulaj emëroi Fran Shkrelin si zëvendësuesin. Sipas deklaratës së dhënë për shtypin, Shkreli ka punuar për 30 vjet në institucione të qeverisë amerikane dhe do të nisë detyrën e re më 13 mars, 2005. KKSHA, është një organizatë e re lobiste, pa ndonjë traditë në jetën politike të organizatave shqiptare në Amerikë. Ajo është e krijuar rishtaz gjatë viteve '97-të, pikërisht atëherë, kur shqiptarët po përjetonin ngjarjet më tragjike në Shqipëri. Këshilli Kombëtar shqiptaro-amerikan ka ndërruar në 8 vjet, rreth 4 drejtorë ekzekutiv. Vulaj, pas dorëheqjes, në një deklaratë, shprehu falënderimet e tij ndaj Bordit Drejtues të KKSHA, për përkrahjen e tyre gjatë rolit të tij si drejtor ekzekutiv. "Eksperienca në rolin e drejtorit ekzekutiv të KKSHA-s, ka qenë një eksperiencë e pakrahasueshme dhe unë jam shumë mirënjohës të kem pasur fatin të udhëheq komunitetin tonë në një kohë kaq të rëndësishme. Unë jam i bindur se zoti Shkreli do bëjë një punë të mrekullueshme për ta udhëhequr këtë organizatë të rëndësishme", është shprehur Vulaj.
Ndërkaq, për drejtorin e ri, thuhet se mori detyrën e drejtorit të divizionit evropian në Zërin e Amerikës në vitin 1994 pas një përvoje 20-vjeçare në këtë institucion, ku në vitin 1974 kishte filluar punë si gazetar dhe producent. Shumë shpejtë ai u avancua në rolin e redaktorit dhe në vitin 1984 u emërua shef i shërbimit shqip. Nën udhëheqjen e tij, divizioni evropian i Zërit të Amerikës kishte më shumë se 200 punëtorë që transmetonin programe në 18 gjuhë të ndryshme. Shkreli ka luajtur një rol të rëndësishëm si drejtor i divizionit evropian edhe gjatë konflikteve ballkanike kur ky institucion ishte burim i informatave objektive dhe të sakta në kohën kur ky rajon kishte nevojë më së shumti për një burim të tillë.