2009-ta, viti i Lasgush Poradecit, Odhise Paskalit dhe Vaçe Zelës
Gjatë 2009-s do të organizohen veprimtari të ndryshme për tre personalitetet e shquara të letrave, skulpturës dhe muzikës shqiptare, si dhe ekspozita në bashkëpunim me familjarët e tyre
Petrika GROSI
Ndërsa vazhdon skandali me akademinë e filmit “Marubi”, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve mundohet të tërheqë vëmendjen duke dashur të lërë që të kuptohet se e nderon artin dhe artistët shqiptarë. Një gjë të tillë duket se përpiqet ta realizojë nëpërmjet shpalljes së vitit 2009, nga drejtoresha e Artit, Joli Eleni Gjovreku, si viti i tre personaliteteve - Lasgush Poradecit në letërsi, Odhise Paskalit në artet figurative dhe Vaçe Zelës për kontributin e saj në atë që jemi mësuar ta dëgjojmë të cilësohet si “muzika e lehtë”. Pra, nuk duket dhe aq rastësore zgjedhja pikërisht ditën e djeshme, e bërjes publike të tre personaliteteve të vitit, të cilët na qenkëshin harruar dhe tashmë Ministria e Kulturës po na i nderoka me aktivitete të shumta, për të cilat ende nuk dimë ndonjë gjë konkrete dhe as detaje të sakta. Gjithsesi, duke iu referuar komunikatës së MTKRS-së, ndryshe nga më parë, ku, duke iu referuar përvjetorëve të ndryshëm të personaliteteve të artit dhe të kulturës, përzgjidhej emri që me veprën e tij kishte dhënë një ndikim të ndjeshëm në kulturën kombëtare, sivjet është menduar të bëhet një kthesë... Arsyeja është sepse 2009-ta përkon me një numër përvjetoresh të personaliteteve të ndryshme të artit shqiptar. Drejtoresha e Artit në MTKRS pohon: “Përzgjedhja e emrave ka qenë një përgjegjësi dhe vështirësi jo e paktë duke pasur parasysh rolin e pamatshëm që ka luajtur secili prej tyre në historinë e artit shqiptar”. Kështu, për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e gjithsecilit prej tyre, MTKRS-ja këtë vit shpall tre personalitetet e vitit në fushën e letrave, artit figurativ dhe muzikës. Dhe siç e përmendëm më parë, në letërsi 2009-ta shpallet “Viti Lasgush Poradeci”, me rastin e 110-vjetorit të lindjes së poetit të shquar. Në fushën e arteve vizive ky vit shpallet “Viti Odhise Paskali”, me rastin e 105-vjetorit të lindjes, ndërsa në muzikë kemi “Viti Vaçe Zela”, për 70-vjetorin e lindjes së këngëtares sonë të mirënjohur. Ministria e Turizmit dhe Kulturës thotë se do të realizojë përgjatë këtij viti projekte të posaçme dhe veprimtari të ndryshme kulturore në nderim të këtyre figurave. “Vlen për t’u theksuar se çdo projekt dhe veprimtari që do të organizohet në këtë kuadër do të jetë në bashkëpunim me familjet e këtyre personaliteteve me qëllim respektimin e të drejtës së autorit për veprën që do të promovohet si edhe evidentimin e vlerave të pazbuluara të veprës që ata përfaqësojnë që ndodhet në arkivin e familjes për të paraqitur përmasën e duhur dhe evidentuar rolin e padiskutueshëm që ata kanë luajtur në kulturën kombëtare”, – thotë drejtoresha e Artit në MTKRS.
26 Shkurt 2009