E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Në një vit, Policia e Rinasit parandaloi trafikimin e 22 femrave"

Policia e Rinasit ka zbuluar 22 raste,
ku është tentuar trafiku i femrave
për prostitucion. Këto shifra janë
regjistruar gjatë vitit 2008 dhe janë bërë
publike ditën e djeshme gjatë analizës së
Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Tiranë. Në
këtë analizë, policia ka detajuar se është
intensifikuar së tepërmi lufta për
mbrojtjen e kufirit, ku bien në sy edhe shifrat
e arritura për 12 muaj. Në analizë janë
ngritur një sërë çështjesh, ku ka pikasur
ajo e trafikimit të femrave për qëllim prostitucioni.
Sipas të dhënave zyrtare, rastet
e lartpërmendura janë konstatuar në periudha
të ndryshme, sidomos gjatë kohës
së emigrantëve. Por, duke bashkëpunuar
ngushtë me Antitrafikun është arritur
parandalimi i trafikimit të 22 femrave.
Paraditen e djeshme, në ambientet e
Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit
u zhvillua analiza vjetore për vitin
2008. Në këtë analizë morën pjesë zv/ministri
i Brendshëm, Gent Strazimiri, zv/ministrja
e Brendshme, Iva Zajmi, prefekti i
Qarkut Tiranë, Ruzhdi Keci, zv/prokurori i
Rrethit Tiranë Elio Mazreku, drejtoresha
e Shërbimit Doganor në Rinas, Ledia Sulaj,
si dhe drejtues të ndryshëm të Drejtorisë
së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në analizë u paraqitën rezultatet e
arritura dhe problemet e konstatuara nga
kjo drejtori, ku midis të tjerave u pasqyruan
edhe disa tregues. Sipas të pranishmëve
në takim, sigurimi i rendit e qetësisë
drejtorie ka qenë kontrolli i dokumentacionit
dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale
në Pikën e Kalimit Kufitar në juridiksion
të saj. Kështu, nga shifrat zyrtare mësohet
se janë goditur 134 vepra penale me 234
autorë, të cilat janë referuar në Prokurorinë
e Tiranës si dhe janë kapur 25 persona
në kërkim. Gjithashtu është bërë dhe një
punë e mirë në kontrollin e shtetasve të
huaj dhe pajisjen e tyre sipas ligjeve me leje
qëndrimi, ku për vitin 2008 kanë aplikuar
3377 shtetas. Për vitin 2008, kjo drejtori, në
bashkëpunim me Interpolin, ka marrë
masa sigurie për ekstradimin e 76 shtetasve
të shpallur në kërkim dhe për të cilët
gjykata ka dhënë vendime dënimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›