Haxhibuliç-Balaj, dilema e Edi Martinit
Vllaznia
Vllaznia do të presë sot në shtëpi Skënderbeun, me të cilin u përball në mesjavë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0-0. Për trajnerin Edi Martini ekziston një dilemë: zgjedhja e një module, me të cilin skuadra do të rreshtohet në fushë përballë kundërshtarit të radhës në kampionat. Sikurse bëhet e ditur nga burime brenda skuadrës, ende nuk është vendosur skema përfundimtare. Për momentin theksohet se tekniku Edi Martini ka vendosur të luajë me një sulmues, gjë që e vë talentin Balaj në konkurrencë me të sapoardhurin në merkaton e dimrit, Haxhibuliç. Ky i fundit duket se do të jetë favorit për të nisur nga minuta e parë. Por është e mundur që tekniku Martini të bindet për skemën 4-4-2, e cila do të shihte në fushë së bashku Balajn dhe Haxhibuliç.
#