Rrihet e grabitet vogëlushi 15 vjeç

18/04/2005 Viktor Hasaj denoncon vjedhjen e dy kartave celularësh e dy paketave nga një 30-vjeçar
TIRANË- "Më sulmoi dhe më mori dy karta celularësh e dy paketa slims. Ne jemi një familje e varfër, dhe unë mundohem të ndihmoj prindërit me aq mundësi sa kam". Me lot në sy dhe fjali të parregullta, i nxirë nga fytyra e tepër i traumatizuar, vogëlushi 15-vjeçar Viktor Hasaj, mori inisiativën të denonconte dje në zyrën e kallëzimeve të komisariatit numër 1, dhunën që ushtrohej sistematikisht mbi të, presionin psikologjik dhe grabitjen e vazhdueshme të një 30-vjeçari të pamëshirshëm, që i kishte marrë shpirtin prej muajsh. Burimet e këtij komisatiati saktësuan për gazetën "Metropol" se, i mituri Hasaj, ka mbërritur dje që në orët e parë të mëngjesit, në dyert e jashtme, dhe ka pritur aty derisa oficerët hapën dyert e denoncimeve. Nuk ka preferuar të flasë paraprakisht me babain e tij, Aledinin, por dëshironte që uniformat blu të arrestonin sa më parë 30-vjeçarin, Feki Nuredin Dani, që sipas vogëlushit, i kishte vjedhur dy karta celulari dhe dy paketa slims, pasi e kërcënoi.
Trauma
Ndonëse i vendosur për të denoncuar dhunën sistematike, vogëlushi Hasaj, me origjinë nga veriu i Shqipërisë, druhej se mos kërcënuesi e kishte ndjekur nga prapa dhe do ta rrihte sapo të dilte nga komisariati. Sipas burimeve policore, i mituri kishte pësuar një traumë të rëndë nga Feki Dani, me origjinë nga Korça. Ky i fundit, i zinte pritë thuajse çdo mëngjes kur dilte nga shtëpia, pasdite vonë, kur vogëlushi kthehej me ato të holla që i shtronte në tavolinën e bukës, për t'i numëruar më pas me gëzim me të atin. Nga teksti i kallëzimit të tij, përmenden fjalë rrënqethëse të tipit: "Unë kam lënë shkollën për të ndihmuar familjen time të varfër, sepse e ndiej që ne jetojmë me paratë që unë sjell në shtëpi. I lutem policisë të arrestojë Fekiun, që të shpëtoj përgjithmonë, se nuk mund të dal më me frikë nga shtëpia". Ndërkaq, uniformat blu, kanë lokalizuar vendndodhjen e 30-vjeçarit dhe pritet që paraditen e sotme, ai të vihet nën pranga nën akuzën "grabitje me dhunë të të miturve", vepër penale kjo që parashikon masën e arrestit me burg.
Rrugëtarët
Me qesen e bukës në krahë e me një bidon uji, me qindra vogëlushë, të ardhur nga të katër anët e vendit, bredhin nga mëngjesi në darkë, për t'iu dhënë ndihmën e pashmangshme monetare prindërve të tyre. Nga sondazhet e Organizatave Joqeveritare, bëhet e ditur se mbi ta, jo në pak raste, ushtrohet dhunë dhe janë të rralla denoncimet e publikimet e tyre. Kjo shtresë e popullsisë rraskapitet me orë të tëra, duke shitur cigare e sende të ndryshme.