Te gjitha detajet nga Botërori 2010
Ngjarja më e madhe e futbollit starton sot me Afrika e Jugut-Meksika
Kampionati i 19-të Botëror i futbollit nis sot në Afrikën e Jugut, me pjesëmarrjen e 32 skuadrave finaliste nga të gjitha konfederatat që marrin pjesë në qeverinë botërore të futbollit, FIFA. Janë të gjitha skuadrat kampione që marrin pjesë: Brazili (rekordmen me 5 trofe), Italia, kampione në fuqi (4 trofe), Gjermania (3), Uruguai (2), Argjentina (2), Anglia (1) dhe Franca (1). Midis 32 skuadrave, vetëm Sllovakia merr pjesë për herë të parë. Bota e futbollit është bërë kozmpolite. 853 ndeshje eliminatore u zhvilluan gjatë fazës eliminatore në të gjitha konfederatat që aderojnë në FIFA, deri sa prej tyre u përzgjodhën 32 finalistët. Nga këto 268, ose 31 për qind e ndeshjeve u zhvilluan në Europë. Tani është normale që trajneri Karlos Albertos Parriera, kampion me Brazilin në Botërorin e Shteteve të Bashkuara në vitin 1994, tani drejton Afrikën e Jugut, vendin organizaror të Kupës së Botës së vitit 2010. Janë jo pak, por 12 trajnerë nga 32 ekipe finaliste që drejtojnë ekipe kombëtare të ndryshme nga kombësia e tyre dhe këta janë: argjentinasi Bielsa (drejton Kilin), argjentinasi Martino (Paraguai), gjermani Hitcfeld (Zvicër), gjermani Rehagel (Greqi), suedezi Lagerbak (Nigeri), suedezi Erikson (Bregu i Fildishtë), holandezi Verbik (Australi) , italiani Kapelo (Angli), francezi Lë Gen (Kamerun), kolumbiani Rueda (Hondurras), serbi Rajevaç (Gana), braziliani Parreira (Afrika e Jugut). Kompanitë më të mëdha të basteve kanë përzgjedhur Spanjën si favoriten kryesore për të fituar Kampionatin Botëror. Spanja, kampionia në fuqi e Europës, kuotohet me koeficientin 5.25. Në Botëror do të marrin pjesë katër futbollistë shqiptarë të natyralizuar në kombësi të tjera: Valon Behrami, Albert Bunjaku dhe Xherdan Shaqiri te Zvicra dhe Sotir Nini te Greqia. 18-vjeçari Shaqiri vlerësohet si një nga më të talentuarit e Zvicrës, ashtu siç konsiderohet himarioti Sotir Nini te Greqia, kampione e Europës në vitin 2004, por që në 3 ndeshjet e para dhe të vetme të saj në Kupën e Botës ka shijaur vetëm humbjen. “Afrika e Jugut 2010” ofron edhe dy dhëndurë të trajneësh të skuadrave përfaqësuese: Mark van Bomel është dhëndri i teknikut të Holanës, Bert van Marvijk, dhe argjentinasi Serxho Auguerro i Maradonës. Por, nuk mungon as varianti baba trajner-djalë lojtar: Kjo dukuri ndodh vetëm të skuadra e Shteteve të Bashkuara, ku trajner është Bob Bredli, ndërkohë që mesfushor titullar është djali i tij, Majkëlli, i cili luan te Borusia Mënshengladbah. Në Botëror janë dhe dy vëllezrit Jaja dhe Kolo Ture. Tre lojtarët më të paguar janë: argjentinasi Lionel Mesi (Barcelona) me 36.2 milionë euro është më i paguari, Kristiano Ronaldo (Real Madrid, Portugali) fiton 33 milionë euro dhe Kaka (Real Madrid, Brazil), 20.6 milionë euro. Por, dhe tre trajnerët më të paguar nuk marrin pak: trajneri i Anglisë, Kapelo, 8.8 milionë euro është edhe më i paguari ndër 32 trajnerët e ekipeve finaliste. Lipi (Itali) merr 3 milionë euro dhe Lëv (Gjermani) paguhet 2.5 milionë euro. Grupi G është edhe më i shtrenjti në Botëror: 1 050 milionë Euro. Në këtë grup ndodhet Brazili, Portugalia, Bregu i Fildishtë dhe Koreja e Veriut. Grupi C është edhe më i varfri: fatura 595 milionë euro.
853 ndeshje eliminatore
U zhvilluan gjatë fazës eliminatore në të gjitha konfederatat që aderojnë në FIFA, deri sa prej tyre u përzgjodhën 32 finalistët. Nga këto 268, ose 31 për qind e ndeshjeve u zhvilluan në Europë.
