20-vjetori I PBDNJ-së, Rama: Dule, politikani që nuk rend pas karrigeve, por pas parimeve

Edi Rama / Foto arkiv
Në 20-vjetorin e themelimit të saj, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut organizoi një aktivitet në të cilin ishin të pranishëm krerë të partive të opozitës e maxhorancës. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i PS-së, Edi Rama, e vlerësoi figurën e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Vangjel Dule nuk është politikani që rend pas karrigeve, por zgjedh të rendë pas parimeve. Ai e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke vënë një gur themeli personal në politikë. Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjet për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie në ditë të mira apo të vështira dhe asnjëherë nuk ka rendur të marrë për vete një karrige qeverie, tha Rama. / G.N.