20-shi PD Prokuroria te nise hetimet ndaj Rames
PD-ja i kerkoi dje drejtesise te nise sa me pare nxjerrjen para drejtesise te kampioneve te korrupsionit atyre qe perfitonin nga 20-perqindeshi mbi lejet e ndertimit. Deputeti demokrat Gert Bogdani deklaroi ne nje konference per shtyp Tashme u be nje kohe e gjate qe nga shperthimi i skandalit te 20-perqindeshit qe ka ne qender perfitimet qindramilioneshe te Edi Rames dhe te sekserit te tij ne projektin e Liqenit. Sipas Bogdanit tashme prokuroria nuk mund te beje te paditurin sa kohe qe jane ne driten e diellit si kontrata 20-perqindeshe me firmen dhe pjesen e Leprit ashtu dhe projekti me godina 35-kateshe tek Parku i Liqenit.
Ne kete kontekst Bogdani me te rende se heshtjen e kryetarit te Bashkise se Tiranes para akuzave te ngritura ndaj tij gjykon faktin se organet e specializuara nuk po veprojne ende per ta zbardhur ceshtjen. I kapuri me karota ne duar po hesht si Lepri sepse ai me mire se kushdo tjeter e di se cfare fshihet pas kesaj afere te madhe korrupsioni. Ai nuk pranon te jape shpjegime per ate qe eshte tashme ne syte e te gjithe qytetareve te Tiranes nderkohe qe eshte i akuzuari i madh - theksoi deputeti demokrat.
Deputeti Bogdani i beri thirrje organit te akuzes te nise sa me pare hetimin e ceshtjes duke respektuar keshtu jo vetem Kushtetuten por edhe qytetaret e vendit. shte koha qe kampionet e korrupsionit ne kontinent te japin llogari per qindra milione euro te pista dhe per filozofine e shemtuar te 20-perqindeshit - perfundoi deklaraten e tij deputeti i PD-se Gert Bogdani.