20 grevistë në spital, Rama: 14 Maji, dita e përshkallëzimit të protestës
TIRANE- Greva e urisë e 21 deputetëve të Partië Socialiste dhe 180 mbështetësve të tyre në betejën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, vazhdon që prej mbrëmjes së 30 prillit në cadrat e ngritura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së Kryeministrisë.Në ditën e 10 të grevës, gjëndja shëndetësore e grevistëve sa vjen e përkeqësohet, ndërsa shprehen të vendosur të cojnë deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve. Ditën e sotme 5 grevistë kanë ndërprerë grevën dhe janë transportuar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
ORA: 19:56- RAMA: 14 MAJI, DITA E PëRSHKALLëZIMIT Të PROTESTëS
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama argumentoi, gjatë fjalës së tij në protestën e radhës të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kushtet e deklaruara nga deputetët e qytetarët grevistë, përmbushja e të cilave do ti japë fund grevës së urisë dhe krizës politike që ka mbërthyer vendin.
Kryesocialisti lexoi gjashtë kushtet e opozitës duke ju kundërpërgjigjur peticionit të artistëve shqiptarë, të cilët i kërkojnë kreut të opozitës të mos dëmtojë integrimin e vendit.
“Dua tu them atyre që mund të mos e kishin firmosur atë palo letër. Jo të gjithë e duan lirinë, jo të gjithë e duan me të vërtetë demokracinë, atë ku secili gjen vendin e punës sipas asaj që vlen dhe jo kur pushteti u gjen punën në varësi të asaj që shërben. Nuk kam asgjë tjetër përvec keqardhjes, për të tjerat historia ka gjykuar dhe do të gjykojë” u shpreh Rama ndërsa përmendi arsyet që detyruan opozitën të zgjidhte grevën e urisë "për të sjellë këtu Europën duke hedhur hapin në kushtet e rrezikut".
“Kjo cadër është simbol i përbuzjes ndaj frikës që pushteti i votave të vjedhura u ka kallur shqiptarëve. Europa nuk është dicka që është larg, ne jemi pjesë e saj, sfida jonë është ta sjellim Europën këtu, me dije me vullnet e me forcën e imagjinatës për të hedhur hapin në kushtet e rrezikut” theksoi Rama.
Ndërsa shprehu mirënjohjen për grevistët, kreu i opozitës ftoi qytetarët në protestat e ditëve në vazhdim të cilat do të kulmojnë me atë të 14 Majit.
“Nesër, të mërkurën, të enjten dhe të premten të jemi edhe më shumë. 14 maj, dy javë rezistencë, ndërsa do të jenë 2 javë shurdhëri, do të jetë dita e një përshkallëzimi” tha Rama përpara mbështetësve të mbledhur në Bulevard.
ORA 18:50- NIS PROTESTA E OPOZITëS, LESKAJ THIRRJE PER TRANSPARENCë
Në ditën e 10 të grevës së urisë së deputetëve socialistë vazhdojnë edhe protestat përpara kryeministrisë.
Deputetja Valentina Leskaj ishte e para që foli, duke shprehur mirënjohje për gratë greviste, ndërsa theksoi që “Ky është një pushtet që bën sikur merr në mbrojtje gratë po shkel të drejtat e tyre. Ky është një pushtet që i kundërvë gratë kundër njëra tjetrë. Ne nuk mund ta lëmë Shqipërinë peng të kësaj politike”, tha Leskaj.
Deputetja socialiste deklaroi më tej se Berisha po mban peng të vërtetën e zgjedhjeve prandaj bën thirrje për transparencën e munguar.
“Sali Berisha pa nxjerrë të vërtetën e zgjedhjeve nuk ka zgjidhje, jepi fund këtij krimi që po bën me popullin shqiptar, jepi të drejtë transparencës. Kjo është ora jonë” – nënvizoi Leskaj.
Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kreu i PLD-së Spartak Ngjela deklaroi pasditen e sotme se rruga e ndjekur nga opozitarët është rruga që do ti cojë ata drejt qëllimit final. “Jemi në një rrugë të drejtë për të mbërritur në një qëllim të madh, nuk ka kauz më të drejtë se demokracia dhe vendosja e votës së lirë në paprekshmërinë e saj. Kjo është vepra juaj dhe e grevistëve, të cilët kanë sfiduar vdekjen” – tha Ngjela.
