Prona, vritet dhe hidhet në kanal plaku
Një burrë 70-vjeçar, i cili ishte ankuar disa herë në polici për konfliktin që kishte me disa të afërm për çështje pronësie, është gjetur i vdekur dje në një kanal në arat e tij.
Ngjarja është konstatuar mëngjesin e së premtes, kur i moshuari është gjetur i pajetë, në një kanal në arat e fshatit Kuqar. Policia dyshon se vrasja e tij është kryer për motive pronësie, ndërkohë që nuk janë përjashtuar nga dyshimet të afërmit e të moshuarit, me të cilët ky i fundit është përplasur për një sipërfaqe ullishtash. Mes atyre që po hetohen si të lidhur apo persona që kanë dijeni me ngjarjen është edhe një oficer policie, djali i vëllait të viktimës, i cili është pronar i një sipërfaqeje ullishtash në kufi me ato të Ferit Hoxhajt.
Ferit Hoxhaj, banor i fshatit Kuqar, rreth 20 kilometra larg nga qyteti i Fierit, është gjetur i pajetë në një kanal të mbuluar nga bari dhe uji. Banorë të fshatit tregojnë për gazetën "Shqip" se 70-vjeçari Ferit Hoxhaj ishte larguar nga banesa rreth orës 22:00 të së enjtes. "Feritin e morën në telefon me numër anonim dhe nuk e dëgjuam se çfarë i thanë. Ai na lajmëroi se do të dilte për të parë bagëtitë. Ne fjetëm, por më vonë, afër mesnate, pamë se ai nuk ishte kthyer", deklaruan për oficerin e policisë gjyqësore, bashkëshortja dhe familjarët e tjerë të 70-vjeçarit. Familjarët e alarmuar, pasi e kanë kërkuar gjithandej e kanë gjetur pa jetë në kanal. Fillimisht kanë kërkuar në oborrin përqark banesës. Kërkimet e tyre kanë vijuar në kasollen e bagëtive dhe në vendin ku mbanin farërat e drithërave dhe më pas kanë nisur ta kërkojnë te banesat e të afërmve që ndodhen në fshatin Kuqar.
Rreth orës 01:00 të së premtes, familjarët kanë nisur të telefonojnë të gjithë të afërmit dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Konfirmohet prej burimeve zyrtare të kësaj të fundit, se ka qenë nipi i 70-vjeçarit, ai që në orën 07:00 të mëngjesit të së premtes e ka gjetur atë të pajetë në një kanal në tokat e tij. Vendi ku u gjet i vdekur Ferit Hoxhaj ndodhet rreth dy kilometra larg banesës.
Policia ka shkuar menjëherë në fshatin Kuqar. Viktima nuk ishte lëvizur nga vendi, ndërkohë që është bërë këqyrja e trupit të tij dhe rrethanave të tjera. Sipas burimeve të policisë mësohet se ai ishte qëlluar dy herë me mjete të forta. Një goditje e ka marrë në kraharor dhe një tjetër në kokë. Në dy vende ku Ferit Hoxhaj ishte qëlluar ekzistonin shenjat e plagëve të thella, ndërkohë që mjeku ligjor ka konstatuar se vdekja i është shkaktuar jo nga hemorragjia, por nga goditja që i ka shkaktuar mpiksje të gjakut në tru. Burimet policore tregojnë se mjeti me të cilin është goditur i moshuari është një levë hekuri, gjë që kuptohet nga gjurmët e lëna në trup. Gjithashtu, mësohet prej policisë së vdekja e 70-vjeçarit ka ndodhur disa orë para gjetjes së tij, përafërsisht rreth orës 03:30 të mëngjesit.