E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregjet në Tiranë probleme me higjienën



Kontrollet e vazhdueshme nga Inspektorati i Higjienës nuk kanë rezultuar të suksesshëm në disa tregje fruta- perimesh në Tiranë.
Shitës produktesh ushqimore sidomos fruta-perimesh gjen pothuajse në të gjithë rrugët e Tiranës. Shesin në ambiente të hapura dhe në kushtet minimale të higjienës. Në pak vend i gjen të gjitha llojet e frutave dhe perimeve, madje dhe produktet e detit, të qumështit dhe të mishit. Këto produkte ishin të sistemuara në arka apo kuti kartoni të cilat ishin të vjetruara. Kjo është panorama pothuajse në të gjithë tregjet e improvizuar në zonat e periferisë. Çmimet vazhdojnë të jenë të papërballueshme për konsumatorët edhe pse statistikat e fundit tregojnë për një rënie të ndjeshme të çmimeve, sidomos të frutave dhe zarzavateve. Në tregun e fruta-perimeve afër shkollës “Vasil Shanto” ambienti ishte i mbyllur dhe vihej re papastërti. Mungonin çmimet, kjo krijonte konfuzion te konsumatorët. Përsa u përket çmimeve, ato varioninn sipas produktit dhe cilësisë. Shumica e blerësve ishin pensionistë. Ata tregojnë se blejnë vetëm zarzavatet më të domosdoshme sepse çmimet e perimeve të stinës vazhdojnë të jenë të papërballueshëm për konsumatorët. Situata ndryshonte komplet në një treg tjetër të madh në Tiranë. Tregu te “Pazari i Ri” ishte shumë i pastër, kishte rregull, çdo shitës kishte hapësirën e tij. Krahasuar me çmimet e tregut tjetër këtu çmimet ishim disi më të “kripura”. Diferencën në çmim e bënin frutat dhe perimet e stinës.

11 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›