Duke folur për gjendjen e grevistëve, Ngjela u shpreh se ata hkanë nevojë për humanizëm, në rrugën e lirisë. “Ka ardhur koha të mblidhemi të gjithë ti japim shoqërisë vlerën e madhe të humanizmit, greva e urisë do humanizëm, qeshin me grevën e urisë, le të qeshin me të po do ta shikojnë si do të përfundojnë. Këta janë njerëz që adhurojnë lirinë dhe do ti mbështesim deri në fund” – u shpreh Ngjela.
Protesta ka vijuar më tej me fjalimet e deputetëve grevistë nga cadrat e ngritura përpara selisë së kryeministrisë. Duke ju referuar deklaratës së sotme të kryeministrit Berisha, deputeti Taulant Balla i bëri thirrje kreut të qeverisë të heqë dorë nga presionet ndaj mjekëve që u shërbejnë grevistëve.
“Dua ti them dy fjalë kavalierit. Të dëgjuam sot tek u përpoqe ti bëje presion mjekëve që na mbajnë gjallë, këta mjekë të nderuar nuk tremben nga kërcënimet tua sepse këta janë këtu për ti shërbyer misionit tonë” u shpreh Balla duke theksuar se aksioni i opozitës mbaron ku “Shqipërisë ti rikthehet demokracia”.
“Jemi sot të gjithë bashkë kundër diktaturës, jemi sot të gjithë bashkë për demokracinë”, kështu deklaroi nga cadra e grevës deputetja Shega Ligori.
Duke shprehur habi për letrën e intelektualëve shqiptarë të cilët grevën e shohin si shenjë pengese për liberalizimin e vizave, Ligori u shpreh, “Ku ishin këta zonja e zotërinj në 97, kur shpërtheu Gërdeci, kur u mbyt Shkodra? Populli shqiptar e ka të qartë rrugën e tij, kjo rrugë kalon nëpërmjet transparencës” – tha Ligori.
ORA: 18:26- XHAFAJ: 6 KUSHTE PëR T'I DHENE FUND GREVëS Së URISë
Përmes një deklarate për mediat nga ambientet e cardave të grevistëve opozitarë, të cilët kanë hyrë në ditën e 10 të protestës, deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaron vendosmërinë e opozitës për të cuar deri në fund kauzën për transparencë ndërsa bën me dije gjashtë kushtet që do ti jepnin fund grevës së urisë.
Duke nënvizuar arsyet që cuan Partinë Socialiste dhe aleatët e saj në përshkallëzimin e aksionit politik, Xhafaj sqaroi se protesta do të ndalet vetëm kur të garantohet angazhimi maskimal i palëve për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
"Protesta jonë dhe kjo grevë urie, si shprehja e saj më paqësore por dhe më e vullnetshme në kërkim të zgjidhjeve do të ndalët vetëm kur të garantohet përmes angazhimit publik të palëve:
1- Transparenca e pakushtëzuar përmes hetimit parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 duke nisur nga kutitë jo për efekt të ndryshimit të rezultatit por për efekt të nxjerrjes së problemeve dhe përgjegjësive në zbatimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor.
2-Transparenca në funksionimin e kuvendit më qëllim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverisë. Përfaqesimin e ekuilibruar të shumicës dhe të opozitës në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe delegacioneve parlamentare. Kufizimin e imunitetit ndaj akuzave për korrupsion dhe arritjen e konsensusit e një sërë ligjeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.
3-Transparenca e shifrave të ekonomisë dhe dhënia fund e praktikave të kundraligjshme të disinformimit.
4-Transparenca në funksionimin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve dhe të TVSH-së përmes miratimit me konsensus të një kuadri ligjor të standardeve të BE.
5- Transparenca në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për të mundësuar miratimin me konsensus parlamentar të kandidaturave të zgjedhura.
6-Transparenca për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të vrasjes” theksoi Xhafaj ndërsa tha se “greva është sakrifica për ta nxjerrë vendin nga kriza e që do ti japë shqiptarëve lirinë dhe të ardhmen që meritojnë”.
Duke rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin se PS nuk synon ndryshimin e rezultatit në tavolinë, Xhafaj tha se kërkesat e tyre janë demokratike dhe të bazuara në vlera europiane.
