E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërfillje terroristëve në ditën historike

31/01/2005  Irakenët shfaqen në qendrat e votimit në një përqindje tërësisht të paparashikuar

Kur një bombë e pashpjegueshme u dëgjuatë shpërthejë pranë një qendre votimi në Bagdad, shumë gra vunë duart në gojë dhe nisën të falen. Të tjerë vijuan të ecin qetësisht drejt qendrave të votimit. Shmë të tjerë u dëgjuan të thërrasin njëzëri: “Nuk kemi frikë”

Në sulmin më të përgjakshëm, një kamikaz i hodh në erë në një qendër votimi në perëndim të Bagdadit, duke vrarë vetveten, tre policë dhe një civil. Një dëshmitar, Faleh Husein tha se kamikazi iu afrua një radhe votuesish dhe shpërtheu eksplozivët që kishte në brez

Disa nuk mund të lexonin, por e dinin numrin e identifikimit të partisë së tyre në fletë-votim. Të tjerë nuk mund të shihnin, por u shoqëruan nga policë drejt qendrave të votimit. Në një hapësirë të gjerë ë Irakut, kryesisht shiitët dolën në votime dje, duke shprehur vendosmëri të theksuar dhe krenari, sëbashku me shpresën se këto zgjedhje do të përmirësojnë jetët e tyre shumë të vështira.

Shumë irakenë u panë të kërcejnë, festojnë e duartokasin të dielën, teksa votonin në zgjehdjet e para të lira që organizoheshin në vendin e tyre në një gjysmë shekulli, duke shpërfillur në këtë ,mënyrë kryengritësit që kryen tetë aksione vetëvrasëse si dhe sulmuan me mortaja qendrat e votimit. Sulmet shkaktuan të paktën 36 të vdekur.

Një zyrtar i komisionit të zgjedhjeve tha se përqindja e votuesve ishte shumë e lartë, mbi 73 përqind, megjithëse ai nuk ofroi shifra me të cilat të vërtetonte këtë.

Pas jë fillimi të ngadaltë, burra dhe gra të veshur me të zeza – shpesh herë me fëmijë në duar – formuan radhë të gjata, ndonëse pati disa “xhepa” në Irak ku rrugët dhe qendrat e votimit ishin të shkretuara. Irakenët, të cilët nuk mund të përdornin makina private, ecnin nëpër rrugët e tejmbushura, shpesh herë duke zgjedhur të transportoheshin me autobuzë dhe mjete ushtarake, ndërkohë që disa madje mbanin të moshuar në krahë.

Kjo është demokraci

“Kjo është demokraci”, thotë Karfia Abbasi, duke ngritur në ajër gishtin e dorës të ngjyer me bojë, që vërtetonte se kishte votuar. Zyrtarët thanë se pjesëmarrja ishte më e lartë nga sa pritej. Zyrtarët irakenë kishin parashikuar që 8 milionë nga 14 milionë të regjistruarit do të votonin të dielën.

NJë shenjë shumë shqetësuese ishte se fillimisht qendrat e votimit ishin të boshatisura në quytetet kryesisht sunnite si Falluxhah, Ramadi Samarra dhe përreth Bagdadit, si dhe në qytetin verior sunnit të Mosulit.

Në Mosulin perëndimor, mndërkohë kishin nisur luftimet mes kryengritësve dhe ushtarëve irakenë. Dhe në zonën kryesisht sunnite të Bagdadit, Azamiah, katër qendrat e votimit të lagjes nuk u hapënb, bënë të ditur dëshmitarët. Nëse do të kishte një pjesëmarrje të ulët sunnite, kjo do të shkaktonte telashe për qeverinë e re si dhe do ë rriste së tepërmi tensionet ndërmjet grupeve etnike, fetare dhe kulturore të vendit. Duke hedhur votën e tij, Kryeministri Ajad Allavi e quajti këtë “të parën herë kur irakenët do të përcaktojnë vetë fatin e tyre”. Ndërkohë, pjesëmarrja ishte e lartë dhe e menjëhershme në lagjet shiite dhe ato mikse. Edhe në qytetin e vogël Askan, i ashtuquajturi “trekëndësh i vdekjes” në jug të Bagdadit, mbi 20 vetë prisnin në radhë në secilën prej qendrave të votimit. Shumë të tjerë u panë të rendnin drejt tyre.

“Nuk kemi frikë”

Që në mëngjes, si në kryeqytet ashtu edhe në qytete të tjerë nisën të përhapen menjëherë fjalë për kërcënime të dhunshme. Kur një bombë e pashpjegueshme u dëgjuatë shpërthejë pranë një qendre votimi në Bagdad, shumë gra vunë duart në gojë dhe nisën të falen. Të tjerë vijuan të ecin qetësisht drejt qendrave të votimit. Shmë të tjerë u dëgjuan të thërrasin njëzëri: “Nuk kemi frikë”.

Një zyrtar i komisionit zgjedhor tha se fakti që irakenët kishin dalë me një përqindje kaq të lartë në votime, tregon se ata “e thyen pengesën e frikës”. Votuesit në të gjithë vendin thanë se shpresonin që zgjedhjet do tu sillnin siguri, punë dhe një të ardhme më të mirë.

