E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmeti debuton me Palermon

Agon Mehmeti ka debutuar në fanellën e Palermos, vetëm disa ditë pasi u transferua zyrtarisht në klubin italian. Sulmuesi kosovar është inkuadruar në pjesën e dytë, në ndeshjen e së dielës mbrëma ndaj Napolit, duke luajtur pak më shumë se 20 minuta.

Ish futbollisti i Malmos u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, në vend të sulmuesit Igor Budan. 22 vjeçari ishte mjaft i emocionuar me debutimin në Stadio Renzo Barbera, por nuk arriti të futet në lojë assesi, edhe pse nuk pati topa sa duhet në drejtim të tij.

Mehmeti, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Palermon, u fut në lojë teksa rezultati në semafor shënonte 3:0 për skuadrën mysafire, e cila shënoi përmes Goran Pandev, Edinson Cavani e Marek Hamsik.

Tek skuadra mysafire, në pjesën e dytë është inkuadruar në lojë edhe mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli. Ndërkaq, sulmuesi kryesor i klubit sicilian, Fabricio Miccoli, e shënoi golin e nderit në fund të takimit. Kjo ishte fitorja e parë e Napolit në Palermo që nga viti 1969. Pas 17 xhirosh të zhvilluar në Serie A, Palermo është e 11-ta, me 21 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›