E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Countryman Votojme cdo propozim te opozites

Kryeministri Sali Berisha e njohu dje zevendesasistentsekretarin e Shtetit Thomas Countryman me oferten e mazhorances per tryezen e partive politike parlamentare per fillimin e reformes zgjedhore si dhe me vendosmerine e mazhorances per te votuar te gjitha amendamentet qe do te propozoje opozita per kuadrin ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias ose ODIHR. Berisha priti zevendesasistentsekretarin e Shtetit Thomas Countryman i cili shoqerohej ne kete takim edhe nga e ngarkuara me pune e SHBA-se znj. Deborah Jones. Z. Countryman i shprehu Kryeministrit Berisha vleresimin e madh qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane per bashkepunimin me Shqiperine dhe miqesine e ngushte midis ketyre vendeve e popujve. SHBA-te vleresojne vendosmerine dhe seriozitetin e Shqiperise ne bashkepunimin ne ceshtje te sigurise se perbashket ne vecanti kontributin e Shqiperise ne misionet ne sherbim te paqes si ne Afganistan etj. Gjithashtu z. Countryman shprehu vleresimin per politikat konstruktive dhe rolin e moderuar te Shqiperise ne sherbim te paqes dhe bashkepunimit ne rajon. Ne takim u diskutua suksesi ne fusha te rendesishme te bashkepunimit dypalesh si ne projektin e Pragut te Mijevjecarit si rezultat i se ciles Shqiperia ka shenuar arritje te rendesishme per sa i perket regjistrimit elektronik te biznesit permes One Stop Shop takses elektronike apo prokurimeve elektronike. Ne kete kontekst u rikonfirmua vendosmeria e te dy vendeve dhe qeverive per te vazhduar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne dobi te interesit te ndersjelle dhe te mires se dy popujve miq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›