200 profesorë të huaj, mësim me studentët shqiptarë
Në vazhdën e risive të këtij viti akademik, një tjetër lajm i "fortë" vjen nga Universiteti i Tiranës. Plot 200 pedagogë, që aktualisht japin mësim në universitetet e huaja, do të jenë pjesë e stafeve akademike në fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Konkretisht këtë vit do të nisin punë si profesorë të jashtëm 200 pedagogë të huaj. Vendimi ka ardhur pas diskutimeve me dekanatet dhe në kuadrin e përmirësimit të mësimdhënies në Universitetin e Tiranës. Pedagogët do të japin mësim në të gjitha ciklet e studimit dhe në degët kryesore të fakulteteve të Tiranës.
Kjo është parë me interes nga departamentet e fakulteteve, ndërkohë që shihet pozitivisht edhe nga studentët e Universitetit të Tiranës. Madje, këshillat studentorë disa herë kanë kërkuar që pjesë e stafeve akademike të jenë edhe specialistët e huaj, të cilët vijnë nga universitetet më të njohura dhe mund të sjellin edhe një përvojë të re, si për studentët ashtu edhe për profesorët shqiptarë. Sakaq, java që lamë pas ka qenë koha për marrjen e vendimeve të rëndësishme, të cilat kanë ngjallur debate të shumta. Veç 200 profesorëve që do të jenë pjesë e fakulteteve të Tiranës, një pjesë e mirë e pedagogëve të cilët punojnë aktualisht dhe kanë një kontratë me shtetin, nuk do të mund të japin mësim në universitetet private. Kjo, për shkak se rektorati i UT-së, pak ditë më parë ka dërguar një shkresë ku nuk e lejon punësimin për ata profesorë që japin mësim në fakultetet shtetërore, të paktën për programet pasuniversitare.
Ndërkohë, një tjetër shkresë që ka bërë me dije dekanatet, është pagesa në masën 100 për qind për orët suplementare, për mbingarkesën e profesorëve jashtë normës së përcaktuar.
L.Mixha