Mjeku Ardian Nelaj "arratiset" jashtë Shqipërisë
Kirurgu i njohur, Agim
Karaj, ndodhet në Tiranë,
ndërsa mjeku
tjetër, Ardian Nelaj (të dy
të hetuar për korrupsion) është "arratisur"
jashtë Shqipërisë, në një
kohë që të gjithë kolegët e tyre kanë
filluar një grevë urie në mbështetje
të mjekut Agron Ylli, i plagosur disa
ditë më parë. Burime nga Prokuroria
e Tiranës thanë se nga verifikimet
paraprake ka rezultuar që
mjeku Karaj është parë duke lëvizur
në fshehtësi te disa të afërm të
tij. Por ai ka mundur të shmangë
punonjësit e policisë që e kërkonin,
duke mos u dorëzuar, megjithëse
ndaj tij Gjykata e Apelit Tiranë vendosi
disa ditë më parë masën e sigurisë
"arrest me burg" deri në përfundimin
e hetimeve. Ndërkohë,
për mjekun tjetër, Ardian Nelaj,
Prokuroria e Tiranës tha dje se ai
është larguar jashtë Shqipërisë.
Nga pyetja e familjarëve të tij ka
rezultuar se Nelaj, megjithëse
ndodhej nën masën e sigurisë "arrest
me burg", është larguar në
drejtim të paditur. Edhe ndaj tij,
Gjykata e Apelit ndryshoi masën e
sigurisë së shkallës së parë, duke e
lënë mjekun në arrest në burg,
tashmë në mungesë.
Hetimet e pasurisë
Pas verifikimeve të vendndodhjes
së mjekëve, puna e
Prokurorisë së Tiranës po përqendrohet
në identifikimin e pasurive
të tyre. Hetuesit kanë verifikuar
llogarinë bankare të mjekut Agim
Karaj. Nga informacionet e marra
në një bankë private ka rezultuar se
mjeku shtonte për çdo muaj
shumën e 1500 eurove. Këto para
janë derdhur për vite me radhë.
Por, gjatë verifikimit të llogarisë
bankare ka rezultuar se në të ka pasur
vetëm 5 mijë euro që nuk
prekeshin asnjëherë. Prokuroria ka
të dhëna se llogaria bankare është
tërhequr nga të afërmit e mjekut
jashtë Shqipërisë. Sipas informacioneve
të mara, rezulton se familja
e tij jeton në Kanada, prej nga
dyshohet se janë tërhequr paratë.
Gjithsesi prokuroria thotë se ka prova
të pakundërshtueshme që
vërtetojnë akuzën e korrupsionit
pasiv ndaj mjekut Agim Karaj. Ekzistojnë
përgjime dhe vëzhgime në
dy raste të marrjes së ryshfetit, ku
mjeku u ka marrë klientëve të tij
shuma të konsiderueshme të hollash.
Gjithashtu ka dyshime edhe
për raste të tjera, të cilat po verifikohen
nga hetuesit. Nga tërësia e
provave të mbledhura është ngritur
dyshimi se mjeku merrte ryshfet
për çdo operacion që kryente në
qendrën spitalore "Nënë Tereza".
Gjithsesi provat e mbledhura nga
prokuroria do të dorëzohen në
gjykatë, e cila do të çmojë nëse janë
marrë në mënyrë të ligjshme apo jo.
Nëse po, mjeku rrezikon një dënim
prej 6 vitesh burg.
Akuzat ndaj mjekëve
Shefi i Onkologjikut, kirurgu
Agim Karaj, u arrestua nga policia
më 3 nëntor të këtij viti. Gjykata e
Tiranës lëshoi fillimisht një mandat
arresti, i cili u ekzekutua brenda pak
orësh nga specialistët e Antikorrupsionit.
Këta të fundit, në bashkëpunim
me Taks-Forcën e
Prokurorisë, kishin më shumë se
një muaj që hetonin mjekun dhe
provat e mbledhura ndaj tij iu depozituan
Gjykatës së Tiranës, e cila
dha miratimin e saj për arrestimin
e kirurgut. Shefi i kirurgjisë së
Onkologjikut në QSUT ishte pritur
nga policia të mbarojë detyrën e tij
dhe sapo po kthehej për në banesë
u ndalua nga specialistët e Antikorrupsionit,
të cilët i komunikuan
mandatin e arrestit për veprën penale
të "mitëmarrjes". Mësohet se
Karaj nuk ka bërë rezistencë, duke
"shkuar" pas oficerëve të policisë.
Në vlerësimin e masës së sigurisë,
e njëjta gjykatë (Gjykata e Shkallës
së Parë Tiranë), me të njëjta prova
e liroi mjekun. Ndërsa disa ditë më
vonë, Gjykata e Apelit dha masën
"arrest me burg". Por ishte shumë
vonë, pasi mjeku ishte "arratisur".
Ndërkohë, i njëjti skenar ka
ndodhur edhe me mjekun Ardian
Nelaj, fillimisht prokuroria ka çuar
provat ligjërisht në gjykatë, e cila ka
vendosur masën e arrestit paraprak.
Në momentin që është arrestuar,
gjykata ka ndryshuar masën
e saj, duke vendosur "arrest shtëpie"
dhe në momentin që masa
është ndryshuar nga Gjykata e
Apelit, mjeku Ardian Nelaj është
"arratisur" dhe tashmë ndodhet
jashtë Shqipërisë.
