E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Meta Ne tryezen e partive me propozimet tona

LSI do te shkoje ne tryezen e partive politike te dites se premte me propozimet e saj per reformen e re elektorale. Kreu i LSI-se Ilir Meta mblodhi pasditen e djeshme kryesine e partise e cila vendosi disa objektiva konkrete duke filluar me realizmin dhe perfundimin e zgjedhjeve edhe ne te 11 njesite e kryeqytetit deri ne dhjetor por njekohesisht edhe me shpalljen e zgjedhjeve per te gjitha njesite vendore te LSI-se ne qarkun e Fierit dhe ne qarkun e Beratit dhe ne 20 dhjetor ne Elbasan. Sipas Metes me qellim qe deri ne 15 dhe 20 dhjetor edhe ne keto tri qarqe te jene riperterire te gjitha strukturat e LSI-se per te vazhduar me pas me nje kalendar dinamik qe do te na krijoje mundesine qe ne fillim te vitit te ardhshem ne te kemi perfunduar kete proces ne te gjithe vendin. Por - shtoi ai - perpara se te hyjme ne ceshtje me konkrete nuk mund te mos theksoj rendesine e takimit te iniciuar nga kryetari i PD-se Kryeministri Berisha me te gjitha forcat politike parlamentare por edhe me perfaqesuesit me te shquar dhe me aktiv te shoqerise civile sa u takon zgjedhjeve ne Shqiperi per te nisur konkretisht jo me me shtesa verbale por me nje program konkret bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it punen per reformen zgjedhore qe do te garantonte standardet me te larta te zgjedhjeve ne te ardhmen ne vendin tone. Ne si LSI e kemi kerkuar me kohe nisjen e nje pune konkrete te nje platforme te prekshme per te permiresuar me te tej standardet e zgjedhjeve ne vendin tone per kete qellim kemi organizuar dhe tryeza ne te kaluaren jemi konsultuar kemi bashkepunuar ngushte me perfaqesues te shquar te shoqerise civile me OSBE/ODIHR dhe partnere te tjere nderkombetare ndaj duke pershendetur kete iniciative ne do te marrim pjese ne kete tryeze edhe me mendime konkrete dhe me synimin qe mundesisht brenda vitit te perfundoje kjo reforme zgjedhore ne menyre qe me ligj te thellohet transparenca e proceseve zgjedhore ne Shqiperi dhe te garantohet plotesisht - u shpreh z. Meta. Ne kete menyre - shtoi ai - qe te tregojme nje pergjegjshmeri perpara partnereve nderkombetare qe e kerkojne me insistim berjen e reformes zgjedhore ne kohe ne Shqiperi dhe jo per te toleruar shtyrjen e saj ne minutat e fundit sikurse gjithnje ka ndodhur pikerisht per shkak te m mungeses se vullnetit te segmenteve te caktuara per te realizuar zgjedhje te lira te drejta te ndershme dhe te barabarta jo vetem per gjithe forcat politike por te barabarta per cdo qytetare te Shqiperise qe vota te jete e shenjte dhe e barabarte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›