E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të sëmurët mendorë, në dorë të mjekut të familjes

Pas denoncimit në "Fiks Fare" të rastit të dy vëllezërve të sëmurë mendorë në Frakull të Fierit, që u shtruan në spitalin psikiatrik të Vlorës, në një intervistë doktoresha Shqiponja Rrapi, që ka ndjekur pacientët, thotë se: "I kemi pasur këtu të shtruar me muaj të tërë të dy vëllezërit, por ka pasur periudha që ka qenë edhe njëri prej tyre. Nga bashkëpunimi që pamë me ju shkuam në Frakull dhe më në fund u bë e mundur marrja e tyre me ndihmën e policisë dhe komunës. Mjekët e kanë të ndaluar me ligj që të ushtrojnë forcë ndaj këtyre të sëmurëve. Ata janë nën vëzhgimin tonë. Si procedurë këto raste duhet të kalojnë te mjeku i familjes, ose specialisti dhe ata na njoftojnë ne".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›