ORA 17:20 – SHKON Në 20-Të NUMRI I GREVISTëVE Në SPITAL
Ashtu si ishte paralajmëruar edhe më herët nga deputetët socialistë, por edhe nga stafi mjekësor pranë grevës së urisë, gjendja e grevistëve është e rënduar. Në orët e pasdites një tjetër grevist është dërguar në spital. Bëhet fjalë për Andi Hajdarin, një 22- vjecar nga Tirana. Largimi i tij nga tenda e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, con në 20 numrin e grevistëve që shtrohen në spital.
Gjendja e tij ka qënë e rëndë që paraditen e sotme, ndërsa dhimbjet akute në stomak e kanë bërë të papërballueshme grevën edhe për të. Ai është dërguar menjëherë drejt Qendrës Spitalore Universitare, QSUT.
ORA: 15:40- XHUVANI: MAXHORANCA Të NDëRHYJë SA S’ëSHTë VONë
Në një komunikim në News24 deputetja socialiste Luiza Xhuvani i bëri thirrje qeverisë të mos qëndrojë indiferente ndaj kërkesave të opozitës, por të veprojë sa më shpejt përpara se gjendja të përkeqësohet.
“Të përballesh me indiferencën që i bën pushteti kësaj sakrifice, për mua nuk ështe njerëzore. I bëj thirrje pushtetit të mos fshihet pas gjykatave, por të veprojë sa më shpejt sa nuk është agravuar më tepër gjendja” u shpreh Xhuvani.
Ndërkaq deputetja socialiste konsideroi të papërgjegjshme deklaratat e sotme te kreut të qeverisë, i cili i bëri thirrje opozitës ti drejtohet gjykatës së Strasburgut për të marrë përgjigje mbi kërkesat e tyre.
“Deklaratat e Berishës janë të papërgjegjshme. Aksioni politik do të përshkallëzohet në të gjithë vendin dhe nëse do të jetë e domosdoshme për tu bashkuar me grevistët do të jemi gati. Aksioni do të vazhdojë deri sa të marrim reagimin e duhur për këtë grevë” tha Xhuvani.
ORA 13.58: BERISHA: RAMA TE VLERESOJE OFERTAT E MIA, LEJO KONTROLLIN MJEKESOR TE GREVISTEVE
Kryeministri Sali Berisha i bën thirrje kundërshtarit të tij politik ti japë fund grevës së urisë dhe të vlerësojë tre ofertat që ai ka vënë në dispozicion për të zgjidhur situatën.
“Së pari Rama të vlerësojë propozimin e Byrosë së Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës si një propozim tërësisht mbi palët, dhe tërësisht në interesin më të mirë të vendit por dhe të PS.
Së dyti: Rama ti drejtohet gjykatës Kushtetuese, në rast se kjo e fundit e sheh të arsyeshme ti drejtohet Gjykatës së Strazburgut.
Së treti Të vijë në komisionin parlamentar, do ketë kryetarin dhe shumicën në cdo votim në komision. Të hetojmë cdo gjë në përputhje me ligjet e këtij vendi”- deklaroi kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së.
Berisha përsëriti sërish se mbetej i vendosur të respektonte cdo të drejtë kushtetuese të shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe se mbetej i ndjeshëm ndaj pasojave të këtij vendimi në shëndetin e tyre.
Berisha nënvizoi se “Nuk do të kishte filluar ndonjëherë një grevë të tillë, por ky vendim është marrë nga drejtuesit e tyre dhe vetë ata dhe jashtë cdo lloj kompetence të kryeministrit. “
“Mund të kërkosh cdo gjë nga unë, por gyjkatës e prokuror nuk mund të bëhem. “- theksoi kryeministri.
Në fjalën e tij para deputetëve PD, Berisha akuzoi Ramën se po shkel aktet ndërkombëtare duke mos lejuar autoritetet shëndetësore të kujdesen për shëndetin e grevistëve. “Ramës i bëj thirrje në mënyrë të menjëherëshme të lejkojë autoritetet shëndetësore të kujdesen për shëndetin e grevistëve. Në historinë e njerëzimit nuk ka ekzistuar kurrë një situatë e tillë kur një parti politike privon nga kujdesi shëndetësor njerëzit që ka ngujuar në grevë urie. Kjo përbën shkelje të të gjitha akteve ndërkomëbtare dhe qëndrimeve ndaj cilitdo që ka nevojë për kujdes shëndetësor.
Një tjetër thirrje nga kryeministri është bërë dhe për mjekët “militantë”- sic i quajti Berisha- se po bëjnë shkelje të rëndë duke shërbyer grevistët.
