E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta dixhitale për transportin rrugor

Marrëveshja

Të tjera rregulla dhe detyrime dalin për sektorin e transportit rrugor në vend. Në kuadër të marrëveshjeve ekonomike me BE-në, vendi ynë ka lidhur një bashkëpunim me autoritetet franceze, sa u takon kartave dixhitale. Marrëveshja është nënshkruar këto ditë mes ministrit të Transportit e homologut francez dhe lidhet për kartat e tehografit dixhital. Qëllimi i marrëveshjes është prodhimi dhe shpërndarja e kartave dixhitale për drejtuesit e mjeteve, organeve të kontrollit në rrugë, ofiçinave të instalimit, kalibrimit dhe inspektimeve periodike të tahografit dixhital, si dhe kartave të kompanive të transportit. Pajisja me kartën e tahografit dixhital vjen si një detyrim i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën, për të gjithë shtetet anëtare të marrëveshjes “Mbi punën e ekipeve të mjeteve në transportin ndërkombëtar rrugor”, në bazë të së cilës, të gjithë transportuesit duhet të pajisen me kartat e tahografit dixhital deri në 16 qershor 2010, në të kundërt ata janë të penalizuar në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve. Me kartat e tahografit dixhital do të pajisen të gjithë ata drejtues që drejtojnë mjete që janë futur në shërbim për herë të parë pas 1 maj 2006 dhe përkatësisht, mjetet e mallrave mbi 3.5 tonë dhe autobusët. Theksojmë se të gjithë mjetet që aktualisht janë të pajisur me tahografin analog do të vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre normal (pa qenë nevoja të pajisen me tahograf dixhital) edhe pas datës 16 qershor. Autoriteti i lëshimit të kartave të tahografit dixhital në Shqipëri është caktuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›