200 skuadra pjesëmarrëse
200 skuadra morën pjesë në fazën parakualifikuese të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, duke vendosur edhe një rekord. Në fazën eliminatore për “Gjermani 2006” morën pjesë 196 skuadra.
Anglia, 3.4 gola për ndeshje
Numri më i madh në raportin gola/ndeshje i përket Anglisë, ekipi më sulmues i të gjitha skuadrave që morën pjesë në kualifikuese. Numri më të vogël e pari Koreja e Jugut, 1.25 gola/ndeshje.
8 ekipe pa humbje
Tetë skuadra nuk pësuan humbje në fazën kualifikuese. Tetë skuadrat e mëdha janë Bregu i Fildishtë, Gjermania, Italia, Spanja, Koreja e Jugut, Nigeria dhe Holanda.
Italia, mesatarja 27.4 vjeç
Ekipi më i vjetër në moshë gjatë eliminatoreve ishte Italia, që kishte moshën mesatare 27 vjeç e 4 muaj. Më i riu në moshë ishte Koreja e Jugut, 22 vjeç e 5 muaj.
Kampionia, 30 mln USD
Kampionia merr 30 milion dollarë, ekipi finalist humbës 24 milionë dollarë. Vendi i tretë po 24 milionë dollarë. Çdo ekip i eliminuar në fazën e parë do të përfitojë nga 5.9 milionë euro.
“Thesi” i FIFA-s, 420 mln USD
Qeveria e futbollit botëror do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 ekipet finaliste në Kupën e Botës 2010. Në Kampionatin Botëror të vitit 2006 u shpërndanë në total 261 milionë dollarë.
Kompanitë e basteve: fiton Spanja
Kompanitë më të mëdha të basteve kanë përzgjedhur Spanjën si favoriten kryesore për të fituar Kampionatin Botëror. Spanja, kampionia në fuqi e Europës, kuotohet me koeficientin 5.25.
Bastet shkurorëzojnë Italinë
Brazili, rekordmen i botës, me pesë trofe, është kuotuar (5,5), Anglia (8.0), Argjentina (9.0) dhe Gjermania (11.0). Italia, kampione në fuqi e botës, ka koeficientin 13.0.
Brazili në “grupin e vdekjes”
Brazili, pesë herë kampion i botës, ka rënë në të ashtuquajturin “grupi i vdekjes”, pasi përballë në grupin G. do të ketë dy prej ekipeve më të mira në planet, Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë.
Serbi-Ganë, sfidë trajnerësh serbë
Serbi-Ganë, ndeshja e vlefshme për grupin D, është dhe një sfidë intriguese dhe pikante midis dy trajnerëve serbë: 61-vjeçarit Radomir Antiç (Serbi) dhe 56-vjeçarit Milovan Rajevaç (Gana).
12 nga 32 trajnerë, “tradhtarë”
Botërori ofron trajnerë që ndryshe nga kombësia e tyre drejtojnë kombëtare të tjera: 2 suedezë, 2 argjentinas, 2 gjermanë dhe nga 1 italian, serb, francez, holandez, brazilian, kolumbian.
Afrikanet, 4 trajnerë të huaj
Vetëm algjeriani Sadane drejton vendin e tij: suedezi Lagerbak drejton Nigerinë, suedezi Erikson (Bregu i Fildishtë), braziliani Parreira (Afrika e Jugut), serbi Rajevaç (Gana).
Tre trajnerët më të paguar
Trajneri i Anglisë, Kapelo, 8.8 milionë euro është edhe më i paguari ndër 32 trajnerët e ekipeve finaliste. Lipi (Itali) merr 3 milionë euro dhe Lëv (Gjermani) paguhet 2.5 milionë euro.
Më të paguarit jo europianë
Në kontinentet e tjera, në Afrikë më i paguari është braziliani Karlos Alberto Parreira (Afrikë e Jugut) me 1.2 milionë euro, ndërsa në dy Amerikat, Aguire (Meksikë) 1.2 milionë euro.
Koreanoveriori, trajneri më i varfër
Trajneri i Koresë së Veriut, Kim Jong Hun, është ai që paguhet më pak në këtë Botëror: 170 mijë euro në vit, një shifër qesharake po ta krahasosh me 8.8 milionë eurot që merr Kapelo tek Anglia.
