Trafiku i klandestinëve, policia e Beratit arreston gjashtë veta
Gjashtë persona janë vënë
në pranga dhe tre të tjerë
janë shpallur në kërkim për
organizimin e kalimit të paligjshëm
të kufirit, kundrejt pagesës. Policia
e Beratit ka deklaruar dje përfundimin
me sukses të një operacioni
kundër trafikut të paligjshëm të
njerëzve drejt Greqisë. Operacioni
me emrin e koduar "Ginga", është
finalizuar rreth orës 22:00 të së
mërkurës me arrestimin e gjashtë
personave dhe shpalljen në kërkim
të tre të tjerëve. Të arrestuarit janë
Romeo Hajdini, 18 vjeç, banues në
fshatin Orizaj të Rrethit të Beratit,
Taulant Hysi, 21 vjeç, banues në
lagjen " Apolonia" të qytetit të Fierit,
Engjëll Veizaj, 46 vjeç, banues në
fshatin Arshilengo në Rrethin e
Gjirokastrës, Spartak Cacaj, 39 vjeç,
banues në lagjen "18 Shtatori" në
qytetin e Gjirokastrës, Edvin Qato,
29 vjeç, banues në fshatin Otllak
në Berat, si dhe Asqeri Mehmetaj,
42 vjeç, banues në lagjen " Kastrioti"
në Rrethin e Fierit. Policia deklaroi
gjithashtu shpalljen në
kërkim të Leonard Hysit nga Fieri,
Agron Ymerajt dhe Altin Çepeles
nga Roskoveci, të cilët i kanë shpëtuar
arrestimit nga policia. Personat
e arrestuar, por dhe ata të shpallur
në kërkim, mësohet se kanë
qenë nën hetim që prej dy muajsh,
nga ana e strukturave të policisë,
Zyrës së Kalimit të Paligjshëm
të Kufirit dhe organit të Prokurorisë
së Rrethit të Beratit. Në kohë të
ndryshme, në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, këta persona organizonin
kalimin e paligjshëm të kufirit
drejt Greqisë. Të arrestuarit
nga Berati mësohet se organizonin
punën duke gjetur persona që
donin të shkonin ilegalisht drejt
Greqisë. Personat e grumbulluar,
kryesisht djem të rinj të fshatrave
të Beratit, paguanin nga një
shumë prej 250 mijë lekësh për
person, me qëllim kalimin ilegal
drejt Greqisë. Trafikimi ilegal drejt
Greqisë mësohet se është kryer
gjatë muajve të fundit. Ekspertët
e Antitrafikut në Policinë e Beratit,
në bashkëpunim me prokurorinë
e rrethit kanë nisur punën hetimore
dy muaj më parë. Në bazë të
informacioneve të siguruara në
rrugë operative, policia ka organizuar
operacionin dje, kur ishin
grumbulluar 70 persona për të
kaluar në Greqi në mënyrë ilegale.
Policia organizoi punën duke
prangosur në banesat e tyre gjashtë
personat që kishin organizuar
kalimin ilegal të kufirit. Të gjithë
të arrestuarit dhe të shpallurit në
kërkim do të përballen me akuzën
e "dhënies së ndihmës për kalimin
e paligjshëm të kufirit".
në pranga dhe tre të tjerë
janë shpallur në kërkim për
organizimin e kalimit të paligjshëm
të kufirit, kundrejt pagesës. Policia
e Beratit ka deklaruar dje përfundimin
me sukses të një operacioni
kundër trafikut të paligjshëm të
njerëzve drejt Greqisë. Operacioni
me emrin e koduar "Ginga", është
finalizuar rreth orës 22:00 të së
mërkurës me arrestimin e gjashtë
personave dhe shpalljen në kërkim
të tre të tjerëve. Të arrestuarit janë
Romeo Hajdini, 18 vjeç, banues në
fshatin Orizaj të Rrethit të Beratit,
Taulant Hysi, 21 vjeç, banues në
lagjen " Apolonia" të qytetit të Fierit,
Engjëll Veizaj, 46 vjeç, banues në
fshatin Arshilengo në Rrethin e
Gjirokastrës, Spartak Cacaj, 39 vjeç,
banues në lagjen "18 Shtatori" në
qytetin e Gjirokastrës, Edvin Qato,
29 vjeç, banues në fshatin Otllak
në Berat, si dhe Asqeri Mehmetaj,
42 vjeç, banues në lagjen " Kastrioti"
në Rrethin e Fierit. Policia deklaroi
gjithashtu shpalljen në
kërkim të Leonard Hysit nga Fieri,
Agron Ymerajt dhe Altin Çepeles
nga Roskoveci, të cilët i kanë shpëtuar
arrestimit nga policia. Personat
e arrestuar, por dhe ata të shpallur
në kërkim, mësohet se kanë
qenë nën hetim që prej dy muajsh,
nga ana e strukturave të policisë,
Zyrës së Kalimit të Paligjshëm
të Kufirit dhe organit të Prokurorisë
së Rrethit të Beratit. Në kohë të
ndryshme, në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, këta persona organizonin
kalimin e paligjshëm të kufirit
drejt Greqisë. Të arrestuarit
nga Berati mësohet se organizonin
punën duke gjetur persona që
donin të shkonin ilegalisht drejt
Greqisë. Personat e grumbulluar,
kryesisht djem të rinj të fshatrave
të Beratit, paguanin nga një
shumë prej 250 mijë lekësh për
person, me qëllim kalimin ilegal
drejt Greqisë. Trafikimi ilegal drejt
Greqisë mësohet se është kryer
gjatë muajve të fundit. Ekspertët
e Antitrafikut në Policinë e Beratit,
në bashkëpunim me prokurorinë
e rrethit kanë nisur punën hetimore
dy muaj më parë. Në bazë të
informacioneve të siguruara në
rrugë operative, policia ka organizuar
operacionin dje, kur ishin
grumbulluar 70 persona për të
kaluar në Greqi në mënyrë ilegale.
Policia organizoi punën duke
prangosur në banesat e tyre gjashtë
personat që kishin organizuar
kalimin ilegal të kufirit. Të gjithë
të arrestuarit dhe të shpallurit në
kërkim do të përballen me akuzën
e "dhënies së ndihmës për kalimin
e paligjshëm të kufirit".