ORA 13:30-RENDOHET SHENDETI I BESNIK BARES; DERGOHET NE SPITAL
Ka qene ora 13: 35 minuta kur deputeti grevist Besnik Bare eshte nxjerre me barele nga greva per tu derguar nepermjet nje ambulance ne spital per ndihme urgjente. Bare eshte i 19-ti grevist qe dergohet ne spital ne kushtet e nje situate shendetesore te renduar si pasojee greves se urise te nisur prej 10 ditesh.
ORA 13:10-RAMA: DO REZISTOJMë PëR NJë SHQIPëRI Të LIRë
Kryetari i Partisë Socialiste shprehet se opozita do ti rezistojë cdo barriere dhe do të cojë deri në fund qëllimin, pasjen e një Shqipërie me standarte europiane.
Kryetari socialist ndodhej në QSUT për të vizituar grevistët që ndërprerë grevën për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në një prononcim për mediat, Rama u shpreh se “vuajtjet janë dëshmitë e gjalla të stërmundimit të së vërtetës në betejë me gënjeshtrën në pushtet, me gënjeshtrën në sistem të korruptuar vlerash, me gënjeshtrën në një mjedis ku dhuna, presioni, kërcënimi, shantazhi bëjnë gjithçka për të imponuar krijimin e imazheve të rreme të kundërvendosjes së njerëzve me njerëzit”.
“Unë,- tha ai,- e përsëris nga lartësia e kësaj dhimbjeje njerëzore, të një opozite që sot është shpirti i të vërtetës dhe revoltës ndaj këtij kalbëzimi të përditshëm të proceseve të qeverisjes se ne do të rezistojmë duke duruar çdo dhimbje, fyerje, shpifje, sasi balte që do të hidhet ngado që ajo do të vijë”. “Do rezistojmë për ti dhënë Shqipërisë ato standard që meriton. Për tu cliruar nga ky makth, për ti garantuar këtij vendi një Shqipëri të sigurt pa patur frikë të thuash atë cfarë mendon”, nënvizoi Rama.
Duke cilësuar se opozita sot është shpirti i revoltës ndaj kalbëzimit të pushtetit, Rama theksoi gjithashtu krizën që ka pushtuar vendin.
“Vendi është në krizë, një krizë që thellohet cdo ditë që ka përgjegjës ata që janë në pushtet që duhet ti japin llogatri shqiptarëve për rrënimin e ekonomisë, varfërisë së tejskashme, dështimet në qeverisjet e tyre të përsëritura”.
ORA 12: 40 DOKLE: TE GJENDET ZGJIDHJA SA NUK ESHTE VONE
Deputeti socialist Namik Dokle i bën thirrje Presidentit, qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore të japin përgjigje kërkesës së patundur për hapjen e kutive “sa më shpejtë, para se të jetë vonë”. Në një prononcim për NEWS24, para cadrave të grevistëve Dokle tha se “dërgimi i grevistëve me urgjencë tashmë në një amplitudë e shpeshtë qe tregon se fizikisht gjëndja shëndetësore e tyrë është duke u përkeqësuar, por morali është i patundur”.
“Për fat të keq qeveria bën shurdhin e qorrin. Kjo është bërë e rrezikshme për jetën e njerëzve. Mendoj se ka ardhur momenti që pushteti, presidenti e institucionet e tjera shtetërore duhen të mendohen mirë se cfarë të bëjnë me këtë situatë, dhe i bëj thirrje për të dhënë përgjigje sa më shpejt të jetë vonë”- apeloi deputeti socialist.
Duke komentuar protestën e minatorëve e cila nga TVSH ishte zhvendosur para kryeministrisë, Dokle tha “pas një pushteti të ngritur mbi bazën e votave të vjedhura nuk mund të jetë një pushtet që zgjidh problemet e popullit. Duke hapur kutitë hapet gjithcka e mirë për Shqipërinë”
ORA 12:15 POLITIKANI ITALIAN, ANETAR I PE, PANELA VIZITON GREVISTëT
Një politikan italian Marko Panela, kryetari i partisë Radikale në Itali dhe anëtar i Parlamentit Europian vizitoi sot kampin e grevistëve të vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .
Panela tha se mbështeste protestën dhe solidarizohej me grevistët, ndërsa në dorë mbante një lule në simbol të paqes.
