Masterat, kriteret se si do të bëhet përzgjedhja
Pak ditë më parë u mbyll zyrtarisht afati për dorëzimin e dosjes me të dhënat personale për të gjithë kandidatët që kërkojnë të vazhdojnë studimet pasuniversitare në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Javën e ardhshme, sipas një shkrese zyrtare të dekanatit të fakultetit, do të shpallen fituesit, ndërkohë që janë miratuar mes departamenteve përkatëse, lista e kritereve përzgjedhëse. Kërkesat për të vazhduar studimet për pajisjen me diplomën e nivelit të dytë apo master të nivelit të parë kanë qenë të shumta, por pavarësisht kësaj, kriteret nuk kanë qenë strikte, duke marrë për bazë vetëm mesataren, përzgjedhësen kryesore deri tani.
Kriteret përzgjedhëse
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e shefave të departamenteve dhe zëvendësdekanët, çdo aplikant që kërkon të vazhdojë ciklet e reja të studimit do të vlerësohet në këtë masë: rreth 50 për qind e vlerësimit do të vijnë nga mesatarja e studimeve. 30 për qind do të ketë jetëshkrimi i aplikantit, CV pas viteve të diplomimit dhe 20 për qind e vlerësimit do të vijë nga dobia publike.
Për kuotat e masterit të nivelit të dytë kriteret do të jenë: 70 për qind e të pranuarve do të jetë aplikantët që kanë mbaruar në Universitetin e Tiranës dhe Universitetet e Bashkimit Europian.
Ndërsa 30 për qind e aplikantëve do të jenë nga universitete të tjera të Shqipërisë. Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi edhe kuotat për aplikantët nga trojet. Janë plot 100 kuota që u është akorduar kësaj kategorie.
Shkresa
Lista e fituesve të masterit të nivelit të dytë, në departamentet e historisë, gjeografisë dhe gjuhës, do të afishohen në datë 9 nëntor në orën 12.00. Fituesit e departamentit të letërsisë do të afishohen në datë 10, në dyert e Fakultetit të Histori-Filologjisë në orën 12.00.
Takimi me drejtuesit e masterit për të dhënë udhëzimet përkatëse do të bëhen në datën 13 nëntor në orën 15.00. Regjistrimi i fituesve do të bëhet pranë departamenteve përkatëse deri në datën 16.11.2009. Mësimi fillon në datën 20, në orën 15.00. Në mbledhjen e datës 22 tetor, me shefat e departamenteve dhe zv.dekanët, u vendos: kriteri përzgjedhës për fituesit e masterit të nivelit të parë dhe diploma e nivelit të dytë do të jetë vetëm mesatarja e ciklit të parë të studimit. Sakaq, të interesuarit për të vazhduar një master të nivelit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë kanë gati dy javë kohë për procedurat e aplikimit. Këshilli i Ministrave ka miratuar masterat e nivelit të dytë të këtij fakulteti. Për dy javë me radhë, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për masterat e nivelit të dytë. Është miratuar hapja e masterave të nivelit të dytë për departamentin e të drejtës publike, të drejtës penale dhe departamentin e të drejtës civile, ndërkohë që me një tjetër vendim është miratuar edhe masteri i njohur si e drejta e biznesit.