E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 klandestinë në ditë Konispol-Qafëbotë

Viti 2008 ka shënuar një fluks
në rritje të lëvizjes së klandestinëve
në kufirin tokësor
mes Greqisë dhe Shqipërisë. Të paktën
20 persona në ditë kanë kaluar
ilegalisht këtë vit në pjesën e
kufirit që administrohet nga Komisariati
i Policisë Kufitare të Sarandës.
Kjo është shifra e zyrtarizuar nga
analiza e zhvilluar këto ditë. Për
shefin e këtij komisariati, Ilir Gjoçi,
dukuria ka dy pamje: Nga njëra anë
konstatohet rritje e numrit të personave
të arrestuar nën akuzën e
dhënies ndihmë për kalim të
paligjshëm të kufirit, ndërkohë që
rritjen më të madhe e ka numri i
personave që janë kapur në tentativë
për të kaluar kufirin. Për periudhën
e tanishme të këtij viti, numri
i tyre është thënë se kap shifrën
7200. Nga tërësia e kësaj tabloje të
"sulmit" ndaj kufirit jugor në
drejtim të Konispolit, "shtigjeve" të
Qafëbotës, veçohen 13 raste të
femrave. Ato konsiderohen si viktima
të mundshme të trafikimit për
qëllime prostitucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›