2010, lëvizje e lirë për emigrantët shqiptarë në Greqi
Në vitin 2010, emigrantët shqiptarë me banim në Greqi do të mund të lëvizin lirshëm. Ky është vendimi i fundit i marrë nga qeveria greke. Lajmi është bërë publik gjatë zhvillimit të punimeve të Forumit të 3 Botëror për Emigracionin që zhvillohet në Athinë. Në një deklaratë për shtyp, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit ka njoftuar se në vitin 2010 do të lejohen të qarkullojnë lirshëm të gjithë emigrantët e ligjshëm që disponojnë lejen e qëndrimit apo vërtetimin e kërkesës për rinovimin e saj.
"Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit vendosi të reagojë ndaj nevojës për lëvizjen e lirë të emigrantëve të ligjshëm nga Greqia në vendin e lindjes", tha Hrisohoidhis, i cili, ndër të tjera, ka theksuar se ky vendim u lejon emigrantëve të hyjnë dhe të dalin sa herë të duan drejt vendit të tyre. Është hera e parë në 20 vitet e fundit, pas hyrjes së emigrantëve të huaj në Greqi dhe sidomos atyre shqiptarë, që qeveritë greke marrin një masë kaq lehtësuese për lëvizjen e lirë të emigrantëve drejt vendeve të tyre.
Në kuadrin e marrjes së masave për emigracionin nga tribuna e Forumit Botëror për emigracionin, në prezencë të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, si edhe të Presidentit grek Karolos Papuljas, Kryeministri Jorgos Papandreu ka shprehur përkrahjen e qeverisë së tij për integrimin dhe pjesëmarrjen sociale të emigrantëve në shoqërinë greke.
"Qëllimi ynë është lufta ndaj pabarazisë njerëzore dhe të frikës, duke e bërë shoqërinë, lagjet tona, më njerëzore dhe jetike", tha Kryeministri grek. Sipas Papandreut, qeveria e tij do të japë nënshtetësi greke tek emigrantët e brezit të dytë, si edhe do të njohë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale për emigrantët me leje afatgjatë qëndrimi, masa të cilat, sipas tij, do të luftojnë ksenofobinë dhe racizmin në vend.
Në fjalimin e tij në forum, por edhe në konferencën e shtypit, Ban Ki Mun ka vendosur theksin në trajtimin e çështjeve si emigrimi, kriza ekonomike, ndryshimet klimaterike. Tema të tjera me rëndësi kanë qenë edhe diskutimi mbi thatësirat, përmbytjet, çështja e emigracionit të fëmijëve dhe grave që shpeshherë bëhen viktimat e dhunës së ushtruar nga punëdhënësit apo trafikantët.