“A jam e frikësuar? Sigurisht që nuk jam aspak e shqetësuar. Ky është vendi im”, tha Fatia Mohamed, 50 vjeç. Në një qendër votimi në Bagdad, ushtarë dhe votues u kapën dorë për dore në një kërcim dhe në Bakuba, votuesit hidheshin nga gëzimi dhe përplasnin duart për të festuar ditën historike. Në një tjetër qrendër voti9mi, një polic iraken u pa të hidhte pushkën në njërin krah, dhe të kapte për dore një grua të moshuar dhe të verbër, duke e ndihmuar drejt qendrës së votimit. Në Ramadi, trupat amerikane përdorën makina me altoparlantë për t’u bërë thirrje banorëve të dalin të votojnë, duke u hspjeguar se sa e rëndësishme ishte kjo.

Siguria ishte e lartë në të gjithë vendin. Policë irakenë ofruan pjesën më të madhe të mbrojtjes në vijën e frontit, duke kontrolluar cantat e grave dhe madje edhe bebet, ndërkohë që anëtare femra të gardës kontrollonin gratë. Disa votuesve në disa qendra votimi iu hoqën xhaketat e madje edhe ateritë e telefonave celularë, të cilat janë përdorur më parë për të shpërthyer bomba.

Al-Zarqaëi: Atentatet i keni nga ne!

NJë deklaratë e nxjerrë posacërisht në internet nga udhëheqësi i kryengritjes, Abu Musab Al Zarkavi pranoi të dielën përgjegjësinë për sulmet kundër qendrave të votimit në Irak.

Grupi, Al Kaeda në Irak, tha se “luanët” e tij kishin sulmuar të paktën katër qendra voitimi në Bagdad, përfshirë një në lagjen e sipërme Mansour. Ekspertët thanë se nuk mund ta verifikonin menjëherë autenticitetin e deklaratës. Ajo u postua në një faqe interneti e cila është përdorur shpesh nga militantëtr për mesazhe dhe ishte dhënë nën emrin e koordinatorit të grupit me median, Abu Maisah al-Iraki.

Grupi thoshte se ka vrarë “policë, anëtarë të gardës dhe amerikanë”, pa dhënë detaje. Ai gjithashtu merrte përsipër përgjegjësinë për sulmin në Zonën e Gjelbër, enklavën e fortifikuar në Bagdad ku ndodhet ambasada amerikane dhe kjompleksi qeveritar iraken, të cilën e quante “Zona e Zezë”. Gjithashtu grupi shtonte se ishte aktiv në qytetet e Mosulit, Samarrës dhe Bakubës si dhe në provincën Anbar.

Përgjakja

Në sulmin më të përgjakshëm, një kamikaz i hodh në erë në një qendër votimi në perëndim të Bagdadit, duke vrarë vetveten, tre policë dhe një civil. Një dëshmitar, Faleh Husein tha se kamikazi iu afrua një radhe votuesish dhe shpërtheu eksplozivët që kishte në brez. Në një sulm të dytë vetëvrasës në një tjetër qendër votimi, një kamikaz u vetëhodh në erë, duke vrarë edhe një polic si dhe dy ushtarë irakenë. Ndërsa në një sul,m të tretë kamikaz, në jë shkollë në perëndim të Bagdadit tre vetë së bashku me kamikazin gjetën vdekjen, sipas burimeve të policisë.

Në një tjetër sulm, në një tjetër shkollë në lindje të Bagdadit, një kamikaz u vetëvra duke marrë me vete ë paktën edhe tre të tjerë. Edhe pesë vetë të tjerë gjeten vdekjen në sulme kamikazësh në zona të ndryshme. Gfjithashtu, pranë shtëpisë së ministrit të drejtësisë së Irakut, një kamikaz u hodh në erë, në një përpjekje për ta vrarë. Ministri nuk ishte në shtëpi, por sulmi shkaktoi një të vdekur, bëri të ditur një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Pjesa tjetër e viktimave të së dielës u vranë në atentate dhe shpërthime në disa komunitete në veri të Bagdadit.

Në total, tetë nga 36 viktimat oishin kamikazë. Veç këtyre, tre vetë gjetën vdekjenpasi predhat e mortajave sulmuan një qendër votimi në Sadër, zemra e komunitetit mysliman shiit të Bagdadit. Dy të tjerë gjetën vdekjen kur jë sulm me mortaja goditi një shtëpi në Amel, si dhe një polic u vra gjatë një sulmi me mortajë në një qendër votimit në Khan al-Mahavil, jug i Bagdadit.

Shansi për kurdët

Zgjedhjet u kanë dhënë gjithashtu kurdëve një shans për të fituar më shumë influencë në Irak, pas shumë viteve marxhinalizimi nën sundimin e partisë së Sadamit. “Kjo vërteton se ne tani jemi të lirë”, tha Akar Azad, 19 vjeç, i cili kishte ardhur për të votuar së bashku me të shoqen, Servin Suker dhe të motrën, Bigat. Irakenët në 14 vende të botës kanë shkuar gjithashtu të votojnë gjatë ditëve të fundit dhe sidomos të dielën, ndërkohë që në Australi zyrtarët u detyruan të shtyjnë orarin e votimit për hskak të një greve dhe një kërcënimi për bombë që në fillim të ditës. Më shumë se 70 përqind e votuesve të rregjistruar jashtë Irakut kishin shkuar të votonin deri të dielën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›