“është një kauzë që kërkon transparencë”- tha Panela. Duke shfaqur admirimin e tij për grevistët të cilët janë të vendosur ta cojnë deri në fund kauzën e tyrë Panela tha se edhe në Itali veprohej kështu për votën.
ORA 12:10 GREVISTI I 18-TE SHTROHET NE SPITAL
Bujar Neziri, djaloshi 25 vjecar i cili në mbrëmjen e 30 prillit vendosi të hyjë në grevë urie në betejën për transparencën e zgjedhjeve sot në mesditë është transportuar me ambulancë në repartin infektiv të QSUT-së për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Shkon në 18 numri i protestuesve të cilët u detyruan të ndërpresin grevën për shkak të agravimit të shëndetit të tyre. Brenda 30 minutash, 25 vjecari ishte grevisti i dyti i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
ORA 11. 40 PERKEQESOHET SHENDETI, GREVISTI I 17-te SHTROHET NE SPITAL
Një tjetër grevist ka dalë nga kampi i grevës i vendosur para godinës së kryeministrisë në gjendje të rënduar. Mes duartrokitjeve nga të pranishmit, Lekë Njeza, është transportuar me barelë në ambulancë drejt QSUT ku do ti nështrohet kontrollit mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore
ORA 11:00-BERISHA: NE VEND NUK KA KRIZE; POR ARRITJE
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot nga Durrësi grevën e urisë së opozitës. Sipas kreut të qeverisë në vend nuk ka krizë, por pëkundër kësaj një Shqipëri plot arritje që në muajt e ardhshëm do përfitojë nga BE, heqjen e vizave. “Vetëm kallogjerët flasin për krizë. Sirenat e krizës mohojnë arritjet, tha Berisha nga fshati Pjesëz në Xhafzotaj të Durrësit, ku ndodhej për përurimin e një shkolle 9 vjeçare.
Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria falë arritjeve në 4 vitet e fundit do të përfitojë lirinë drejt Bashkimit Europian. “Në muajt e ardhshëm do të hiqen vizat për shqiptarët”, tha Berisha.
ORA: 09:40 HYSI: GJENDJA E GREVISTEVE E RENDUAR, TE VENDOSUR DERI NE FUND
Deputetja socialiste Vasilika Hysi konfirmon se gjëndja shëndetësore është agravuar shumë. Grevistët kanë dhimbje koke, stomaku dhe luhatje tensioni. “Pjesa më e madhe e grevistëve qëndrojnë të shtrirë, ndërkohë që mjekët këshillojnë të lëvizin”- tha zonja Hysi.
Para kampit të grevistëve, deputetja socialiste thotë se grevistët nuk pranojnë të ndërpresin protestën, dhe janë të vendosur ti shkojnë deri në fund deri në plotësimin e kauzës për transparencën e plotë të zgjedhjeve.Zonja Hysi informoi dhe për gjëndjen shëndetësore të grevistëve të cilët kanën ndërprerë grevën dhe aktualisht ndodhen në kujdesin mjekësor në QSUT. Sipas saj, grevistët janë nën kontroll mjekësor dhe shëndeti i tyre ka ardhur duke u stabilizuar. Zonja Hysi tha se grevistët kanë shfaqur dëshirën për tju rikthyer grevës
ORA 07:10 GREVISTI I 16- TE SHTROHET NE SPITAL
Pak minuta pas mesnatës një tjetër grevist është shoqëruar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar duke cuar në 16 numrin e grevistëve të cilët janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe i janë nënshtruar mjekimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Saimir Gura nga qyteti i Shkodrës është shoqëruar ne sptial nga deputeti socialist Fatmir Toci i cili në një prononcim për NEWS24 në orën 06.30 e mëngjesit të sotëm deklaroi se nata e së dielës duke u gdhirë e hëna kanë qenë e vështirë për shëndetin e grevistëve por ato janë të vendosur në objektivin për transparencën e zgjedhjeve. Toci reagoi dhe ndaj deklaratës së ambasadorit të KE-së, Helmut Lohan i cili tha dje se rruga drejt Europës është shumë e vështirë si "një këmbanë për qeverinë".
9 MAJ ORA 20:00 - SHALSI: BERISHA BëN DEKLARATA Të PAPëRGJEGJSHME
Deputeti socialist Eduart Shalsi ka deklaruar për News 24 se gjendja e grevistëve vazhdon të jetë e rënduar. Sipas tij, “janë momente që përherë e më tepër po vënë në pah se grevistët janë në pikë kritike, por morali është i fortë, vendosmëria është e madhe” – tha Shalsi.
Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha, ku fton grevistët të dalin nga kafazi, Shalsi ka thënë se, kryeministri bën deklarata acaruese.“Kryeministri shqiptar nuk e njeh realitetin shqiptar, nuk e vuan krizën politike, deklarata e tij është e papërgjegjshme dhe acaruese. Nuk është momenti për të nxjerrë dhëmbët, por për të negociuar, ky kryeministër duhet ta mposhtë frikën dhe të negociojë” – tha Shalsi.
Deputeti i PS ka rikonfirmuar edhe njëherë se në 14 Maj opozita do të mblidhet në një tjetër protestë të madhe.
ORA 19:40 - BERISHA: NUK KA KRIZE, DILNI NGA KAFAZI
Kryeministri Berisha ka deklaruar edhe njëherë se nuk tërhiqet nga vendimet e tij në lidhje me grevën dhe protestat e vazhdueshme të opozitës. I ndodhur sot në Paskuqan, për inagurimin e segmentit të parë të unazës, si dhe të fazës së parë të ujësjellësit, kryeminstri i ka bërë thirrje deputetëve socialistë të ndërpresin grevën, pasi nuk ka asnjë krizë për tu zgjidhur. Kriza sipas tij, ajo zhvillohet vetëm në psiqikën e socialistëve.“Zotërinj, dilni nga kafazi. Kriza zhvillohet vetëm në psiqikën tuaj, pasi Shqipëria është në ndërtim dhe jo në krizë” – ka deklaruar Berisha.
Duke përmendur rritjen e rrogave dhe pensioneve, Berisha nënvizoi se opozita nuk duhet të bëjë rolin e asaj që nuk shikon.
“Cdo tu thoni ju qytetarëve të Paskuqanit dhe Shqipërisë kur më 1 Korrik do bëhet rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve. Mos bëni rolin e atyre që nuk shikojnë”.
ORA 12:30- RAMA:9 MAJI TRIUMFI MBI TE KEQEN
Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se nuk do të ketë tërheqje nga proteta dhe greva e urisë deri në plotësimin e kauzës për transparencën e zgjedhjeve. Rama tha se 9 Maji eshte dita triumfit ndaj të keqes duke bërë paralelizëm mes triumfit ndaj Luftës së Dytë Botërore dhe protestës së opozitës. Ai bëri thirrje për bashkim duke nënvizuar se se kjo protestë dhe greva e urisë nuk është si përpjekjet e tjera por është një protestë kundër frikës që del nga dy godinat në të dy krahët e bulevardit.
“Sot në 9 maj, -tha Rama- në zemër të Shqipërisë, në mes të bulevardit është ngritur një cadër që bën historinë dhe në krah të majtë de të djathtë qëndrojnë dy godina të dy pushteteve të cilat Kushtetuta i përcakton si pushtete të popullit, ndërkohë sot ne ndjejmë shohim dhe prekim se nga këto dy godina jo vetëm nuk dalin ligjet që ne duam, që nuk zbatohen por dalin fantazmat e një frike që shpërndahet kudo”.
“Jemi shumë pak për të qenë të përcarë, të trembur”- nënvizoi kryetari socialist, nga podiumi i ngritur para Kryeministrise duke shtuar se "kujtesa historike e europës mbi fashizmin, duhet të na ndihmojë për të kuptuar se në themelin e mirëqënies është kurajoja, në themelin e demokracisë është liria".
Rama nënvizoi se korrupsioni i ka rrënjët te kutitë e votimit, se Shqipërinë e pengojnë kutitë e mbyllura për tu bërë si gjithë Europa. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për tu bashkuar në protetën për një Shqipëri tjetër ku “shteti ti shërbejë të gjithëve njësoj...mësuesi të jetë autoriteti më i lartë moral.. të mos jemi të fundit në Ballkan për lirinë e shtypit.. ku të burgosurit e liruar nga qeveria të mos kërcënojnë qytetarët.... dhe Kushtetuta të jetë Bibël për të gjithë. Në ditën e nënave, Rama shprehu mirënjohjen Elsa Lilës, dhe gjithë grave e vajzave që janë të vendosura në këtë grevë urie.
(s.g/d.b/e.n/m.a/BalkanWeb)