Karaj, ndodhet në Tiranë,
ndërsa mjeku
tjetër, Ardian Nelaj (të dy
të hetuar për korrupsion) është "arratisur"
jashtë Shqipërisë, në një
kohë që të gjithë kolegët e tyre kanë
filluar një grevë urie në mbështetje
të mjekut Agron Ylli, i plagosur disa
ditë më parë. Burime nga Prokuroria
e Tiranës thanë se nga verifikimet
paraprake ka rezultuar që
mjeku Karaj është parë duke lëvizur
në fshehtësi te disa të afërm të
tij. Por ai ka mundur të shmangë
punonjësit e policisë që e kërkonin,
duke mos u dorëzuar, megjithëse
ndaj tij Gjykata e Apelit Tiranë vendosi
disa ditë më parë masën e sigurisë
"arrest me burg" deri në përfundimin
e hetimeve. Ndërkohë,
për mjekun tjetër, Ardian Nelaj,
Prokuroria e Tiranës tha dje se ai
është larguar jashtë Shqipërisë.
Nga pyetja e familjarëve të tij ka
rezultuar se Nelaj, megjithëse
ndodhej nën masën e sigurisë "arrest
me burg", është larguar në
drejtim të paditur. Edhe ndaj tij,
Gjykata e Apelit ndryshoi masën e
sigurisë së shkallës së parë, duke e
lënë mjekun në arrest në burg,
tashmë në mungesë.
Hetimet e pasurisë
Pas verifikimeve të vendndodhjes
së mjekëve, puna e
Prokurorisë së Tiranës po përqendrohet
në identifikimin e pasurive
të tyre. Hetuesit kanë verifikuar
llogarinë bankare të mjekut Agim
Karaj. Nga informacionet e marra
në një bankë private ka rezultuar se
mjeku shtonte për çdo muaj
shumën e 1500 eurove. Këto para
janë derdhur për vite me radhë.
Por, gjatë verifikimit të llogarisë
bankare ka rezultuar se në të ka pasur
vetëm 5 mijë euro që nuk
prekeshin asnjëherë. Prokuroria ka
të dhëna se llogaria bankare është
tërhequr nga të afërmit e mjekut
jashtë Shqipërisë. Sipas informacioneve
të mara, rezulton se familja
e tij jeton në Kanada, prej nga
dyshohet se janë tërhequr paratë.
Gjithsesi prokuroria thotë se ka prova
të pakundërshtueshme që
vërtetojnë akuzën e korrupsionit
pasiv ndaj mjekut Agim Karaj. Ekzistojnë
përgjime dhe vëzhgime në
dy raste të marrjes së ryshfetit, ku
mjeku u ka marrë klientëve të tij
shuma të konsiderueshme të hollash.
Gjithashtu ka dyshime edhe
për raste të tjera, të cilat po verifikohen
nga hetuesit. Nga tërësia e
provave të mbledhura është ngritur
dyshimi se mjeku merrte ryshfet
për çdo operacion që kryente në
qendrën spitalore "Nënë Tereza".
Gjithsesi provat e mbledhura nga
prokuroria do të dorëzohen në
gjykatë, e cila do të çmojë nëse janë
marrë në mënyrë të ligjshme apo jo.
Nëse po, mjeku rrezikon një dënim
prej 6 vitesh burg.
Akuzat ndaj mjekëve
Shefi i Onkologjikut, kirurgu
Agim Karaj, u arrestua nga policia
më 3 nëntor të këtij viti. Gjykata e
Tiranës lëshoi fillimisht një mandat
arresti, i cili u ekzekutua brenda pak
orësh nga specialistët e Antikorrupsionit.
Këta të fundit, në bashkëpunim
me Taks-Forcën e
Prokurorisë, kishin më shumë se
një muaj që hetonin mjekun dhe
provat e mbledhura ndaj tij iu depozituan
Gjykatës së Tiranës, e cila
dha miratimin e saj për arrestimin
e kirurgut. Shefi i kirurgjisë së
Onkologjikut në QSUT ishte pritur
nga policia të mbarojë detyrën e tij
dhe sapo po kthehej për në banesë
u ndalua nga specialistët e Antikorrupsionit,
të cilët i komunikuan
mandatin e arrestit për veprën penale
të "mitëmarrjes". Mësohet se
Karaj nuk ka bërë rezistencë, duke
"shkuar" pas oficerëve të policisë.
Në vlerësimin e masës së sigurisë,
e njëjta gjykatë (Gjykata e Shkallës
së Parë Tiranë), me të njëjta prova
e liroi mjekun. Ndërsa disa ditë më
vonë, Gjykata e Apelit dha masën
"arrest me burg". Por ishte shumë
vonë, pasi mjeku ishte "arratisur".
Ndërkohë, i njëjti skenar ka
ndodhur edhe me mjekun Ardian
Nelaj, fillimisht prokuroria ka çuar
provat ligjërisht në gjykatë, e cila ka
vendosur masën e arrestit paraprak.
Në momentin që është arrestuar,
gjykata ka ndryshuar masën
e saj, duke vendosur "arrest shtëpie"
dhe në momentin që masa
është ndryshuar nga Gjykata e
Apelit, mjeku Ardian Nelaj është
"arratisur" dhe tashmë ndodhet
jashtë Shqipërisë.