Spitali nuk respekton protokollet e mjekimit
Në "Fiks Fare" vjen dhe ankohet një qytetar. Ai tregon se i kishte vdekur një i afërm, daja, te spitali i sëmundjeve të brendshme në qendrën spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ishte shtruar me probleme në veshka dhe në zemër. Mjeku që përgjigjej për mjekimin e tij, midis të tjerash, kishte kërkuar përcaktimin e grupit të gjakut të pacientit. Kjo ishte kërkuar në datë 26 tetor, ditën kur pacienti ishte shtruar në gjendje të rëndë në spital. Një ditë më pas, më 27 tetor dhe pas 32 orësh familjarët marrin vesh se ende nuk ishte përcaktuar grupi i gjakut, ndërkohë që i sëmuri ishte duke u shuar. Familjari merr kampionin e gjakut që ia jep infermierja dhe shkon me vrap në bankën e gjakut. Brenda pak minutave mëson grupin e gjakut, AB pozitiv.
Shkon në dhomën e të sëmurit, por ai kishte ndërruar jetë.
Kur kartela e pacientit lexohet, mësohet se është kërkuar nga mjeku, i cili ka përpiluar kartelën, që pacientit t‘i jepej një flakon gjak. Kaq e vështirë është të përcaktohet grupi i gjakut?
Gazetarja e "Fiksit" shkon në bankën e gjakut në QSUT. Bën vetë një test për përcaktimin e grupit të gjakut. Metoda më e thjeshtë zgjaste vetëm 1 minutë me shpim në mollëzën e gishtit.
Së bashku me familjarin shkojmë tek urdhri i mjekut, ku dorëzojmë kopje të kartelës së pacientit të stendës së vdekjes dhe një ankesë drejtuar Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekut.
Shkojmë me familjarin te shefi i pavijonit të nefrologjisë, Nestor Tereska. E pyesim se pse i është kërkuar grupi i gjakut pacientit për të cilin interesohemi. Ai përgjigjet: "Janë procedura rutinë, kështu kërkohet. Nuk është se pacienti kishte nevojë urgjente për marrje gjaku".
Ndërkohë, mjeku në kartelë kishte theksuar se duhej t‘i jepej një flakon gjak. Ai nuk e dinte kush e kishte ndjekur ecurinë e këtij pacienti, ndërkohë thotë se familjarët kanë rrëmbyer edhe kufomën.