205 invalid, 3 muaj pa pensione
31/01/2005
Përballë indiferencës, kërcënojnë me protestë
ELBASAN – Prej më se tre muajsh, askush nuk di të japë një përgjigje për 135 invalidë të lindur dhe 70 invalidë të punës, në komunën Bradashesh, të cilët nuk marrin ndihmën mujore të akorduar me vendim qeverie. Në këto kushte, invalidët kërcënojnë me protestë, ndërsa gjejnë edhe mbështetjen dhe përkrahjen e kryetarit të komunës.
Edhe pse ata kanë trokitur në dyert e komunës dhe i kanë nisur disa letra ankese ministrive përgjegjëse, sërish nuk e kanë marrë edhe këtë fundmuaji pensionin mujor.
Një përfaqësi e tyre ka kërkuar dhe takuar ditët e fundit kryetarin e komunës Bradashesh, Sabri Sollaku, në lidhje me heshtjen përballë kërkesës së tyre për të marrë pensionin. Kryekomunari Sollaku konfirmon se, “invalidët nuk kanë marrë të hollat prej tre muajsh, por komuna nuk ka asnjë përgjegjësi në lidhje me këtë vonesë, sepse fondi i caktuar për pensionin e invalidëve, nuk ka mbërritur ende “, shfajëson veten Sollaku. Sipas Sollakut, invalidët nuk kanë mundur të marrin as në festat e fundvitit këto të holla, mungesa e të cilave ka rënduar jo pak në gjendjen e tyre ekonomike.
Duke deklaruar mungesë kopetencash, kryekomunari ka bërë të ditur se, edhe ai do të jetë së bashku me invalidët, nëse këta të fundit do të vendosin të protestojnë.
Gjatë kohës kur invalidët kanë mbërritur pothuajse çdo ditë në dyert e komunës, kryetari i saj ka nisur disa kërkesa, të cilat i janë drejtuar Ministrisë së Çështjeve Sociale, Ministrisë së Ekonomisë dhe prefektit të Elbasanit. Mungesa e një shpjegimi për 3 muaj vonesë të pensionit mujor, ka bërë që vetë invalidët të mendojnë të përdorin edhe forma të ndryshme proteste.
Pas takimit më të fundit me kryekomunarin Sollaku, pritet që në ditët në vazhdim, shoqata e invalidëve të Bradasheshit, të vendosë edhe vendin e protestës, duke kërkuar zhbllokimin e ndihmës mujore, e cila i mungon personave dhe vetë familjeve prej tre muajsh. Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Bashkinë e Elbasanit, por ndryshe nga invalidët e Bradasheshit, ato të Elbasanit janë përballur me një vonesë disaditore.