Komisionet vendosin sot për metodikën e pronave

17/04/2005 PD e PS do të diskutojnë mbi amendamentet e dhëna për çmimin e tokës
Komisioni Parlamentar i Bujqësisë, do të nisë sot shqyrtimin e amendamenteve mbi metodikën e vendosjes së cmimeve të tokës, për efekt të kompensimit. Sipas programit të punës, në këtë mbledhje do të tentohet të arrihet në një kompromis, mbi propozimet e bëra nga deputetët e mazhorancës dhe prej atyre të opozitës. Ndërsa sot mbasdite, Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, ka vendosur që të zhvillojë një mbledhje ku do të kërkohet që komisionet vendore, të nisin punen për kthimin dhe kompensimin e pronave. Për këtë pikë, mësohet se është përgatitur një projekt, i cili do t'u bëhet i njohur anëtarëve të komisioneve, për të zbatuar sa më konkretisht kthimin e drejtë të tokës, duke u bazuar dhe në ligjin e miratuar në 29 korrik të vitit të shkuar.
Komisionet
Ndërsa komisioni parlamentar i ekonomisë, ka miratuar pa ndryshime metodikën e paraqitur nga Komiteti Shtetëror, në Komisionin e Bujqësisë, ka ndodhur krejt e kundërta. Opozitarët kanë kërkuar ndryshime në formulën e përcaktimit të cmimit mbi tokën truall, pasi, sipas tyre, nuk janë marrë në konsideratë zhvillimet më të fundit në urbanistikën shqiptare. Deputetët e opozitës janë shprehur se koeficienti i ndërtueshmërisë mbi një truall, nuk duhet të jetë 1.2 deri në 2.5, por duhet të jetë dyfishi. Kjo, për vetë faktin se, me zhvillimin e teknologjisë, ndërtueshmëria mbi një truall, nuk është më deri në 50 për qind por deri në 70 për qind, ku pallatet janë nga 6 deri në 14 kate. Në këtë mënyrë, është propozuar rritja e cmimit të truallit duke e dyfishuar atë. Në të kundërt me opozitarët socialistët, janë shprehur se dhe propozimet e paraqitura prej Komitetit të Pronave janë të larta, ndaj ato duhen ndryshuar, duke ulur vlerën e parashikuar. Kjo ka lënë të nënkuptuar se, PS do të jetë dhe kundër amendamentit që do të paraqesin deputetët e PD-së.
Vendimi
Pronarët, tokat e të cilëve janë ende të lira, do të jenë të parët që do të përfitojnë nga kthimi i pronës. Kjo, sepse Komiteti Shtetëror, ka vendosur të përshpejtojë procedurën, duke mos pritur kuvendin me miratimin e Metodikës së vendosjes së cmimit të tokës. Megjithatë, është theksuar se në zonat urbane, nuk do të lejohet kthimi fizik nën 1 000 m2 tokë. Kjo sepse do të krijonte probleme në urbanistikë. Ndërsa në zonat turistike, do t'u kthehet toka, pronarëve që kanë mbi 500 m2. Të gjithë personat që kanë nën këto hapësira, do të kenë të drejtën e kompensimit të forma të tjera. Ndërsa për to, do të pritet përfundimi i Metodikës, pasi kompensimi në forma të tjera, si kompensim financiar apo me aksione, kërkon në rradhë të parë, një vlerësim të tokës.
Toka bujqësore 1-5 euro
Toka truall turistike 40 -208 euro
Tuka truall urbane 70-606 euro