Dënohet për trafik klandestinësh beratasi
Një vit burg dhe 2 milionë
lekë gjobë ka qenë dënimi
i dhënë nga Gjykata e
Sarandës për një beratas 22-
vjeçar, i cili është gjetur fajtor për
dhënien e ndihmës për kalimin e
paligjshëm të kufirit. Armand
Daullja, 22 vjeç, u arrestua në
muajin gusht të këtij viti si një nga
udhërrëfyesit e klandestinëve.
Policia e Sarandës kishte ndaluar
një shtetas, i cili kishte treguar se
do të kalonte ilegalisht kufirin dhe
se për këtë do ta ndihmonte Armand
Daullja. Pas kësaj, ai është
detyruar nga policia që t‘i telefonojë
22-vjeçarit Daullja, i cili pas
pak ka mbërritur në vendin ku
ndodhej klandestini, ku edhe është
kapur e më pas ndaluar nga policia.
Mësohet se 22-vjeçari, gjatë të
gjitha seancave ka pranuar fajin
dhe është shprehur i penduar.
Ndërkohë, ai ka kërkuar edhe
gjykim të shkurtuar, i cili është
pranuar nga gjykata. Rrethanat e
çështjes nuk e kanë penguar
Prokurorinë e Gjykatën e Sarandës
që ta dënojë atë me 1 vit burg dhe
2 milionë lekë të reja gjobë.
lekë gjobë ka qenë dënimi
i dhënë nga Gjykata e
Sarandës për një beratas 22-
vjeçar, i cili është gjetur fajtor për
dhënien e ndihmës për kalimin e
paligjshëm të kufirit. Armand
Daullja, 22 vjeç, u arrestua në
muajin gusht të këtij viti si një nga
udhërrëfyesit e klandestinëve.
Policia e Sarandës kishte ndaluar
një shtetas, i cili kishte treguar se
do të kalonte ilegalisht kufirin dhe
se për këtë do ta ndihmonte Armand
Daullja. Pas kësaj, ai është
detyruar nga policia që t‘i telefonojë
22-vjeçarit Daullja, i cili pas
pak ka mbërritur në vendin ku
ndodhej klandestini, ku edhe është
kapur e më pas ndaluar nga policia.
Mësohet se 22-vjeçari, gjatë të
gjitha seancave ka pranuar fajin
dhe është shprehur i penduar.
Ndërkohë, ai ka kërkuar edhe
gjykim të shkurtuar, i cili është
pranuar nga gjykata. Rrethanat e
çështjes nuk e kanë penguar
Prokurorinë e Gjykatën e Sarandës
që ta dënojë atë me 1 vit burg dhe
2 milionë lekë të reja gjobë.