Minatorët kundër draftit të ri për profesionet e vështira
Fiqiri Xibri: “Projektligji lë jashtë tij dyfishin e minatorëve”
Jonida Tashi
Minatorët nuk janë dakord me draftin e ri, të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, për trajtimin e veçantë të minatorëve dhe punonjësve të tjerë që kryejnë punë të vështira. Ditën e djeshme, Sindikata e minatorëve, ka kundërshtuar publikisht projektligjin “Për trajtimin e veçantë të punonjësve që punojnë në profesione të vështira që i përkasin kategorisë së parë”. Kryetari i sindikatës, Fiqiri Xibri, shprehet se ky projektligj lë jashtë tij dyfishin e minatorëve që kanë dalë nga reforma pas viteve ’90 dhe ata që punojnë ende në nëntokë. Kreu i sindikatës ka përsëritur kërkesat e minatorëve, të cilat, sipas tij, nuk janë përfshirë në projektligjin e hartuar nga Ministria e Ekonomisë. Ndërkohë që zëvendësministri i këtij dikasteri, Neritan Alibali, është shprehur në fillim të kësaj jave se drafti ka marrë parasysh edhe kresat e kësaj kategorie punonjësish, që përfshihen te profesionet e vështira.
Drafti
Drafti i ri i qeverisë “Për trajtimin e veçantë të punonjësve që punojnë në profesione të vështira që i përkasin kategorisë së parë” u bë publik ditën e hënë të kësaj jave nga zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës. Sipas Alibalit, projektligji për trajtimin e veçantë përfshin 117 profesione të vështira dhe nga ai do të përfitojnë rreth 3 mijë persona, të cilët, nuk kanë mbushur ende moshën e pensionit, por kanë plotësuar 15 vitet e punës dhe kanë derdhur 30 vjet kontribute shoqërore. Kjo është edhe pika që penalizon pjesën më të madhe të punonjësve të nëntokës, të cilët, nuk mund të përfitojnë nga ky projektligj, një pjesë për arsye se kanë dalë nga puna për shkak të reformës së bërë pas viteve ’90, ndërsa pjesa tjetër, që punon aktualisht në miniera, nuk përfiton, sepse nuk ka plotësuar vitet e nevojshme të punës. Por, përveç kësaj pjesë të minatorëve, projektligji i ri ka lënë pa trajtim shtesë edhe naftëtarët, pasi profesioni i tyre përfshihet në kategorinë e dytë të profesioneve të vështira, i cili ka dhe numrin më të madh të punonjësve.
Përfituesit
Ministria e Financave nuk ka pranuar të ulë moshën e daljes në pension për minatorët, pasi, kjo do të sillte prishje të skemës së sigurimeve, ndaj është gjetur si zgjidhje mënyra e dhënies së pagesës shtesë, si kundërpërgjigje për të plotësuar kërkesat e punonjësve të nëntokës. Kështu, pas protestave të herëpashershme të minatorëve, për të ulur moshën e daljes në pension, Ministria e Ekonomisë ka hartuar një projektligj të ri, “Për trajtimin e veçantë të minatorëve dhe punonjësve të tjerë që kryejnë punë të vështira”. Sipas draftit të ri, të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, që pret vetëm firmën e kreut të qeverisë, Sali Berisha, parashikohet që mbi 3 mijë persona që i përkasin 117 profesioneve të vështira, edhe pse nuk do të dalin më herët në pension, mund të përfitojnë pagesë shtesë mujore. Zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali, ka sqaruar disa nga detajet e projektligjit të ri, përfshirë edhe kategoritë përfituese. “Përfitojnë ata minatorë që kanë mbi 15 vite punë nën tokë, si dhe ata punonjës të tjerë të industrisë së naftës e industrisë kimike, të cilët duhet të kenë 26 vite pune dhe të kenë paguar siguracion”, - ka sqaruar zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali. Sipas tij, pagesa nuk do të jetë më e ulët se pensioni minimal dhe jo më e lartë se dy pensione të tilla. Ndërsa përsa i përket mënyrës së sigurimit të parave, fondi për të financuar pagesat shtesë nuk do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit. “Për fondin do të kontribuojnë punëdhënësit, punëmarrësit, sindikatat dhe qeveria me 2 për qind të rentës minerare”, - u shpreh Alibali. Në kategorinë e dytë të punonjësve që do të përfitojnë pagë shtesë për shkak të vështirësisë së punës janë klasifikuar profesionet e naftëtarëve, të cilët, megjithëse kanë vështirësi pune të mëdha nuk mund të përfitojnë trajtim të veçantë. Një tjetër kategori punonjësish që do të përfitojnë nga drafti i ri do të jenë edhe ata të industrisë kimike, të cilëve, ekspozimi ndaj lëndëve të ndryshme kimike u kanos disa rreziqe shëndetësore. Zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali, ka siguruar se draft-ligji ka përfunduar dhe është dorëzuar për miratim në Këshillin e Ministrave. Sipas tij, në të janë pasqyruar edhe kërkesat e sindikatave.
Kërkesat e minatorëve
Miratimi i Statusit të Minatorit
Anulimi i vendimit për shtrenjtimin e energjisë, ujit të pijshëm dhe telefonisë
Përmirësimi i kushteve të punës dhe pagave
Përfitime shtesë për kushtet e punës
Ulja e moshës së pensionit deri në 50 vjeç
Për punonjësit që kanë mbi 10 vjet punë, pensioni minimal të jetë 25 mijë lekë
Rritja e pagave minimale për shkak të vështirësisë së punës
11 Qershor 2010