E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 mijë bileta për miqësoren me Kosovën

Pragndeshja

Për ndeshjen miqësore ndërmjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 17 shkurt për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës, do të hidhen në treg 20 mijë bileta. Këtë e ka konfirmuar Visar Miftari, drejtor i “Albanian Group”, kompanisë që organizon këtë eveniment në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Sipas Miftarit, biletat do të hidhen në treg dy ditë para ndeshjes, derisa ato të shiten në të gjitha rajonet e Kosovës dhe do të kushtojnë 2 euro. Miftari tha se të gjitha përfitimet nga kjo ndeshje do t’u dedikohen familjeve të prekura nga përmbytjet në veri të Shqipërisë. Ndërkohë Miftari e shpalosi edhe axhendën e miqve shqiptarë, mes të cilëve do të jenë edhe disa presidentë klubesh. Një pjesë do të vizitojnë edhe varrin e Adem Jasharit dhe të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›