E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronari denoncon grabitjen e mjetit "Opel"

18/04/2005  TIRANË- Grabitet një makinë në "Rrugën e Elbasanit". Në orët e vona të natës të ditës së shtunë, disa persona ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer mjetin e tipit "Opel Kadet", ngjyrë gri, me targa TR 4181 C, në pronësi të shtetasit Parid Margareti, banues në "Rrugën e Elbasanit". Ai ka denoncuar në Komisariatin numër 1, grabitjen e makinës së tij, duke pretenduar se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, përballë shtëpisë së tij. Margareti, sipas burimeve policore, e kishte parkuar makinën dhe pasi kishte siguruar kyçjen e dyerve dhe mbylljen e xhamave, kishte hyrë në shtëpinë e tij. Mirëpo në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ai teksa shkoi për të ndezur makinën, pa që ajo nuk ndodhej aty. Menjëherë ka bërë denoncimin, duke dhënë përshkrimet e makinës dhe dokumentacionin e saj. Sipas burimeve policore, autorët e ngjarjes janë drejt identifikimit, pasi ata njihen në këtë zonë si grabitës profesionistë. Tashmë po hetohet në rrugë operative, ndërsa do të shqyrtohen edhe një herë të gjitha grabitjet që kanë ndodhur në këtë zonë. M.M

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›