E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizëm edhe në derbin katalan

Racizmi duket se ka hyrë në modë. Pas incidenteve të shumta në Premierligë, ai është shfaqur edhe në La Liga.

Cak i fyerjeve raciste ishte mbrojtësi i Barcelonës Dani Alves dhe atë në derbin katalan kundër Espanyolit të dielën mbrëma.

Tifozët venas e quanin “majmun” dhe ishte në cak të fyerjeve pothuajse në çdo kontakt të tij me topin.

Zëdhënësi i Barcelonës, Toni Freixa reagoi pas ndeshjes duke thënë se : “Fyerjet raciste ndaj Alvesit ishin të turpshme”. Ato i dënoi edhe trajneri i Espanyolit, Mauricio Pochettino.

“Dënojmë sjelljen e tifozëve tanë. Duam të eliminojnë situatat e këtilla dhe t’i largojmë përgjithmonë nga futbolli”. Espanyoli dhe Barcelona barazuan 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›