20 mijë kosovarë i japin lamtumirën Haradinajt

18/04/2005 Policia e UNMIK-ut arreston një pjesëtar të familjes Musa, kishin konflikt të vjetër
Enver Haradinaj, 25 vjeç, vëllau i pestë i familjes Haradinaj u vra më 16 prill në një pritë të organizuar, një një lokalitet mes qyteteve të Pejës dhe Deçanit.
“Mos u mërzit plak! Zoti të lashtë shëndosh për Enverin! Bonu i fortë!” Më këto fjalë i është drejtuar babait të vet, plakut Hilmi Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai u lirua përkohësisht nga Tribunali i Hagës për të marrë pjesë në varrimin e vëllut Enverit, të vrarë një ditë më parë. Ramushi arriti në Gllogjan, në vendlindjen e tij aty rreth orës 15, dhe një orë më pas i pari hodhi një grusht dhe mbi varrin e vëllaut të vrarë. Po sot është lirar për të marrë pjesë në ceremoniën e varrimit edhe vëllau tjetër, Daut Haradinaj, i dënuar me 5 vjet burg nga një gjykatë ndërkombëtare në Kosovë, për krime lufte.
Në Gllogjan të komunës së Deçanit, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Enver Haradinajt, morën pjesë përfaqësues të lartë të insitutucioneve të Kosovës, të Shqipërisë si dhe shqiptarë nga të katër anët e Kosovës. Dita e sotme ishte shpallur ditë zie nga Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Hetimet
Derisa në ceremoninë e varrimit të Enver Haradinajt morën pjesë një numër i madh i shqiptarëve, një ekip i policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, i kryesuar nga një hetues ndërkombëtar po vazhdon hetimet e kësaj vrasje. Zëdhënësi i policisë së SHPK-së Refki Morina një një prononcim për media ka thënë se deri më tash janë marrë në intervistë disa persona që kanë njohur për këtë vrasje. Ai shtoi se deri më tash kemi arritur të identifikojmë tipin e veturës, që është një veturë AUDI 80, ngjyrë e kuqe. Zëdhënësi Morina nuk bëri të ditur se a është arrestuar deri më tash ndonjë person. Por, nga burime jozyrtare mësojmë se është arrestuar një pjestar i familjes Musaj nga fshati Strellc i Deçanit, që dyshohet se ka qenë në konflikt të mëhershëm më familjen Haradinaj.
Fjalimet
Që në orët e para të ditës së sotme, për në Gllogjan ia kishin mësuar shumë personalitete të larta të institucioneve të Kosovës, Shqipërisë si dhe banorë të shumtë të Kosovës. Telegeramin e presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova e lexoi këshilltari i tij Sali Cacaj. "I nderuari Hilmi Haradinaj dhe familje Haradinaj.Me rastin e vrasjes së birit dhe vëllait tuaj më të dashurit tuaj dhe luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj iu shpreh ngushllimet e mia të thella dhe të popullit të Kosovës.Enver Haradinaj që në mosh të njom u bë luftetarë i lirisë në radhët e UCK-së duke ia dhuruar rinin e vet lirisë,pavarësisë dhe demokracisë së vendit tonë të shtrënjtë.Për këto vlera të larta sublime luftoi dhe sakrifikoi Enver Haradinaj me familje dhe familja juaj e çmuar.Familje e nderuar ju premtoj se do të marrim të gjitha masat që atë që ia shuan jetën Enver Haradinajt në lule të rinisë dhe në dritën e lirisë se vendit tonë do të dalin para drejtësisë...Ju do të gëzoni kujdesin e shtetit të Kosovës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë. Zoti e bekoft luftëtarin e lirisë Enver Haradinaj.Zoti e bekoft familjen Haradinaj.Zoti e Bekoft Kosovën" u tha në fudn të telegramit të presidenti Rugova. Ndërkaq, kryeparlamentari i Kosovës Akademik Nexhat Daci në fjalën e tij pasi ka shprehur konsideratën e tij të lartë për familjen Haradinaj, me një ndjenjë pikëlluese ka shtuar se vendi ynë ende ka plagë të pasheruara, varre të pambuluara, bijë dhe bija ende të pagjetur. Kryeministri Bajram Kosumi ka thënë se kjo vraje është bërë me qëllim për të destabilzuar Kosovën. Në këtë ceremoni mortore foli edhe zëvenskryemnister i Shqipërisë Namik Dokle I cili solli ngushllime të popullit shqiptar dhe Qeverisë së Shqipërisë. Si gjithmonë i pahtyeshëm, së paku në pamje vizuele, Ramush Haradinaj ka falenderuar të pranishmit për pjesëmarrje në varrimin e vëllaut të tij. "Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për Kosovën është mbështetja e procesëve që Kosovën e shpien përpara" tha në fund ish kryeministri Haradinaj.
Në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, është shtuar edhe një varr i një dëshmori që vjen nga familja Haradinaj. Dy të tjerë, Shkelzeni dhe Luani janë vrarë gjatë luftës në Kosovë. Enveri u ra gati 6 vjet pas përfudnimit të kësaj lufte. Lufta në Kosovë ka marrë fund, por jo edhe vrasjet.
Kryeparlamemntari: U vra pjesëtari i lirisë
Kosovë, me dhembje, e përlotur, e trishtuar, e hidhëruar. Dukagjin i historisë së vjetër dhe të re, i krenarisë së gjakimit për atdhe dhe lirisë. E dashura dhe e respektuara dhe e nderuara familje e simboleve kombëtare e historisë së re të Kosovës, familje Hardinaj, të respektuara familje me emra të heronjve dhe dëshmorëve Jasharaj, Ramadani, Lladrovci, Pajaziti e shumë të tjera. E ndiej dhembjen sot këtu në Gllogjan, e ndiej dhembjen e shpirtrave tuaj, që rrahin për Kosovën. Jeni me ne, janë me ne zemrat tuaja, janë me ne shpirtrat tuaj, janë me ne zemrat tuaja, që rrahin për Kosovën. Dhatë shumë dëshmorë për Kosovën e ëndrrave tuaja, mjerisht ende të parealizuara.
Janë shqetësuar të gjithë, sot këtu, në Gllogjan, për vrasjen makabre të pjesëtarit të lirisë, të orëve të para, Enver Haradinajt, i cili u vra nga vrasësit e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.