Kombinat, burri mbyt gruan, nuk donte të kthehej në fshat
Qani Sherri ka mbytur në grindje e sipër bashkëshorten, Zenepe Sherri. Shkak i sherrit, kërkesa e bashkëshortes për të jetuar në fshatin Losnik të Pogradecit
Tiranë – Një 78-vjeçar ka vrarë gruan e tij dje në orët e para të mëngjesit në Kombinat. Nga dëshmitë mësohet se grindja mes çiftit të moshuar kishte nisur mbrëmjen e së martës. Qani Sherri ka mbytur në grindje e sipër bashkëshorten Zenepe Sherri.
Ngjarja
Krimi i rëndë në familje ka tronditur kryeqytetin dje në mëngjes, kur burri mbyti bashkëshorten e tij 69-vjeçare. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në Kombinat. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën se i dyshuari për vrasje është grindur në mbrëmje me gruan e tij, ndërsa në mëngjes ka hedhur pas krahëve dhjetëra vite të kaluara krah së shoqes dhe ka vendosur t’i japë fund tragjik jetës së saj. I është sulur dhe duke i vënë duart në fyt e ka shtrënguar derisa e ka lënë pa jetë bashkëshorten. E sinjalizuar nga familjarët e Sherrit, Policia e Tiranës ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur bashkëshortin pranë gruas së vdekur. I moshuari u shoqërua në polici dhe më pas iu vunë prangat. Familjarët kanë dhënë dëshmitë dhe policia, nga hetimet paraprake, dyshon se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.
Hetimi
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 78-vjeçari Qani Sherri, lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë, pasditen e së martës ka filluar të grindet me bashkëshorten e tij, Zenepe Sherri. Shkak i grindjes së tyre ka qenë kërkesa e bashkëshortes për t’u larguar nga Tirana dhe për të shkuar për banim në fshatin Losnik të Pogradecit. Më pas gjërat janë qetësuar, ndërkohë që rreth orës 02:00 të ditës së mërkurës, ka filluar sërish grindja mes bashkëshortëve, pasi Zenepja ka nisur të bëjë gati valixhen meqenëse e kishte marrë vendimin për t’u nisur për në fshat. Gjatë këtij momenti Qani Sherri, duke mos duruar veprimin e së shoqes, dyshohet të ketë kryer krimin e rëndë, duke e shtrënguar fort prej fyti, deri në asfiksi, bashkëshorten, e cila ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Nga tërësia e provave materiale të mbledhura u bë arrestimi i shtetasit Qani Sherri me akuzën e konsumimit të veprës penale “vrasje me dashje”, parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal. Materiali hetimor i kaloi për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ishte në kërkim prej një viti, prangoset i dyshuari për vrasje
Durrës – Forcat e Policisë së Durrësit kanë arrestuar shtetasin Alfred Hoxha, banues në Shkozet, i shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në vendin e quajtur “Dyqani i luleve”. Sipas të dhënave të policisë për agjencinë e lajmeve “NOA”, Hoxha është një ndër autorët e vrasjes së Saimir Ballës si dhe i fundit që përfundon në duart e Drejtësisë për këtë ngjarje, e cila ndodhi një vit më parë tek i ashtuquajturi ish-Dyqani i Luleve. Ai kishte kohë që fshihej nga policia, që në vitin 2008, kur edhe ka ndodhur ngjarja.
26 Shkurt 2009