Tre lojtarët më të paguar
Argjentinasi Lionel Mesi (Barcelona) me 36.2 milionë euro është më i paguari. Kristiano Ronaldo (Real Madrid, Portugali) fiton 33 milionë euro dhe Kaka (Real Madrid, Brazil), 20.6 milionë euro.
Yjet e Spanjës, nga 550 mijë euro
Yjet e Spanjës do të përfitojnë secili nga 550 mijë euro në rast se fitojnë Kampionatin Botëror. Kjo është dhe shuma më e lartë e premios nga 32 ekipet finaliste. Spanja konsiderohet favorite.
“Bis”-i i Italisë nga 240 mijë euro
Nëse Italia, kampione e “Gjermani 2006”, do të përsërisë suksesin edhe në “Afrika e Jugut 2010”, atëherë lojtarët e saj do të marrin nga 240 mijë euro. Për vendin e dytë: nga 130 mijë euro.
Mesi me shokë nga 520 mijë euro
Argjentina do të paguajë Lionel Mesin me shokë nga 520 mijë euro.
Anglia nga ana e saj ofron 470 mijë euro për kokë. Brazili nga 445 mijë euro, ndërsa Gjermania nga 250 mijë euro.
Spanja, kombëtarja më e shtrenjtë
Spanja është skuadra më e shtrenjtë që do të luajë në Botëror: kap vlerën e 565 milionë eurove. Ndiqet nga Brazili me 515 milionë, Franca (450 mln), Anglia (450 mln) dhe Italia (400 mln).
Grupi G, më i shtrenjti në Botëror
Ky është grupi më i shtrenjtë: 1 050 milionë Euro. Në këtë grup ndodhet Brazili, Portugalia, Bregu i Fildishtë dhe Koreja e Veriut. Grupi C është edhe më i varfri: fatura 595 milionë euro.
Katër shqiptarë të natyralizuar
Në Botëror do të marrin pjesë katër futbollistë shqiptarë të natyralizuar në kombësi të tjera: Valon Behrami, Albert Bunjaku dhe Xherdan Shaqiri te Zvicra dhe Sotir Nini te Greqia.
Dëmtimet, mallkimi “Çelsi” vazhdon
Pas dëmtimit të kapitenit të Gjermanisë, Mikael Balak, dhe atij të Bregut të Fildishtë, Drogba, yllit të Ganës, Majkëll Esien, edhe një tjetër lojtar i Çelsit: Xhon Obi Mikel i Nigerisë.
Dy dhëndurët e trajnerëve
Janë dy lojtarë të cilët janë dhëndurët e trajnerëve të skuadrave. Mark van Bomel është dhëndri i teknikut të Holanës, Bert van Marvijk, dhe argjentinasi Serxho Auguerro i Maradonës.
At e bir në një ekip
Kjo dukuri ndodh vetëm të skuadra e Shteteve të Bashkuara, ku trajner është Bob Bredli, ndërkohë që mesfushor titullar është djali i tij, Majkëlli, i cili luan te Borusia Mënshengladbah.
Pjesëmarrje sa për numër
Janë tri skuadrat finaliste, të cilat edhe pse kanë marrë pjesë në një botëror më parë nuk kanë mundur të fitojnë asnjë ndeshje nga tre të mundshmet: Greqia, Sllovenia dhe Zelanda e Re.
Sllovakia, debutuese historike
Kombëtarja e Sllovakisë është e vemtmja përfaqësuese debutuese në “Afrika e Jugut 2010”. Skuadra e trajneri Vladimir Vajs dhe kapitenit Marek Hamshik merr pjesë për herë të parë një Botëror.
Brazili, në të gjithë Botërorët
Brazili është i vetmi ekip që ka marrë pjesë në 19 kampionatet e botërore: nga i pari, ai “Uruguai 1930” deri te ky i fundit, “Afrika e Jugut 2010”, çka është një tjetër rekord i “Seleçaos”.
“Seleçao”, rekordmene e trofeve
Brazili është rekordmeni i botës përsa u përket titujve të fituar: 5 (1958, 1962, 1970, 1994, 2002). Italia ka fituar 4, Gjermania 3, Uruguai 2, Argjentina 2, Anglia 1 dhe Franca 1.
“Bombardierët” e stilit “samba”
Brazili është dhe skuadra që ka shënuar më shumë gola në kampionatet botërore: 201 gola të realizuar në 92 ndeshje, teksa ka pësuar 84 gola. Bilanci: 92 N, 64 F, 14 B, 14 H.
Gjermania, 6.5 mln futbollistë
Gjermania, 3-herë kampione e botës (1954, 1974, 1990) është edhe vendi më “pjellor” i finalistëve, përsa u përket futbollistëve të licencuar: 6.2 milionë lojtarë, u përkasin 27 mijë klubeve.
