Nishani Si u shkel ligji per Gerdecin

Shuarja e afateve te paraburgimit per te akuzuarit e tragjedise se Gerdecit u be nepermjet veprimeve aspak te mbeshtetura ne ligj.Duke fajesuar jo vetem mbrojtesit ligjore, ministri i Drejtesise Bujar Nishani tha per Alsat se ne ditet ne vijim po pergatitet nje inspektim i perbashket mes Keshillit te larte te drejtesise dhe ministrise mbi fenomenin e shtyrjes se seancave gjyqesore.
“Ne do të shikojmë dhe verifikojmë nëse ka raste kur nga gjyqtarë të caktuar nuk janë respektuar përcaktimet e kodit të procedurës për pezullimin e afateve, ashtu siç kam marrë pretendime që shpeshherë edhe nga ana e prokurorisë duke zvarritur procedurat e letërporosive që shpesh herë kanë të bëjnë me institucione të tjera partnere, sjellin vonesa. Fakti që arritën deri në këtë moment kur masa e sigurisë me burg u shua për shkak të këtyre veprimeve aspak të mbështetura në ligj të avokatëve apo edhe aktorëve të tjerë të cilët na rezultojnë nga inspektimi i ardhshëm që do të zhvillohet në ditët në vazhdim” tha Nishani.
Duke u ndalur tek problematika e shtyrjes se seancave gjyqesore Nishani tha se ne bashkepunim dhe me misioni EURALIUS po pergatitet nje amendim mbi profesionin e avokatit, ndryshime keto te cilat nuk kerkojne shumice te cilesuar ne parlament.
“Kemi ndërmarrë iniciativën ligjore për të amenduar ligjin për profesionin e avokatit në republikën e Shqipërisë për të parë dhe adoptuar një proces reagimi dhe masash më fleksibël nga ai që është aktulisht në këtë ligj” tha Nishani.
Krahas ndryshimeve ne ushtrimin e te drejtave te mbrojtesve ligjore, nje tjeter opsion i ministrise se drejtesise per shmangien e shtyrjes se seancave gjyqesore, mbetet dhe ai qe avokatet te mbulojne shpenzimet e e gjyqit kur behen shkak i shtyrjes se tij.
Julian Kasapi Azhornuar së fundi ( e diel , 20 shkurt 2011 )