Olldashi fiton kryesimin e PD Tiranë

18/04/2005 Berisha u kërkon kandidatëve të ftojnë në debate televizive kundërshtarët e tyre të majtë
Xhiku arrin të marrë 132 vota kundret 242 të kreut të ri të demokratëve në Kryeqytet
Kuvendi i 8-të i degës së PD-së, ka zgjedhur Sokol Olldashin si kryetarin që do ta drejtojë për katër vjetët e ardhshme. Olldashi ka mundur të sigurojë dje 242 vota të delegatëve kundrejt 132 që ka arritur rivali i tij, Arben Xhiku. Olldashi do të jetë njëkohësisht dhe kryetari i shtabit elektoral të Tiranës, pavarësisht se është kandidat për deputet në zonën e Shijakut, përballë ministrit të bujqësisë, Agron Duka. Kjo është hera e parë në traditën e PD-së, që një prej kryetarëve të degëve kandidon në një tjetër qytet.
Berisha
Përfundimi i punimeve të Kuvendit të Tiranës, i paraprin zhvillimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së ,që pritet të mbahet në datat 23 dhe 24 prill. Kreu demokrat Berisha gjatë fjalës së tij përshëndetëse, tha se fitorja e opozitës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të jetë më e fuqishmja në historinë e pluralizmit në këto vite. Lideri demokrat, u kërkoi kandidatëve të caktuara nga PD-ja, të ftojnë në debat televiziv kandidatët kundërshtarë, së bashku me kryeministrin Nano. “Unë i bëj thirrje të gjithë kandidatëve të Tiranës, të ftojnë në debat televiziv kundërshtarët e tyre socialistë. I bëj thirrje që këtu Fatos Nanos, të vijë në një përballje televizive, për tu përballur me faktet që ne kemi për korrupsionin që ushtron ai dhe falangat e tij”, tha Berisha. Kryetari i PD-së tha se këtë herë kryeministri Nano, nuk do të mund të luajë më, me votën e shqiptarëve duke i kujtuar këtij të fundit protestën e 20 shkurtit. “Më lejoni t’i deklaroj Fatos Nanos që të mos harrojë 20 shkurtin. Kjo datë do të duket lule para asaj që të pret po luajte me votën. Vetëm një fat do të kesh, atë të nanojevit dhe do të puthesh sërisht me të”, tha Berisha.
Kandidatët
Para delegatëve në kuvend, Berisha prezantoi disa prej kandidatëve të Tiranës, që do të përballen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, PD-ja ka menduar që në Tiranë të vendosë figurat e saj më të shquara, përballë antivlerave, sipas tij, të PS-së. Berisha përmendi Edi Palokën që do të ketë përballë Shpëtim Idrizin, Spartak Ngjelën, Shaban Meminë, Leonard Demin, Ylli Pangon përballë Anastas Angjelit, etj. Berisha kërkoi nga delegatët e Tiranës të mbështesin me të gjitha forcat, kandidatët që do të garojnë në këtë përballje në kryeqytet. “Unë e vlerësoj shumë rolin tuaj në bazë dhe mos e vini në diskutim këtë sepse pa ato punët tuaja vullnetare, pa atë energji me të cilin ju elektrizoni mitingjet tona, mos mendoni se ka fitore. Ju keni një mision të madh që të trokisni në zemrat dhe mendjet e atyre njerëzve që janë si ne, janë të punësuar dhe të papunë, janë mjekë, inxhinierë, intelektualë, biznesmenë, etj. Por ata i ka kapur një dëshpërim i madh. Le t’i bëjmë dhe ata pjesë të ndryshimit dhe fitores së madhe”, tha Berisha.
Shaban Memia – Andis Harasani
Ylli Pango – Anastas Angjeli
Bujar Nishani – Igli Toska
Edi Paloka – Shpëtim Idrizi
Neritan Sejamini – Musa Ulqini
Ermelinda Meksi – Apollon Baçe
Spartak Ngjela – Spartak Poçi
Bamir Topi- Mimi Kodheli
Xhiku përshëndet zgjedhjen e Olldashit
Votmi ishtë i ndershëm, duhej më shumë kohë në fushatë
Arben Xhiku, kandidat për kryetarin e PD-së së Tiranës, pas shpalljes së rezultateve, tha për "Metropol" se nuk ka asnjë kundërshtim për rezultatin, ndërkohë që shprehet se në garë kishte hyrë për të fituar. Sipas tij, votat e mbledhura në Kuvend treguan vlerësimin që kishin delegatët për të, por ky rezultat do të ishte akoma më i lartë nëse do të kishte pasur pak më shumë kohë për fushatë. “Votimi u krye fare në rregull dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Natyrisht, duhej të kisha pasur pak më shumë kohë për të bërë fushatë, por sidoqoftë kjo justifikohet me faktin se unë kam qenë i njohur nga strukturat e bazës. Askush nuk duhet të mendojë se ka qenë një garë e tipit Namik Dokle me Ramiz Alinë për postin e Presidentit. Unë kisha hyrë në garë për të fituar dhe nuk mora pak, por rreth 132 vota të pjesëmarrësve në votim. Ky është një vlerësim që i bëhet figurës time, por mos harrojmë se edhe kolegu im i partisë është një figurë me goxha reputacion. Sokol Olldashit i urova sukese për detyrën pas votimit”, tha Xhiku. Kandidati në fjalë është sekretar për çështjet juridike në degën e PD-së Tiranë. Në fjalën e tij në kuvend, Xhiku tha se do të pranojë rezultatin që do të dalë nga votimi në Kuvend. “Përpara kemi zgjedhjet e përgjithshme dhe ai do të jetë objektivi ynë kryesor”, tha Xhiku.
Olldashi premton fitoren në kryeqytet
Elektorati i Tiranës do të tregojë se është kundër korrupsionit
Sokol Olldashi, konkurent për kreun e degës së PD-së në kryeqytet, në fjalën e tij gjatë zhvillimeve të Kuvendit të 8 të degës tha se, Tirana duhet që në zgjedhjet e ardhshme t’i japë përgjigje korrupsionit të administratës aktuale. Në fjalën e tij, Olldashi nuk la pa sulmuar as kandidatët për deputet që do të garojnë në Tiranë nga PS-ja. “Tirana duhet të tregojë se përballë monopoleve të Fatos Nanos, përballë pallateve të Spartak Poçit, bananeve të Anstas Angjelit dhe karburanteve të Shyqyri Durakut, janë mijra të papunë, mijëra qytetarë që vidhen çdo ditë nga qeveria e që nuk meritojnë të shihen me helikopterët e Xhoanës, prej nga ku nuk mund të komunikosh as përmes telefonisë rurale të Arben Ahmetajt”, tha Olldashi. Sipas tij, dega e PD-së së Tiranës, që është dhe struktura më e madhe e kësaj partie, duhet të shndërrohet në një barrierë të pakalueshme për kandidatët e korruptuar të qeverisë. “Tirana duhet të tregojë se përballë korrupsionit sistematik të administratës së Fatos Nanos, ekziston një ndërgjegje qytetare që kërkon respekt ndaj ligjit dhe transparencë përballë publikut, një ndershmëri qytetare që nuk mund të suvatohet me Harasanin e drejtorëve abuzivë të Nanos, që po kërkon shpëtim tek Idrizët e korrupsionit”, tha Olldashi.