Gjermanët, rekordmenët e ndeshjeve
Ekipi gjerman, ose “Nationalmanschaft”, mban rekordin e numrit më të madh të ndeshjeve të zhvilluara në kampiontatet botërore, edhe pse ka 16 pjesëmarrje: 98 ndeshje për Gjermaninë (58F, 20B, 20H):
Vëllezërit Ture
Janë të vetmit në këtë botëror vëllezërit Jaja Ture dhe Kolo Ture, të cilët luajnë për Bregun e Fildishtë. I pari luan për Barcelonën në Spanjë, ndërsa i dyti për Mançester Sitin në Angli.
Shakira dhe hiti “Waka Waka”
Këngën gjatë ceremonisë së hapjes të Kampionatit Botëror do ta këndojë një grup miks i udhëhequr nga kolumbiania e njohur, Shakira. Kënga quhet “Waka Waka”, ose “Është koha për Afrikën”.
30 gjyqtarë të përzgjedhur
FIFA ka përzgjedhur 30 gjytarë për të cilët do të gjykojnë 64 ndeshjet e Botërorit. Ravshan Irmatov nga Uzbekistani do të drejtojë ndeshjen e hapjes mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës.
Bastet, 1 miliard euro xhiro
Kompanitë e basteve besojnë se do të fitojnë rreth 1 miliard euro nga bastvëniet e ndryshme në të gjitha bastoret e planetit, ndërkohë që janë vendosur mbi 300 lloje bastesh të ndryshme.
30 “bilbilat” e botërorit afrikan
Ravshan Irmatov nga Uzbekistani do të ketë nderin të drejtojë ndeshjen e hapjes mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës
Zhoel AGILAR
Ditëlindja: 2.7.1975
Kombësia: Honduras
Profesioni: Mësues
Arrbitër ndërkombëtar që në moshën 26 vjeçare. Është kotestuar nga Meksika në ndeshjen që kishin kundër Panamasë.
Khalil AL GHAMDI
Ditëlindja: 2.9.1970
Kombësia: Arabia Saudite
Profesioni: Mësues
Arbitrër ndërkombëtar që në vitin 2002. Ka drejtuar në Kupën e Azisë 2007 dhe Lojërat Olimpike Pekin 2008.
Karlos AMARILA
Ditëlindja: 26.10.1970
Kombësia: Paraguaj
Profesioni: Inxhinier elektronik
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1997. Ka gjykuar edhe finalen e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Brazilit.
Benito ARSHUNDIA
Ditëlindja: 21.3.1966
Kombësia: Meksika
Profesioni: Avokat
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1993. Ka gjykuar edhe në botërorin e kaluar, mes të cilave edhe ndeshjen Itali-Gjermani.
Hektor BALDASI
Ditëlindja: 5.1.1966
Kombësia: Argjentina
Profesioni: Sipërmarrës
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2000. Në vitin 2008 fitoi çmimin si arbitri më i mirë në Amerikën e Jugut.
Karlos BATRES
Ditëlindja: 2.4.1968
Kombësia: Guatemala
Profesioni: Kërkues shkencor
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1996. Ka gjykuar në botërorin e vitit 2002.
Mohamed BENUZA
Ditëlindja: 26.9.1972
Kombësia: Algjeria
Profesioni: Sipërmarrës
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2001. Do jetë arbitri dy algjerian në histori që gjykon në botëror.
Olegario BENKUERENKA
Ditëlindja: 18.10.1969
Kombësia: Portugalia
Profesioni: Agjent sigurimesh
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2001. Ka gjykuar në botërorin e U-17 dhe U-19.
Masimo BUSAKA
Ditëlindja: 6.2.1969
Kombësia: Zvicra
Profesioni: Restaurues
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1999. Është cilësuar arbitri më i mirë i vitit 2009 dhe më prestigjiozët e Kupës së Botës.
Koman KULIBALI
Ditëlindja: 4.7.1970
Kombësia: Mali
Profesioni: Inspektor financiar
Arbitër që nga viti 1999. Ishte arbitri i finales së Kupës së Afrikës me Egjiptit dhe Ganës.
Xherome DAMON
Ditëlindja: 4.4.1972
Kombësia: Afrika e Jugut
Profesioni: Mësues
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2000. Ka drejtuar në katër edicioni të Kupës së Afrikës.
