E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë artistë “emergjentë” i bashkohen Galerisë Kombëtare të Arteve



Ditën e djeshme, Galeria Kombëtare e Arteve në kryeqytet ka shpallur fituesit e projektit “Artistë emergjentë”, të cilët janë: Alban Hajdinaj, Lubjana Dashi, Bahrije Toptani, Kreshnik Hoxhalli, Oriana Kamberi dhe Ermir Hoxha. Komisioni i përbërë nga Rubens Shima, Genti Gjikola dhe Flutura Agaj u mblodh më 23 shkurt dhe doli në këtë përfundim pasi shqyrtoi me imtësi të gjitha dosjet pjesëmarrëse, duke respektuar të gjitha kriteret e vendosura që në shpallje të këtij konkursi dhe vlerësoi 6 pjesëmarrësit fitues, dosjet e të cilëve janë më të plotësuarat sipas kritereve të kërkuara, në përputhje me natyrën, vendin e punës dhe kërkesat specifike që Galeria Kombëtare e Arteve ka në këtë periudhë të zhvillimit të saj dinamik dhe transformimit në Muze Arti. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, fituesit e këtij projekti do të atashohen pranë sektorëve të ndryshëm specifikë të GKA-së për një periudhë 5-mujore brenda këtij viti për të dhënë kontributin, idetë dhe ndihmën e tyre, por edhe për të fituar eksperienca pune. Sipas njoftimit të GKA-së, artistët “emergjentë” duhet të paraqiten pranë këtij institucioni për të lidhur kontratat brenda datës 28 shkurt, që është afati i fundit.

26 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›