Frank DE BLEKER
Ditëlindja: 1.7.1966
Kombësia: Belgjika
Profesioni: Agjent marketingu
Ishte futbollist, po është bërë arbitër që 18 vjeç, për shkak të një dëmtimi. Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1998.
Martin HANSON
Ditëlindja: 6.4.1971
Kombësia: Suedia
Profesioni: Zjarrfikës
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2001. Protagonist i kualifikimit të Francës, pas prekjes së topit me dorë nga Hanri.
Majkëll HESTER
Ditëlindja: 2.5.1972
Kombësia: Zelanda e Re
Profesioni: Zyrtar ne Marinë
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007. Ka gjykuar në lojërat olimpike të Pekin 2008.
Ravshan IRMATOV
Ditëlindja: 9.8.1977
Kombësia: Uzbekistan
Profesioni: Instruktor në një shkollë futbolli
Arbitër ndërkombëtar që në vitin 2003. Gykoi finales e botërorit të klubeve në vitin 2008.
Edi MAILET
Ditëlindja: 19.10.1967
Kombësia: Sejshele
Profesioni: Koordinator i arbitrave
Arbitër ndërkombëtar që nha viti 2001. Ka gjykuar përballjen e tensionuar mes Algjerisë dhe Egjiptit.
Viktor KASAI
Ditëlindja: 10.9.1975
Kombësia: Hungaria
Profesioni: Agjent udhëtimi
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007. Gjykoi finalen e lojërave olimpike Argjentinë-Nigeri në vitin 2008.
Stefan LANOJ
Ditëlindja: 18.9.1969
Kombësia: Franca
Profesioni: Distributor i videlojërave
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2006. Ka gjykuar në Olimpiadën e Pekinit dhe në botërorin e U-17.
Horge LARRIONDA
Ditëlindja: 9.3.1968
Kombësia: Uruguaj
Profesioni: Nëpunës
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1998. Ka qenë gjithmonë i pranishëm në kompeticionet ndërkombëtare.
Subkhidin MOHD SALEH
Ditëlindja: 17.11.1966
Kombësia: Malajzia
Profesioni: Mësues
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2000. Në vitin 2004 gjykoi në Olimpiadën e Athinës.
Juiçi NISHIMURA
Ditëlindja: 17.4.1972
Kombësia: Japoni
Profesioni: Arbitër
Arbitër ndërkombëtar. Për të, ky profesion është e vetmja mundësi fitimi që ka.
Peter O'LERI
Ditëlindja: 3.3.1972
Kombësia: Zelanda e Re
Profesioni: Mësues
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2003. Arritja më e madhe është ndeshja për vendin e tretë në botërorin U-20.
Pablo POZO
Ditëlindja: 27.3.1973
Kombësia: Kili
Profesioni: Kontabilist
Arbitër i FIFA-s që nga viti 2003. Në vitin 2009 u akuzua nga lojtarët e Kolumbisë se i kishte ofenduar me shprehje raciste.
Marko RODRIGEZ
Ditëlindja: 10.11.1973
Kombësia: Meksikë
Profesioni: Mësues fizkulture
Arbitër i FIFA-s që nga viti 1999. Arritja më e madhe është finalja e botërorit të klubeve në vitin 2007.
Roberto ROSETI
Ditëlindja: 18.9.1967
Kombësia: Italia
Profesioni: Kinesiolog
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2002. Në vitin 2008 u zgjodh arbitri më i mirë dhe ka arbitruar shumë ndeshje të rëndësishme.
Oskar RUIZ
Ditëlindja: 1.11.1969
Kombësia: Kolumbia
Profesioni: Avokat
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2005, kur ishte 26 vjeç. Është ndër të paktët arbitra të pakontestuar në botërorin e vitit 2002.
Karlos SIMON
Ditëlindja: 3.9.1965
Kombësia: Brazil
Profesioni: gazetar
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1998. Ka arbitruar ndeshjen e Italisë në botërorin 2002 dhe 2006.
Volfgang STARK
Ditëlindja: 20.11.1969
Kombësia: Gjermania
Profesioni: Bankier
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1999. Mbahet mend si arbitri i ndeshjes Inter-Valencia, ku pati një sherr masiv.
Alberto UNDIANO MALENKO
Ditëlindja: 8.10.1973
Kombësia: Spanja
Profesioni: Sociolog
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2004. Është arbitri më i ri në që ka arbitruar një ndeshje të kampionatit spanjoll.
Houard UEB
Ditëlindja: 14.7.1971
Kombësia: Angli
Profesioni: ish-polic
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2005. shpesh herë ka qenë në qendër të kritikave për shkak të gjykimeve të tij.
11 Qershor 2010